LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta bën paralajmërimin e fortë/ Zero shqetësim për dy marsin, alert për grupin puçist 

29 Shkurt 2020, 11:56, Politikë CNA
Meta bën paralajmërimin e fortë/ Zero shqetësim për dy

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim për manifestimin e 2 marsit.

Gjatë një deklarate për mediat, ku denoncoi të tjera akte që sipas tij janë prova të grushtit të shtetit, Meta theksoi se të vetmit që duhet të jenë në alert nga 2 Marsi, janë puçistët.

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më demokratik. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nuk do të kishte ndonjë sekret të madh për të thënë se kemi një problem të madh se pjesëmarrja do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e lartë. Të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim dhe do të japim. Nuk është sekret se me dhjetëra qytetarë amerikanë kanë mbërritur për të marrë pjesë në manifestimin. Shumë shqiptarë kanë ardhur dhe janë duke ardhur, mes tyre dhe shumë personalitete që do të japin mesazhe. ALERT ka vetëm grupi puçist”, tha Meta.

Lajmet e fundit nga