Connect with Us

Habit themeluesi i PS-së/ “Në 2 Mars do dal në shesh në krah të Presidentit”

Politikë

Habit themeluesi i PS-së/ “Në 2 Mars do dal në shesh në krah të Presidentit”

Publikuar

-

partia socialiste selia qendrore

Limoz Dizdari, një ndër themeluesit e Partisë Socialiste i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, komentoi zhvillimet më të fundit politike.

Reksa deklaroi se PS po shkatërrohet, Dizdari pranoi hapur se do të jetë pjesë e tubimit të thirrur nga presidenti Meta me 2 mars.

“Më vjen mirë që ka interes, do të thotë se ka shqetësim. Përderisa ka shqetësim, duhet të ketë të vërteta. Unë shkoj në manifest për ato shqetësime që rrëfen presidenti. E theksoj këtë. Kjo që bëj unë është krejt normale. Unë ju garantoj se ka me mijëra të tjerë që e mendojnë këto por se thonë. Ne duhet të besojmë tek vota dhe fjala e vërtetë dhe tek qëndrimi ynë konsekuent. Kjo më bën që të them se nëse ka një shqetësim presidenti lidhur me deformimin që i bëhet strukturuarve, formacioneve të institucionit, ky është një konstatim institucional dhe duhet ta dëgjojmë. Duhet të mbajmë qëndrimet tona me vonë, ndaj qëndrimeve që kemi ndaj presidentit. Nëse është zgjedhur një president që për mendimin tim nuk është me i miri, ai kemi”- tha ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla mesazh të prerë Bashës/ “Ta dijë mirë, zgjedhjet do bëhen në 2021”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë një mesazh të prerë për kreun e opozitës Lulzim Bashën, teksa foli për zgjedhjet e reja paas përfundimit të kongresit të Partisë Socialiste.

Balla i bëri të qartë PD-së se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në qershor të vitit 2021 dhe jo sikurse pretendon opozita.

“PS do marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e 2021. Është objektiv shumë real. Fjala e kryeministrit ishte historike. Ne kemi objektiv që të legalizojmë çdo banesë në zonat rurale. Ta dijë PD, që zgjedhjet e ardhshme janë në qershor 2021. Janë mbi 200 mijë familje shqiptare që presin marrjen e tapive. Ky Kongres ndryshon nga kongreset më herët”, deklaroi numri 2 i PS-së në një prononcim për News 24.

Teksa u pyet për kërkesën me 8 mocione të socialistëve, Balla tha se është e mirëpritur, por theksoi se nuk është marë në shqyrtim dhe i është lënë në dorë asamblesë së re.

LEXO EDHE:  Hiqen vizat me Arabinë Saudite/ Rama nuk i beson Gent Cakajt, merr vetë në dorë çështjen

LEXO EDHE:  Kryemadhi thirrje Ramës/ “Mos vazhdo më, por tërhiqu”

“Është e mirëpritur sepse ne jemi parti e hapur. Kjo letër është njësoj si gjitha letrat dhe e-mailet që merren nga shqiptarët. Sigurisht që asnjëra nuk lihet në harresë. Edhe kjo letër i është lënë Asamblesë”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjylameti “hap zemrën”/ Flet për debatet dhe kritikat brenda PS

Publikuar

-

Nga

Anëtarja e Komisionit të Ekonomisë Blerina Gjylameti ka folur për propozimin e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale kombëtare për një periudhë të caktuar, në Kongresin e PS-së.

Gjylameti tha se propozimet e Ramës nuk janë nismë elektorale, ndërsa theksoi se paga minimale brenda një viti do kalojë nga 26 mijë në 30 mijë lekë.

“Për sa i përket nismës për amnistisë fiskale, ne dimë që një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ka emigruar jashtë vendit, kanë punuar shpesh herë edhe në të zezë, kur janë kthyer në vend dhe kanë dashur të investojnë kanë patur vështirësinë për t’i patur të deklaruara pasuritë. Kjo është pikërisht një nismë që vjen si përgjigje  apo në adresim të kësaj problematike që është disa vjeçare në Shqipëri”, u shpreh ajo në një prononcim për Abc News.

Sipas saj,  kjo nismë mundëson që të adresohet dhe të ketë edhe një rritje ekonomike shumë më të qëndrueshme. Më tej, socialistja nënvizoi faktin se politikanët kolegë nuk do të përfitojnë nga kjo amnisti.

“Politikanët kanë detyrime të deklarimit të pasurisë prej shumë vitesh. Politikanët do të vazhdojnë të përgjigjen për çdo qindarkë që fitojnë dhe duhet të përgjigjen para ligjit nëse janë fituar në mënyrë të paligjshme. Kjo amnisti nuk ka fare për subjekt politikanët por njerëzit e zakonshëm”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Kryemadhi thirrje Ramës/ “Mos vazhdo më, por tërhiqu”

LEXO EDHE:  Rama “autoritar” i tërheq veshin Ballës/ Leje telefonin se po flas unë!

Gjithashtu Gjylameti foli edhe për kritikat dhe debatet brenda PS-së, për të cilat tregoi se janë të shpeshta.

“Ne kemi diskutime të shpeshta, qoftë në kryesinë e PS, për çfarë duhet, dhe si duhet bërë më mirë. PS është një shtëpi shumë e madhe ku kritikat janë më se të mirëpritura, debate ka por në fund ajo çfarë ndodh në një shtëpi demokratike, me rregulla demokratike, fiton mendimi më i mirë. Besimi për kryeministrin Rama është treguar tashmë në 2 zgjedhje qendrore ku votat nga mandati i parë në të dytin janë rritur. Mandati i tretë është që njerëzit dhe qytetarët shqiptarë do kuptojnë që forca që kanë besuar është një forcë që në çdo moment ka qenë në përgjigje të pritshmërive të tyre”, deklaroi socialistja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama më tha në telefon ‘Nuk ka bir …’/ Ish anëtari i Kryesisë së PS zbulon si u kërcënua

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Kryesisë së PS, Limoz Dizdari, i ftuar në studion e  “Kjo Javë”, ka treguar se si është kërcënuar para disa vitesh, ndërsa për këto ngjarje i ka shkruar dhe kryeministrit Edi Rama disa letra.

“Sot e dy vitë më parë, në Sarandë më kërcënuan disa djem.  Më thanë që duhet të ikësh se po nuk ike për 36 orë të heqim skalpin.

Me mori kryeministri në telefon dhe më tha; “ku ka bir nënë….” dhe ca fjalë të tjera. Mendova me vete: “Të të vijë turp. Të më thotë mua djali i mikut tim Kristaq Rama kështu”. Ai pretendon që unë nuk trembesha dhe më tha që ai do të më mbronte.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE