Connect with Us

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Për këtë fundjavë pritet që vendi ynë të ndikohet nga moti i qëndrueshëm, duke mos prishur planet për ata të cilët kanë menduar të udhëtojnë. Sipas SHMU, dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e pasdites.

Por pritet që temperaturat e mëngjesit të jenë të në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga veriperëndimi shpejtësi mesatare deri në 5m/s.

Edhe dita e Diel do të nisë me mot kryesisht të qendrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonen jugore dhe atë veriperëndimore.
Era me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intesitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Temperaturat pësojnë ulje/ Ja si do jetë moti në vijim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 29 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Sot nuk do qëndroni asnjë moment ne qetësi ju te dashuruarit dhe do doni te bëni gjera sa me interesante me partnerin. Emocionet do shtohen ore pas ore dhe mbrëmja do jete e jashtëzakonshme. Beqaret do ndihen shume te sigurte ne vetvete për personin qe duhet te joshin. Buxhetin do ta organizoni sa me mire dhe gjendja do jete e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Marrëdhënia ne çift me shume mundësi ka për te qene e mire fale mbështetjes se Venusit. Do t’i harroni problemet qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mendoni vetëm ta bëni te ardhmen me te ndritur. Beqaret mund te njihen me persona te veçantë gjate një dreke pune ose një mbrëmjeje me miqtë. Ne planin financiar është momenti ideal për te ndjekur strategji strikte menaxhimi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ndikimi i Marsit do jete i madh për jetën tuaj ne çift. Ai do rizgjoje sensualitetin dhe do iu beje shume me shprehës. Edhe nëse keni pasur probleme me partnerin, sot do arrini t’i zgjidhni. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te bere çdo lloj çmendurie. Me financat do i keni punët me mire. Jo vetëm qe do arrini te shpenzoni sa do doni, por do iu ngelen edhe para mënjanë.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Çiftet do jene shume te zotet për ta mbajtur marrëdhënien te qëndrueshme dhe mundet te tolerojnë me tepër. Te dy palët do jene te matur me gjithçka. Beqaret do i ndihmoje pafundësisht Venusi dhe ata do dine si te joshin personin qe pëlqejnë., Edhe ai do ua ktheje po njësoj. Buxheti duhet pasur kujdes pasi Marsi do iu nxite te shpenzoni pak si shume.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Askush dhe asgjë nuk do mund ta prishe marrëdhënien e ngrohte qe keni krijuar me partnerin tuaj. Edhe me shikime do ia shprehni ndjenjat tjetrit. Beqaret mundet edhe te fillojnë një lidhje sot, por qe nuk do zgjasë shume. Buxhetin do mundoheni ta mbani nen kontroll gjithë kohës, por ne disa raste do iu duhet patjetër ta lëshoni pak dorën me shpenzimet.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Çështjet e zemrës do ju ecin për mrekulli gjatë kësaj dite. Me partnerin do keni një bashkëpunim dhe harmoni për t’u adhuruar. Hëna do zgjojë ndjenjat dhe emocionet edhe për beqarët. Ata mund të realizojnë disa nga takimet më të bukura që kanë menduar. Me shpenzimet mos spekuloni sepse përndryshe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mjedisi yjor do ndezë shpirtin e konkurrencës sot dhe do mundoheni të bëni më shumë se ai që keni në krah. Në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet më tepër. Beqarët do jene të paduruar dhe ka rrezik të bëjnë edhe ndonjë gabim. Kujdes! Në planin financiar do keni goxha vështirësi, por të afërmit nuk do ju lenë në baltë asnjë moment.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Qetësi e plotë sot për juve që jeni në një lidhje. Nuk do keni as debate me partnerin, por as ndonjë emocion të madh. Merrini gjerat ashti si t’iu vijnë. Beqarët nuk duhet të dalin ne përfundime të nxituara. Më mirë le të harxhojnë edhe pak kohë njohjeje para se të hedhin hapat e mëdha. Në planin financiar keni për të pasur surpriza shumë të mëdha.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jeta juaj në çift nuk do kërcënohet nga yjet sot. Do arrini madje të zgjidhni edhe disa probleme të vogla të mbetura nga e shuara. Beqarët do kenë pëlqime, por do druhen t’i shprehin ato duke vazhduar të mbeten të vetmuar. Buxhetin do dini si ta organizoni si duhet dhe do e mbani gjendjen të qëndrueshme. Nëse ju kërkohen hua mos i jepni për asnjë lloj arsyeje.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jeta juaj në çift do ndikohet shumë mirë sot. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë shumë herë më e mirë nga sa e kishit menduar nëse nuk tregoheni posesivë dhe xhelozë. Beqarët do kenë një ditë plotësisht të qetë dhe pa ndonjë të re. Në planin financiar ana juaj ëndërrimtare do ju shtyjë të hidhni hapa të pamenduara mirë dhe mund të keni disa probleme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Çiftet nuk do kenë një dite shume te qëndrueshme e madje ne disa momente mund te konfliktohen me njeri-tjetrin. Beqaret as nuk do mendohen gjate për te hedhur hapa dhe do bëjnë atë qe do iu thotë mendja për momentin. Financat do i menaxhoni ne mënyrën me te mire te mundshme saqë edhe vete do habiteni. Te gjithë kane për t’iu kërkuar këshilla me pas.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Komunikimi dhe qetësia do bëjë që gjithçka t’iu ecë më së miri sot ju të dashuruarve. Do arrini të zgjidhni edhe disa hatërmbetje të së shkuarës ndërkohë që nga ana tjetër do dashuroheni pa dorashka çdo çast. Beqarët nuk duhet të shmangin takimet me persona të huaj sepse ndonjëri prej tyre mund të jetë ai shpirti binjak. Sektori i financave do mbetet i qëndrueshëm.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Ndërkaq, 821 persona rezultojnë të infektuar.

Lajmin  ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp Angelo Borrelli, komisionari për mbrojtjen civile në Itali.

Ndërkohë, janë 345 persona që po kurohen në spital, ndërsa 422 të tjerë janë duke u kuruar në shtëpi. 64 prej të prekurve janë në terapi intensive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi/ Del përgjigja për pesë rastet e reja

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Sipas MSH, deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

LEXO TE PLOTE