Connect with Us

Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare Vito Kapo

Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare Vito Kapo

Publikuar

-

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare, Vito Kapo, e veja e Hysni Kapos.

Vito Kapo u nda nga jeta pranë familjes së saj në Tiranë.

Kujtojmë se Vito Kapo, ishte bashkëshortja e Hysni Kapos, njëri nga figurat kryesore të PPSH-së.

Vito Kapo ka qenë ish ministre e Industrisë së Lehtë në periudhën 1987-1990, ndërsa ka mbajtur edhe postin e kryetares së Bashkimit të Grave para viteve ’90.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i Vito Kapos për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, vdekjen e Hysniut dhe Sali Berishën

Vito kapo ka lindur më 9 nëntor 1922 në Nivana të Zogorisë dhe në 1941 ajo mbaroi Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” në Tiranë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Shkofshi pas Nexhmijes i madh e i vogël”/ Mbesa e të pushkatuarit përplaset ashpër me Rezarta Shkurtën

Publikuar

-

Nga

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, gruas së së ish-diktatorit Enver Hoxha solli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pasardhësit e të internuarve dhe të atyre që kanë vuajtur pasojat e komunizmit, nuk kanë ngurruar për ta shprehur mllefin dhe çlirimin njëkohësisht për vdekjen e “vejushës së zëzë”.

Një ndër ta është dhe Megi Mane, mbesa e Muharrem Manes, një prej të shumtëve që është ekzekutuar nga regjimi komunist.

Ajo ka patur një përplasje të ashpër me Rezarta Shkurtën, nusen e Ermal Hoxhës, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

LEXO EDHE:  Patozi: A mund ti hapin dosjet dishepujt e ish-Sigurimit?

LEXO EDHE:  Patozi: A mund ti hapin dosjet dishepujt e ish-Sigurimit?

Megi është drejtuar në inboksin e këngëtares ku nuk kanë munguar ofendimet dhe mallkimet. Ajo shkruan: “I vafshi nga pas Nexhmije Hoxhës i madh e i vogël. Mos ngelt këmb e juaj në këtë tokë. Familje me duart me gjak./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rreziku nga koronavirusi/ Ish deputeti ngre alarmin: Herët a vonë do ketë të infektuar në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj thekson se vëmendja e opinionit, veçanërisht medias, duhet të mbahet tek koronavirusi.

Sipas tij, “po nënvlerësohet rreziku i madh që koronavirusi ka për një vend si i yni, ku sistemi shëndetësor është i dobët, aftësitë tona financiare dhe teknike janë të ulta dhe ku qeveria është e mësuar të gënjejë dhe mashtrojë”.
Shehaj thekson se është thuajse e sigurt që edhe në Shqipëri do të ketë herët a vonë të infektuar.

“Nëse nuk bëjmë presion ndaj qeverisë që të përqëndrojë të gjitha burimet dhe vëmendjen tek kjo çështje, mund të ketë pasoja për njerëzit. Nuk është koha për panik, por nuk është as koha për tu shpërqëndruar tek çështje që i interesojnë vetëm politikës dhe jo shëndetit të njerëve”, shkruan ish deputeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tubimi i 2 marsit/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me tubimin e 2 marsit që ka organizuar presidenti Ilir Meta.

Ambasada i bën thirrje shtetasve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangin vendet ku do të zhvillohet protesta, duke marë shkas nga protestat e kaluara të opozitës, ku ka pasur edhe dhunë.

“Pika e grumbullimit që është lajmëruar është Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Tubimi politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 17:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median për azhornimet. Jini të vëmendshëm dhe mbani një profil të ulët”, deklaron Ambasada e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE