Connect with Us

Denoncon Goxhaj/ “Veliaj vjedh projektin e kampusit universitar të një shteti tjetër”

Politikë

Denoncon Goxhaj/ “Veliaj vjedh projektin e kampusit universitar të një shteti tjetër”

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar pak minuta më parë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për vjedhje.

Goxhaj thotë se Veliaj ka vjedhur projektin e kampusit universitar të Bostonit dhe e ka publikuar si punën të tijën.

Avokati ka publikuar fotot e postuara nga kryebashkiaku socialist dhe më pas projektin e Institutit të Artit Bashkëkohor që ndodhet në Boston. Nga fotot vihet re që është i njëjti projekt, si ai i prezantuar nga Veliaj edhe ai Institutit.

“Të vjedhësh projektin e kampusit universitar të një shteti tjetër dhe ta publikosh si një punë tënden;. Veëm ky kryemashtuesi ynë mund ta bëjë!”, shkruan Goxhaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri “i përvishet” Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri nuk është kursyer aspak ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi një mandat të tretë dhe 800 mijë vota gjatë fjalës së tij në kongresin e PS.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri thotë se Rama po kërkon një mandat të tretë dhe 800 mijë vota, por deklaron se nuk lançoi as rritje pagash, as rritje pensionesh, as ulje taksash dhe as ulje të çmimeve.

Sipas tij, kreu i qeverisë lançoi amnisti të përgjithshme për paret e “çunave”, mjafton që të mos jenë pare droge, prostitucioni dhe trafiqesh.

“Qeveria e “çunave”, për të marrë “mandatin e tretë” nuk ka nevojë për votën e pensionistit, as të rrogtarit, as te dyqanxhiut e biznesmenit!!!

LEXO EDHE:  Emri/ Një neobllokmen tjetër lartësohet në detyrë!

LEXO EDHE:  Dokumente-Korrupsioni me tenderat/ Rasti "Veliaj", këmbanë alarmi për Prokurorinë

Qeverisë së “çunave”, votën ia sjellin “çunat”!!! “Çunat” me “influencat” e tyre, merren me grumbullimin e votave për qeverinë “që u qan hallet” !!!!

Qeverisë së “çunave” nuk i duhet vota për të marrë mandatin e tretë, sepse do ia marrin “çunat” … siç “morën votat” për mandatin e dytë!!!! Kaq!!!!!!”, shkruan demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Asnjë shans nuk ka të pengojë rrotacionin!”/ Paloka i lë vetëm dy zgjedhje Ramës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi sot në Kongresin e PS-së 800 mijë vota dhe mandat të tretë.

Paloka e cilëson Ramën si kryeministrin më të urryer, ndërsa thotë se shqiptaret mezi po presin ta qërojnë një orë e më parë

Sipas demokratit, Rama po kërcënon se do të tentojë për një mandat të tretë, ndërsa e paralajmëron se nuk ka asnjë shans të pengojë rrotacionin.

“Kryeministri më i urryer , të cilin shqiptarët mezi po presin ta qërojnë një orë e më parë, kërcënon se do të tentojë një mandat të tretë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një dokument

LEXO EDHE:  Denoncimi/ "Kajmaku që gënjeu në formular, ndërton pa leje në mes të Tiranës"

Asnjë shans nuk ka të pengojë rrotacionin! Asnjë makinacion nuk e ndal më largimin e Ramës nga pushteti.

E vetmja gjë për të cilën Rama mund të marrë vendim tani, është nëse do pranojë të largohet me voteë apo si Gadafi. Kjo zgjedhje është në dorë të tij sepse shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre. Shumë prej tyre në fakt do preferonin që Rama të bënte zgjedhjen e dytë; një fund si Gadafi…!”, shkruan Palokan në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestohet administratori i pronave të Henri Çilit/ Policia i gjen në banesë rekursin për Arbion Alikon

Publikuar

-

Nga

Arrestohet Betim Shkupi, personi në emër të të cilit kaluan pronat e marra nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë në pronësi të biznesmenit Sait Fishta.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Shkupi është arrestuar të njëjtën mbrëmje si Henri Çili dhe gjithë të arrestuarit e tjerë dhe se në banesën e tij janë gjetur dokumentet e rekursit për dy vëllezërit Aliko. Po atë mbrëmje ai është nisur për në Gjirokastër.

Shkupi mban postin e administratorit të “European Education Initiative Holding” dhe ka pasur kontroll 100% mbi aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku botuesi Çili është pronar.

Pas “pazarit” të bërë me Adil Alikon, botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili kërkoi vetëm 750 mijë euro (të konvertuara edhe në prona) për ndërhyrjë në gjyqësor në mënyrë që dy djemtë e tij, Arbjoni dhe Albani të dilnin sa më shpejt para Gjykatës.

I vendosur për lirimin e djemve të tij, Adili me vetëm një telefonatë ndaj biznesmenit shkodran Sait Fishta, të vënë në pranga së bashku me vëllain e tij Besnik Fishta, i ka dhuruar botuesit sipërfaqe toke dhe dy apartamente në Velipojë.

Pronat kanë kaluar nga dera e noteres Shpresa Gjoci, e cila ka përpiluar një kontratë dhurimi që është firmosur më 10 janar 2020 në emër të Betim Shkupit, në emër dhe me dijeni të plotë të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Henri Çilit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Shkupi është arrestuar të njëjtën mbrëmje si Çili dhe gjithë të arrestuarit e tjerë dhe se në banesën e tij janë gjetur dokumentet e rekursit për dy vëllezërit Aliko në Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  Fiks-Fare publikon skandalin/ Nusja zhduket, babai nga burgu mëson se djali punon në Greqi

LEXO EDHE:  Denoncimi/ "Kajmaku që gënjeu në formular, ndërton pa leje në mes të Tiranës"

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë.

Botuesi akuzohet për 6 vepra penale, ku më e rënda është ajo e ushtrimit të ndikimit tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Aliko, dy lazaratasin e dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha.

Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Farapasi ndihmoi dy nga të ndaluarit t’i shpëtonin policisë. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

 

LEXO TE PLOTE