Connect with Us

“Ja kështu vendoset rregulli”/ “Gjeniu” i LSI-së rendit 5 kushtet që duhet të plotësojë një arbitër

Politikë

“Ja kështu vendoset rregulli”/ “Gjeniu” i LSI-së rendit 5 kushtet që duhet të plotësojë një arbitër

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, duket se qenka një “gjeni” që kjo forcë politike ka nderin ta ketë në mesin e saj.

Përveç politikës dhe shumë fushave të tjera, për të cilat çdo ditë komenton në rrjetet sociale, Petrit Vasili mesa duket qenka një “gjeni” edhe në fushën e sportit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa komenton reagimet ndaj arbitrit të ndeshjes së mbrëmshme mes Tiranës dhe Partizanit, nuk kursen ironinë ndaj qeverisë, por njëkohësisht  tregon edhe pesë “kushte” që sipas tij duhet të ketë një arbitër.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili: Paketë masash për mbrojtjen e “Call Center”

“Kane te drejte keta qe qahen per arbitrin e derbit Tirana Partizani.

Here tjeter arbitri duhet qe:

  1. te kete kaluar Vetingun

2.Te caktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave.

3.Te kete bere deklarimin e pasurise te OFL.

4.Te veshe uniformen e caktuar nga qeveria, por sigurisht nuancat mavi-mavri.

5.Rezultati i ndeshjes te njihet vetem pasi te miratohet nga Qeveria me Akt Normativ.

Ja keshtu vendoset rregulli ne futboll dhe
eliminohen fitoret qe nuk i duhen qeverise.

Presim vendimet e qeverise….”-shkruan Petrit Vasili.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Akt i papërgjegjshëm dhe armiqësor”/ Berisha “shpërthen” kundër Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta kundër kryeministrit Edi Rama, pas vendimit për vendosjen e karantinës nga koronavirusi në shtëpinë e pushimit të oficerëve në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë si akt të papërgjegjshëm dhe armiqësor ndaj ushtrisë.

“Vendosja e Karantines ne shtepine e pushimit te oficereve, nje akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise!

Miq, pasi vendosja e zones dhe objektit te karantines ne Kavaje u refuzua me te drejte nga qytetaret e ketij qyteti, Edvin Çekapi merr vendimin e dyte te gabuar, vendos te perdore per kete qellim shtepine e oficereve ne Durres. Ky eshte nje akt i papergjegjshem i Edvin Çekapit, i cili ne mijra e mijra objekte zgjedh te vetmen shtepi pushimi qe kane ushtaraket tane perveç Jales, te cilen e zene ndrikullat dhe kumbaret qeveritare.”-shkruan Berisha.

Më tej, ai thekson se karantina duhej të vendoset në bazë ushtarake, por jo në shtëpinë e pushimit, pasi ajo nuk është i tillë.

LEXO EDHE:  Ralf Gjoni akuza të forta ndaj Kryemadhit/ Keni marrë peng LSI-në

LEXO EDHE:  Meta përdor Adriatik Llallën kundër PDIU

“Disa here jam shprehur se karantina duhet te vendoset ne nje baze ushtarake por shtepia e pushimit te ushtarakeve nuk eshte baze ushtarake.

Ky eshte nje akt armiqesor ndaj ushtarakeve shqiptar, qe sot jane usharaket me te keqpaguar ne Europe dhe marrin gjysmen e pages qe marrin ushtaraket ne Kosove.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikullave Hajnia dhe kerkoi anullimin e menjehershem te saj. sb”-përfundon postimin e tij Sali Berisha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla flet për “hiena” në Kongresin e PS/ Nuk kursen lavdet ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur sot fjalën hapëse të Kongresit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Balla ndërsa është ndalur tek tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima, nuk ka kursyer “lavdet” në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

“26 nëntori ishte momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. 51 të vdekur, thuajse 1000 të plagosur, më shumë se 14 mijë familje që në më pak se një minutë humbën çatinë mbi krye. Bashkë me forcat e para të strukturave të shtetit i pari që mbërriti në Durrës ishte vetë Edi Rama e menjëherë pas pak casteve filloi misioni i kërkim shpëtimit nën rrënoja.”-tha Balla.

Gjithashtu Balla tha se “Sot Kryeministri Edi Rama drejton sot Organizatën më të madhe në botë për Sigurinë dhe bashkëpunimin, e që bën sëbashku më shumë se 57 shtete e mbi 1 miliard banorë. Hapa këto që shtatë vite më parë dukeshin shumë vite larg.”

Në fjalën e tij, Balla ka vijuar të sulmojë opozitën, ndërsa i etiketoi edhe me fjalët si “hiena”, që sipas tij ishin kundër Reformës në Drejtësi.

Për më tepër, Balla foli edhe me emra, ndërsa u shpreh se në këtë aleancë të pështirë, siç e cilësoi ai, qëndron presidenti Meta qëndron pas shpine, Basha në krah dhe Monika Kryemadhi në çizme.

Do t’i mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë më parë, shqiptarët u bënë bashkë. Ato ditë ishin ditë që rrëzuan për pak momente edhe fjalët Fishtës së madh “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet një thes me pleshta”. Edhe pse solidariteti i ndonjë hiene në krahun tjetër të politikës nuk zgjati gjatë. Shumë shpejt na u desh të përballemi me kujën e paskrupullt të hienave,

LEXO EDHE:  Incident në mbledhjen e opozitës/ Ish-deputeti i PD-së i kthehet Kryemadhit

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish-drejtorit/ Reagon zyrtarisht policia, zbardhen detajet

që tentuan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese, e që kulmoi ne nje shpërthim të çartur klithmash fill pas suksesit të konferencës së donatorëve. Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi. Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë.”-tha Balla.

Më tej, ai u shpreh se “Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë – e djathtë, shumicë – pakicë apo pozitë – opozitë. Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën ne balle, Ilir Metën pas shpine, Lulzim Bashën në krah dhe Monika Kryemadhin në çizme!

Reforma në Drejtësi ishte dhge është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008 nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve. Prej vitit 2016, kur ne zhvilluam edhe Kongresin tonë të fundit zgjedhor, Partia Socialiste ka fituar edhe dy beteja të tjera të rëndësishme elektorale. Në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ne morëm numrin më të madh të votave, duke i dhënë Partisë Socialiste më shumë mandate se asnjëherë tjetër në Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin po ashtu një shprehje kuptimplotë e demokracisë, sic konkludoi Raporti i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar. Shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre.’, tha Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta falenderon Bujar Kapexhiun për 2 marsin/ Kush cënon Kushtetutën, armik i popullit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Meta ka falenderuar një tjetër artist, i cili ka deklaruar mbështetjen për 2 marsin.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kushtetuta duhet të bëhet Bibla dhe Kurani për çdo shqiptar, ndërsa shton se kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë.

“Një falënderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.

Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.
Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.
Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan presidenti Meta.

LEXO TE PLOTE