Connect with Us

“Ju mirëpresim më 2 mars”/ Meta program të veçantë për bashkëatdhetarët që vijnë nga jashtë

Politikë

“Ju mirëpresim më 2 mars”/ Meta program të veçantë për bashkëatdhetarët që vijnë nga jashtë

Publikuar

-

Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi ka njoftuar se Ilir Meta ka organizuar një program të veçantë për personat që vijnë nga jashtë shtetit për protestën e 2 marsit.

Për t’i njohur me detajet e protokollit për datën 2 mars, Blushi i kërkon bashkëatdhetarëve që po vijnë nga SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Irlanda, Holanda, Austria, Belgjika, Greqia, Turqia dhe vendet e tjera, të kontaktojnë këshilltaren për Çështjet Sociale, znj.Brunilda Paskali në numrin e celularit +355692075961 dhe drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë, Edvin Shvarc në numrin e celularit +355692046332.

Gjithashtu Presidenca vë në dispozicion adresën e emailit “[email protected]”, për bashkëatdhëtarët.

Blushi deklaron se kanë marrë mijra telefonata dhe mesazheve në numrat e grupit organizator që kanë vënë në dispozicion. Ai thotë se të gjithë shqiptarët dhe bashkëatdhetarët duhet të kontakojnë te: “Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

LEXO EDHE:  “Ligji për Teatrin”/ Regjisori paralajmëron Ramën: Do të vijmë në shtëpi

Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488”

Blushi thotë se për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm ka vënë në dispozicion edhe dy numrat +355693435861, +355693354269, si dhe adresat e emailit “[email protected]” dhe “[email protected]

“Ju mirëpresim të gjithëve më 2 mars! Së bashku në pranverën kuqezi!”, thekson zëdhënësi i Metës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fotot – Nga sikleti i Ramës, te Bushati dhe Veliaj/ Çfarë nuk u pa në Kongresin e PS

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka zhvilluar sot ditën e dytë të punimeve të kongresit.

Dita e sotme filloi duke mbajtur një minutë heshtje për të përkujtuar 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kjo gjë u kërkua nga sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla që në nisje të fjalës së tij në sallën e Pallatit të Kongreseve dhe më pas vazhduan fjalimet nga socialistët dhe kryeministri Edi Rama.

Por ajo që nuk u pa nga kamerat e mediave ishin reagimet e socialistëve gjatë punimeve të kongresit, të qeshurat e Ditmir Bushatit me Arben Ahmetajn, apo sikleti i Ramës që fërkonte kokën e sqetullën.

LEXO EDHE:  Vendi në humnerë/ Bumçi: Qeveri teknike për të organizuar zgjedhjet

LEXO EDHE:  Referendumi?/ Meta: S’ka asnjë shpresë, populli jashtë loje. Do prisni dhe 2 mijë vjet

Për më tepër shihni fotot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dua 800 mijë vota që mos merrem me paratë tuaja”/ Belind Këlliçi “zbërthen” deklaratat e Ramës

Publikuar

-

Nga

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar  lidhur me deklarat e kryeministrit Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, ku kërkoi 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të sigurojë edhe një mandat të tretë.

Sipas kreu të FRPD, ky ishte një mesazh i drejtëpërdrejtë për botën e krimit. Këlliçi shkruan se ajo qe dontë të thoshte Rama ishte se në këmbim të 800 mijë votave të pretenduara nuk do të prekë pasuritë e tyre.

“Edi Rama mesazh te qarte krimit: Dua 800 mije vota per PS, qe te mos merrem me pasurite tuaja! Keshtu e mori dhe keshtu e mban pushtetin Edi Rama. KÇK eshte thjesht presion ndaj te pabindurve, ose rivalve te bandave te Rames per pushtet dhe para!”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Delegati socialist 100 vjeçar ngre në këmbë Pallatin e Kongreseve/ Rama e puth në ballë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Kongresin e Partisë Socialiste, anëtarin më të vjetër në moshë të kësaj partie, Zeqirin.

Kreu i qeverisë kujtoi bisedën me një gazetare dhe ftoi në podium, të moshurain, për të cilin tregoi se është 100 vjeç.

“Dje në mos gabohem më bëri një pyetje një gazetare që siç tha ajo që disa socialistë të vjetër kanë kërkuar disa gjëra. Unë i thashë se s’ka socialistë të vjetër. Sot dua të sjellë provën për të gjithë ata që nuk na njohin akoma. Dua të sjellë këtu në skenë një delegat, dua të sjell këtu Ziqirin. Çohuni në këmbë, duartrokiteni, është 100 vjeç”, tha Rama, ndërsa ia la fjalën Zeqirit.

“Të nderuar socialistë, falënderoj zotin Edi Rama për mundësinë që më dha. Mendoj se ky kongres do ta forcojë akoma më shumë unitetin e PS. Edhe lidhjet e saj me masën. Ne veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare e mbështesim shumë mazhorancës qeverisëse, pasi po përballon situata të vështira, në zgjidhjen e halleve të popullit”, deklaroi i moshuari, por kreu i qeverisë mes batutash i kërkoi që të kthehet në vendin e tij.

LEXO EDHE:  “Ligji për Teatrin”/ Regjisori paralajmëron Ramën: Do të vijmë në shtëpi

LEXO EDHE:  Refuzoi të kandidojë për deputet në zgjedhje/Meta i përgjigjet Manjanit

“Tani mund të uleni se u lodhët duke qëndruar në këmbë”, theksoi Rama, ndërsa i moshuari u duartrokit nga salla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE