Connect with Us

Flet avokati i Henri Çilit/ Ende nuk ka dhënë dëshmi për Prokurorinë

Lajme

Flet avokati i Henri Çilit/ Ende nuk ka dhënë dëshmi për Prokurorinë

Publikuar

-

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, i cili u arrestua mbrëmjen e së enjtes nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave, nuk ka dhënë ende dëshmi për Prokurorinë e Përmetit lidhur me akuzat.

Avokati mbrojtës i botuesit, Andi Duraj, i thanë Zërit të Amerikës se ai ka qenë në dispozicion në çdo kohë, por deri mesditën e së shtunës zoti Çili nuk është marrë në pyetje nga Prokurori i Përmetit Asllan Bajrami.

Sipas zotit Duraj pritet që Çili të dëshmojë para Gjykatës së Përmetit lidhur me akuzat në sancën për vlerësimin e masës së sigurisë që ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet, të dielën apo të hënën. Avokati mbrojtës i Andi Duraj i thanë Zërit të Amerikës se “akuzat janë të manipuluara dhe se në gjykatë do të paraqesë prova e fakte në mbrojtje të klientit të tij”.

Avokati tha gjithashtu se donte të saktësonte se Henri Çili nuk ishte arrestuar, por vetëdorëzuar në polici rreth orës 22 të së enjtes pas një urdhër-arresti të lëshuar në orën 08:15 të po asaj dite.

Henri Çili ra në rrjetën e drejtësisë, ndërsa prokuroria e Përmetit kishte nisur hetimet për një episod transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi. Mes personave të përfshirë, në këtë hetim, në faza të ndryshme, falë përgjimeve, ishte dhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

Pikërisht bisedat e Ajdinit me botuesin dhe opinionistin Çili, zbuluan, sipas dokumentave të prokurorisë, përpjekjet e këtij të fundit për të kërkuar favore pranë sistemit të drejtësisë, për të paktën dy raste. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës. Po ashtu dhe, në një tjetër rast, për një të dënuar tjetër po me burgim të përjetshëm. Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, rezulton se Çili ka marrë para në këmbim të shërbimit që ai do të kryente.

LEXO EDHE:  Super skandal në Prokurori/ Zhduken 120 faqe transkript të bisedave të Alizotit

Dokumentat e hetimit nxjerrin në pah faktin se në mesin e muajit janar, në mjediset e një hoteli në Tiranë, Çili rezulton të ketë biseduar me drejtuesin e një organi të lartë të Drejtësisë të cilit i ka kërkuar që të ndikojë që të trajtoheshin sa më shpejt rastet e të dënuarve për të cilët ai kishte marrë përsipër të ndërhynte. Funksionari i drejtësisë nga ana e tij mësohet t’i ketë premtuar se dosjet e tyre do të jenë mes 50 të parave. Duke qenë se bëhet fjalë për dosje që ndodhen në Gjykatën e Lartë, vëmendja mediatike u përqëndrua te gjyqtari i vetëm i kësaj Gjykate Ardian Dvorani. Ky i fundit mohoi dje në mënyrë kategorike të jetë përfshirë në këtë histori. “Për një gjë jam i sigurtë, që kjo dosje nuk është trajtuar me prioritet, sepse me kompetencat që ushtroj për momentin, si drejtuesi i Gjykatës së Lartë, nëse çështja do përshpejtohej, e para kush do ta shqyrtonte? Dhe nëse këshilltari do ta merrte për ta parë dosjen me prioritet, atë do ta merrte me firmën time”, shpjegoi zoti Dvorani për gazetarët duke mohuar të ketë patur biseda të cfarëdollojshme me Çilin. “Nuk e di kur mund ta kem përshëndetur shumë muaj më parë zotin Çili”, ju përgjigj zoti Dvorani pyetjeve nëse kishte komunikuar me botuesin apo ishte takuar me të. Mbetet mister se kush është funksionari i lartë i drejtësisë dhe pse nuk është vepruar ndaj tij, duke qenë se më së paku ai mund të dyshohet për moskallëzim të krimit për ndërhyrjen që ka patur nga Çili, i cili përfundoi në pranga edhe për këtë episod.

Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shqipëria e fundit për besueshmërinë në zgjedhje/ SHBA renditet vetëm një shkallë më lart

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Ata që po guxojnë të përflasin Amerikën nga Tirana...

Në të gjitha studimet, Shqipëria renditet si një vend me korrupsion shumë të madh.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe një studim i bërë së fundmi, duke marrë shkas nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, ka ngritur akuzat se zgjedhjet e 13 nëntorit janë manipuluar në disa shtete dhe kjo ka bërë që amerikanët të humbasin besimin te integriteti i zgjedhjeve.

Mediat amerikane kanë raportuar se SHBA është vendi i 37-të përsa i përket integritetit te zgjedhjeve, ndërsa shteti i fundit për besueshmëri në zgjedhje është Shqipëria.

Kronikën ku rapotohet ky informacion e ka publikuar në rrjetet sociale Marko Kepi, shqiptari i parë Republikan që garoi për Asamblenë e New York-ut.

LEXO EDHE:  Henri Çili e dredh me Ramën/ Nga tutat tek zyra Kryeministrore

LEXO EDHE:  Dëshmia tronditëse e farmacistes për CNA.al/ Njerëzit nuk kanë para as për ilaçe, i marrin me listë

Ai thotë se fakti që SHBA renditet pranë Shqipërisë, është vërtet shqetësuese.

Meqenëse kam lindur në Shqipëri, mund t’ju them se ata kanë sistemin e votimit më të korruptuar në botë. Për SHBA të jesh pranë Shqipërisë është jashtëzakonisht shqetësuese!!!”, shkruan Kepi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

KLP e shkarkoi/ Kuvendi emëron Ilirjana Nano, kryetare të Komisionit Rregullator në KQZ

Publikuar

-

Nga

KQZ/ Kryetarja e Komisionit Rregullator ish shefe kabineti e Komisionerit

Bazuar në indicet mbi disa problematika të funksionimit të pjesës Administrative të Këshillit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka iniciuar në korrik 2020 një verifikim të situatës.

Me urdhër të Kryetarit të Këshillit, zoti Gent Ibrahimi është ngritur Komisionin Disiplinor i cili duhej të hetonte problematikat e situatës së krijuar bazuar në konstatimet dhe gjetjet e pasqyruara në dy memo të mbajtura nga këshilltarët e Kabinetit të Kryetarit të Këshillit dhe nga stafi administrativ i Këshillit Me datë 10. 07. 2020, Komisioni Disiplinor ka filluar ecurinë disiplinore për punonjësen znj. Ilirjana Nano, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe me datë 10/07/2020, është njoftuar pezullimi i përkohshëm nga detyra.

Në përfundim të procesit, Komisioni Disiplinor ka konstatuar se veprimet dhe mos veprimet e saj si Nëpunësi më i Lartë i Shërbimit Civil në institucion, kanë sjellë pasoja të rënda për funksionimin normal të KLP, duke pasur dëme materiale dhe financiare. Këto veprime janë konsideruar si shkelje shumë të rënda, të parashikuara në Ligjin e 152/2013 për “Nëpunësin Civil”, neni 57, pika 1, germa “a”, dhe komisioni në përfundim të procesit pasi ka evidentuar shkeljet në Vendimin e tij Përfundimtar ka vendosur marrjen e masës disiplinore “Largimin nga shërbimi civil” për znj. Ilirjana Nano me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në 11.09.2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është njohur me kërkesë padinë e ngritur ndaj tij nga znj, Ilirjana Nano, ku kërkohet shfuqizimin i urdhrit për largim nga detyra dhe detyrimin e palës së paditur për ta sistemuar në të njëjtin pozicion si edhe të paguajë pagën deri në ekzekutimin e këtij vendimi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë dijeni nga mediat se më datë 6 tetor 2020, znj. Nano është votuar nga Parlamenti si kryetare e Komisionit Rregullator.

Pasi eshte shkarkuar nga KLP per shkelje flgrante administrative, Parlamenti e ka votuar se fundi ne nje detyre tjeter te rendesishm, si kryetare e Komisionit Rregullator te KQZ.

LEXO EDHE:  Çili e dredh prapë/ Avokati Bashës për pazarin me Ramën

LEXO EDHE:  Super skandal në Prokurori/ Zhduken 120 faqe transkript të bisedave të Alizotit

Po si kanë rrjedhur ngjarjet në të vërtetë?

Në ligjin për Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar, neni 13, pika 3, “Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentat apo referencat provuese të kandidatit lidhur me suksesin dhe ligjshmërinë në ushtrimin e detyrave duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie.”.

Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit në Kuvend për kandidimim për një pozicion në Komisionin Regullator në KQZ, znj. Ilirjana Nano nuk plotësonte kriteret të cituara më lart; nuk ka një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie dhe e cila, për më tepër, nuk mund të konsiderohet e suksesshme për deri sa largimi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është bërë me masë disiplinore shkarkim nga detyra.

Ditën e premte, 13. 11. 2020, gjyqtarja e Gjykatës Administrative, znj. Elvana Çiçolli ka vendosur në mënyrë të shpejt ( që në seancën e parë, kur zakonisht caktimi i seancave gjyqësore zgjaten në kohë ) të mos marrë në konsideratë argumentet dhe provat të paraqitura nga juristët të Këshillit dhe të urdhërojë shfuqizimin e urdhrit të kryetarit të Këshillit për shkarkim nga detyra dhe për rrjedhojë, rikthimin të zonjës Nano në pozicionin e mëparshëm.
Në mënyrë paradoksale, më ketë vendim, zonja Ilirjana Nano do të jetë edhe kryetare e Komisionit Rregullator të KQZ edhe Sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Lartë i Prokurorisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Media do dalë me lajmet bombastike”/ Paralajmëron Alfred Cako: Ja kur do bëhet izolimi i dytë

Publikuar

-

Nga

Alfred Cako habit me parashikimin/ Joe Biden do shkatërrojë njerëzimin

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme lidhur me pandeminë e koronavirusit në vendin tonë.

Cako tha në emisionin “E Diell” se shqiptarët nuk duhet të bëjnë tampon, pasi sipas tij ata mund të kenë injeksione.

Ai deklaroi se dhjetori dhe viti i ri do të kalojë më lehtë se tani, ndërsa pretendon se izolimi i dytë do të vijë në mesin e muajit janar të 2021, kur pretendon se mediat do të dalin me lajme bombastike.

Unë i kam thënë shqiptarëve, ato jo-të. Mos zini radhë për të bërë tamponë, sepse ato mund të kenë infeksion, siç thonë shumë studiues. Unë nuk di ndonjë që bredh spitaleve ose që ikën jashtë shtetit dhe bën tamponë që ta ketë zënë Covidi, asnjë. Të gjithë ato që i ka zënë Covidi kanë bërë tamponë.

Ata që kam thënë unë kanë dalë të gjitha, iu kam thënë që do të bëhet mbyllje e dytë, u bë që ishte i lehtë. Dhjetori do të kaloj akoma dhe më lehtë, fillimi i janarit gjithashtu, vitin e ri do ta bëjmë mirë. Do e shikoni nga mesi i janarit kur të fillojë bllokimi i dytë, do të forcohet virusi, media do të dalë me lajmet bombastike”, theksoi Cako./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: