Connect with Us

I bie shufra e hekurit në kokë gjatë punës/ Humb jetën në Itali emigranti shqiptar

Kronika

I bie shufra e hekurit në kokë gjatë punës/ Humb jetën në Itali emigranti shqiptar

Publikuar

-

Një emigrant shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u aksidentua në vendin e punës.

Viktima është Bashkim Toska nga Elbasani. 59-vjeçar u godit nga një shufër hekuri teksa punontë në një ndërtimi.

Aksidenti ka ndodhur në Limone Piemonte rreth tre ditë më parë, por pas tre ditësh në spital gjendja e tij shëndetësorë është përkeqësuar duke ndërruar sot jetë.

Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa autoritetet po vijojnë me procedurat për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Aksident në Lezhë/ 4 makina përplasen me njëra tjetrën

4 persona kanë humbur jetën në kushtet e këqija të punës në provincën e Cuneo, që nga fillimi i vitit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Devoll/ 43-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë në pasojë vdekjen e një të moshuara është regjitruar sot në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë.

Sipas informacionit të policisë shtetasi me inicialet S. H., rreth 43 vjeç, duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin T. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e  Bilishtit për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Aksident në Lezhë/ 4 makina përplasen me njëra tjetrën

LEXO EDHE:  Përgjimet shkatërrojnë bandën me shqiptarë e kosovarë në Itali/Kodet dhe emrat

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Falsifikuan produkte ushqimore/ Prangoset një agjent marketingu i një kompanie

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38 vjeçar, banues në Dërmënas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimorë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi R.G., ndërsa arrestimi i tij sipas uniformave blu, është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjashtë akuzat kundër pronarit të UET/ Henri Çili flet pas arrestimit

Publikuar

-

Nga

Pronari i UET, Henri Çili ka refuzuar të japë shpjegime ndaj Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Gjirokastrës, duke mohuar çdo akuzë që bëhet ndaj tij.

Çili është marrë në pyetje gjatë orëve të vona të ditës së djeshme në Gjirokastër. Sipas Abcnews, seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur një orë e gjysmë, por ai nuk ka pranuar asgjë gjatë saj.

Mësohet se ai është shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe gjithçka sipas tij ishte bazuar mbi prova të manipuluara.

“Do t’i kundërshtoj të gjitha akuzat me fakte në një moment të duhur”, mësohet të jetë shprehur ai.

LEXO EDHE:  Përgjimet shkatërrojnë bandën me shqiptarë e kosovarë në Itali/Kodet dhe emrat

LEXO EDHE:  Video/ Ja cilët janë heronjtë e veçantë në Genova

Ai u arrestua për llogari të Prokurorisë së Përmetit pas hetimeve për një grup që merrej me trafikun e armëve dhe lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për veprat penale si, “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Henri Çili u arrestua dje në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, bashkë me një numër të madh personash të tjerë, përfshirë edhe biznesmenin Seit Fishta.

LEXO TE PLOTE