Connect with Us

Meta i “vërsul” Ramës, Blushin/ Të mos mobilizojë policë kot

Politikë

Meta i “vërsul” Ramës, Blushin/ Të mos mobilizojë policë kot

Publikuar

-

Pas deklaratës së kryeministritn Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së tha se nuk ka kundërshtar dhe se po bëjnë zhurmë duke i rënë me lugë tenxeres bosh, ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënësi e presidentit Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se “Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.”.

Më tej, ai ndërsa kujton tubimin e 2 marsit thekson se ai do të jetë paqësor, dhe Rama nuk ka pse të mobilizojë policë kot, por këta të fundit ti çojë të kapin tonelatat e drogës.

LEXO EDHE:  Fushta elektorale/ Rama mbledh kandidatët për kryebashkiak

“E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”-shkruan Tedi Blushi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PS ndez “motorët” e fushatës zgjedhore?/ Rama bën premtime elektorale

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste duket se ka ndezur “motorët” e fushatës zgjedhore. Vetë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së, ka folur me tone propagandistike, që tregojnë se ai tashmë është në fushatë zgjedhore.

Rama në Kongresin e PS-së, ka kërkuar votat për mandatin e tretë, duke bërë premtime elektorale.

“Nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë të vjetra. Një gjë e tillë u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në punimet e Kongresit.”-tha Rama.

Për më tepër, ai tha se kërkon që PS, të shndërrohet në forcë politike që ka marrë mbështetje më të madhe nga populli, prandaj kërkon 800 mijë vota.

“Disa të vërteta është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush. Një që PS-ja është më e fortë se ska qenë kurrë më parë në 30 vjet. kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetëveten. Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhje jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë.

LEXO EDHE:  Rama-Thaçi, kufijtë s’ja u la pronë “Majko”

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi akuza Ramës: Shpopullove Shqipërinë, ua kalove dhe pushtuesve

800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar. Me dy mandate që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse sesa në të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është që ta mbyllim me një bilanc dhe program kuptim plotë reformash për mandatin e tretë. Nuk ka cënuar kurrë kombi dhe pavarësisht luftës së madhe që bëhen kundër nesh, produktet e të cilës eksportohen jashtë, sot falë nesh Shqipëria është e vlerësuar në sytë e të gjithë lidershipit Europian”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një prilli, dita e lavdisë Rama-Meta

Publikuar

-

Nga

Në një një prill të vitit 2013 u krijua koalicioni qeveritar PS- LSI. Pas kësaj aleance mes Ramës dhe Metës, PS dhe LSI qeverisën për katër vite. Ndanë pushtetin, ndanë tepsinë.

Në një prill 2013, Ilir Meta në atë kohë kryetar i LSI-së, pas katër vitesh bashkëqeverisje me Partinë Demokratike, pasi i solli asaj jo pak kosto politike, për shkak se u kap me bllok në dorë, shkoi dhe bëri aleancë me Edi Ramën.

Aleanca e një prillit mes Ramës dhe Metës solli Rilindjen në pushtet.

Më tej, në zgjedhjet e 2017-ës, kryeministri Edi Rama, merr i vetëm 74 mandate dhe prishet koalicioni me LSI-në. Rama merr i vetëm “timonin”.

Ndërkohë, tashmë pas gjashtë vitesh vime në një tjetër situatë. Të dyja palët kanë intensifikuar sulmet kundër njëra-tjetrës. Për më tepër, Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, sot presidenti i zgjedhur nga Rilindja, ka paralajmëruar edhe një tubim në dy mars, sikurse e cilëson ai kundër grushtit të shtetit.

LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Vasili komenton vendimin e Metës

LEXO EDHE:  Ktheu ligjin në Kuvend/ Vasili komenton vendimin e Metës

Por, mesa duket dita e lavdisë Rama-Meta, vijon të jetë “nostalgjike”, për palët. Vetë kreu i shtetit, Ilir Meta, i zgjedhur president nga Rilindja që sot sulmon, i ka drejtuar një mesazh mjaft të qartë Edi Ramës, ndërsa i kujton “Një prillin”.

Në një deklaratë për mediat, Meta sot tha se “Pas 2 Marsit, ka edhe 5 mars. Ka edhe një prill. Ju e shikoni edhe sa 1 prilla ka këtu, edhe për ligjin që ka të bëjë edhe me integritetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”-tha Meta.

Në fakt, Meta ka shumë të drejtë, gjithçka që lidhet me këtë klasë politike, me marrëveshjet e tyre është një “një prill”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta bën paralajmërimin e fortë/ Zero shqetësim për dy marsin, alert për grupin puçist 

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim për manifestimin e 2 marsit.

Gjatë një deklarate për mediat, ku denoncoi të tjera akte që sipas tij janë prova të grushtit të shtetit, Meta theksoi se të vetmit që duhet të jenë në alert nga 2 Marsi, janë puçistët.

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më demokratik. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nuk do të kishte ndonjë sekret të madh për të thënë se kemi një problem të madh se pjesëmarrja do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e lartë. Të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim dhe do të japim. Nuk është sekret se me dhjetëra qytetarë amerikanë kanë mbërritur për të marrë pjesë në manifestimin. Shumë shqiptarë kanë ardhur dhe janë duke ardhur, mes tyre dhe shumë personalitete që do të japin mesazhe. ALERT ka vetëm grupi puçist”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE