Connect with Us

Falsifikuan produkte ushqimore/ Prangoset një agjent marketingu i një kompanie

Kronika

Falsifikuan produkte ushqimore/ Prangoset një agjent marketingu i një kompanie

Publikuar

-

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 38 vjeçar, banues në Dërmënas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimorë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi R.G., ndërsa arrestimi i tij sipas uniformave blu, është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjashtë akuzat kundër pronarit të UET/ Henri Çili flet pas arrestimit

Publikuar

-

Nga

Pronari i UET, Henri Çili ka refuzuar të japë shpjegime ndaj Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Gjirokastrës, duke mohuar çdo akuzë që bëhet ndaj tij.

Çili është marrë në pyetje gjatë orëve të vona të ditës së djeshme në Gjirokastër. Sipas Abcnews, seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur një orë e gjysmë, por ai nuk ka pranuar asgjë gjatë saj.

Mësohet se ai është shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe gjithçka sipas tij ishte bazuar mbi prova të manipuluara.

“Do t’i kundërshtoj të gjitha akuzat me fakte në një moment të duhur”, mësohet të jetë shprehur ai.

LEXO EDHE:  Rama: Policia, institucioni më i besuar/ Qentë le të lehin

LEXO EDHE:  Fier-Zetori përplas makinën/ Një viktimë e dy të plagosur

Ai u arrestua për llogari të Prokurorisë së Përmetit pas hetimeve për një grup që merrej me trafikun e armëve dhe lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza për veprat penale si, “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Henri Çili u arrestua dje në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, bashkë me një numër të madh personash të tjerë, përfshirë edhe biznesmenin Seit Fishta.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë nuk u pa në derbin Tirana-Partizani/ Dhunë, sende të forta në fushë dhe shkatërrim, ndëshkohen 11 tifozë  

Publikuar

-

Nga

Derbi i mbrëmshëm Tirana-Partizani në në stadiumin “Air Albania” është shoqëruar edhe me akte dhune.

Policia e Tiranës bën të ditur se 11 persona janë proçeduar penalisht, ku dy prej tyre janë arestuar, për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin “Air Albania”.

“Më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Tiranës dhe Partizanit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy tifozë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, konkretisht:

A.M., 24 vjeç dhe M.U, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Parandalohet nje ngjarje e rende kriminale ne Tirane

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Tahiri: Bëni durim!

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe 9 tifozë të tjerë, konkretisht shtetasit: M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policsë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe përndjekje/ Tre të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga tre persona, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme.

Kështu, uniformat blu kanë vënë në pranga 26-vjeçarin V.M, pasi gjatë kontrolit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

LEXO EDHE:  Finalizohet një tjetër operacion/ Arrestohen dy persona, procedohen dy të tjerë

LEXO EDHE:  Të dënuar përjetë për vrasje/ Policia publikon fotot dhe të dhënat e të rrezikshmëve

Po nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, i shtetasit E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar presion psikologjik ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasit K. H., 37 vjeç, banues në Laknas. Ky shtetas ka kërcënuar me fjalë ish-bashkëshorten.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE