LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artur Ajazi/ Tërbimi i një presidenti

29 Shkurt 2020, 21:03, Politikë CNA
Nga Artur Ajazi/ Tërbimi i një presidenti

Ka kohë që Ilir Meta e ka humbur qetësinë, ka humbur davanë, ka humbur edhe ?dashurinë?, duke na kujtuar se shumë shpejt ai do të humbë edhe partinë. Kjo për faktin se Monika, nuk është nga ato që lëshojnë kollaj ?pe? kur është fjala për karrierë në politikë. Ata të dy, kanë të vetmen mënyrë për të jetuar, politikën. Në momentet që po kalon Meta, padyshim Kryemadhi duhej të ishte më ?tolerante?, pasi thuhet lart e poshtë se ajo nuk e lëshon kollaj LSI-në.

Situata në të cilën gjendet aktualit kreu në detyrë i shtetit, lufta e pakuptimtë që ka nisur ai me institucionet, ministrat, deputetët, gazetarët, ndërkombëtarët, dhe ?dashuria? për fëmijët, tregon nervozitet të theksuar të një njeriu që duhej të ishte mbi palët. Nervoziteti i një njeriu që duhej të ishte ?babai? i partive, dhe të ndiqte në çdo ?shkelje ligjore? rrugën e drejtësisë.

Ai sot nuk ka besim tek drejtësia, nuk ka besim tek deputetët, nuk ka besim tek ministrat, nuk ka besim tek LSI-ja, nuk ka besim tek ambasadorët edhe pse i takon dhe u shkruan letra, nuk ka besim as tek Venecia, por ka besim vetëm tek zëdhënësi dhe juristi tij. Ilir Meta, shihet qartë se nuk beson se në 2 Mars do ti ?mbushet sheshi dhe mejdani?, ndaj po fton çdo 2 orë shqiptarët ti bashkohen ?beslidhjes? së tij. Por cilës beslidhje, me cilin do të lidhin besën, për çfarë dhe kundër kujt do të lidhin besën, kur dihet se nga beslidhje të tilla humbet vetëm Shqipëria.

Ditët e fundit , dhe sa më shumë afron 2 Marsi, Ilir Meta shihet shpesh jo vetëm në rrjetet sociale dhe ekrane televizive, por ai ka vendosur të zhvendosë shqetësimin e tij edhe tek ish-opozita e vjetër. Dy ditë më parë, degët e Partisë Demokratike në rrethe, kanë marrë një urdhër -porosi , ku u thuhet se ?në 2 Mars duhet të sillni njerës për mitingun e Metës? por pa e specifikuar, si dhe ku do ti gjejnë ?mitingashët? kryetarët e Lulzimit.

Ka vite që degët e PD, janë në kolaps total, janë asfiksuar nga mungesa e organizimit, afrimit dhe largimeve masive, ndërkohë që shumë nga krerët e degëve në rrethe e shohin si ?veprim pa lidhje? tubimin e kreut të shtetit. Ilir Meta e di fare mirë, se Lulzim Basha as nuk e ka dashur, dhe as nuk e honeps edhe sot e kësaj dite, por nuk ka çfarë ti bëjë Doktorit. Realisht kreu i shtetit gjendet në një situatë të ndërlikuar, të cilën e ka inskenuar vetë, nga e cila nuk ka gjasa të dalë kollaj.

Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës, dhe tani ?mbrojtja? e saj me mitingje dhe protesta ?kuqezi?, nuk janë gjetja e duhur, për një president. Në asnjë vend të lirë dhe demokratik, anëtar i NATO-s, kryesues i OSBE, dhe kandidat potencial për në BE, një president nuk thërret mitingje dhe protesta sepse ?po i marrin kompetencat?, por i drejtohet institucioneve të drejtësisë ligjore.

Tërbimi i presidentit, ka një shkak të madh, pasi nuk besoj se Ilir Meta turfullon ekraneve sepse ?i morën një gjyqtar? apo sepse ?Dvorani nuk ka lexuar letrën e tij?. Ai duhet ta ?heqë? vallen e nisur deri në fund, edhe pse e di fare mirë se do të jetë i humbur, edhe pse e di fare mirë se Rama nuk pyet shumë nga mitingje ?sovranësh?, (aq sa nga mitingjet e Lulzimit) aq më tepër kur ato thirren nga njerëz që kanë interesa pushteti pas tyre. Ilir Meta pas 2 Marsit, do të jetë më i ndërgjegjësuar se kurrë, pasi jam i bindur, se do të kuptojë sa shumë e kanë braktisur, shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Lajmet e fundit nga