LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri "i përvishet" Ramës

29 Shkurt 2020, 17:39, Politikë CNA
Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri "i

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk është kursyer aspak ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi një mandat të tretë dhe 800 mijë vota gjatë fjalës së tij në kongresin e PS.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri thotë se Rama po kërkon një mandat të tretë dhe 800 mijë vota, por deklaron se nuk lançoi as rritje pagash, as rritje pensionesh, as ulje taksash dhe as ulje të çmimeve.

Sipas tij, kreu i qeverisë lançoi amnisti të përgjithshme për paret e “çunave”, mjafton që të mos jenë pare droge, prostitucioni dhe trafiqesh.

?Qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!

Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!! “Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet” !!!!

Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!! Kaq!!!!!!?, shkruan demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga