Connect with Us

CNA.al “zgjon” Lulin/ Pasi lexon shkrimet, nxjerr Çimin në konferencë

Politikë

CNA.al “zgjon” Lulin/ Pasi lexon shkrimet, nxjerr Çimin në konferencë

Publikuar

-

Një ditë më parë, policia finalizoi një operacion, i koduar “Mezhgorani”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga gati 40 persona, mes të cilëve edhe pronari dhe botuesi i UET, Henri Çili.

E gjithë vëmendja mediatike por edhe e poltikës u përqëndrua tek arestimi i Henri Çilit, fajësia apo pafajësia e tij, por u la në heshtje një tjetër detaj.

Në lidhje me këtë dosje, del dhe një zyrtar i lartë i drejtësisë, tek i cili pretendohet se Henri Çili do të ushtronte ndikimin për të liruar apo ulur dënimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm.

Por, as policia dhe as prokuroria nuk dhanë asnjë informacion apo të dhënë se kush është personi në fjalë, apo pse nuk u arrestua ai.

CNA.al mbrëmjen ditën e djeshme, në një shkrim të cilin mund ta lexoni këtu, ngriti shqetësimin në lidhje me dyshimet se personi në fjalë, kushdo qoftë ai po mbrohet nga drejtësia.

Sipas të gjithë hetimit dhe publikimit në media dyshohet se ai është Ardian Dvorani, kreu i KED dhe i vetmi person që vazhdon detyrën në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë, dje Dvorani u pyet publikisht për njohjen e tij me Henri Çilin e UET, por ai tha se nuk kishte kontakte, ndoshta e ka harruar që djali i tij ka studiuar në këtë universitet apo dhe e ka takuar. Se Henri nuk kryente asnjë veprim pa të njohur, ose mund të shkonte nëpërmjet Ben Blushit. Se ka kontakte direkte dhe indirekte. Pra, hetimet mund të nxirnin të tjera lidhje të afërta dhe Dvoranin ta prangosnin në flagrancë.

LEXO EDHE:  Kryesia e PD diskuton statutin e përçarjes

Por, çfarë ndodhi më pas?

Duhej të kalonte më shumë se 24 orë nga finalizimi i këtij operacioni, që të kishte një reagim nga ana e opozitës.

Dhe reagimi i opozitës rreth këtij skandali ka ardhur vetëm pas denoncimit nga CNA.al.

Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka reaguar sot, në lidhje me skandalin në fjalë, siç duket pasi ka lexuar CNA.al. Ajo çfarë çlirim Gjata tha në deklaratën e tij për mediat sot, është as më pak e as më shumë sesa ajo çfarë ka shkruar dje CNA.al.

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

Skandali-“Dosja Çili”/ Pse u fsheh identiteti i drejtuesit të lartë që premtoi favore të paligjshme

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çfarë e lidh arrestimin e Henri Çilit me Ben Blushin dhe Ardian Dvoranin?!

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, në një operacion të gjërë policor, pas një investigimi për më shumë se pesë muaj është arrestuar nga policia edhe Naim (Henri) Çili, pronari i UET, botues dhe gazetar.

Ai ka ka folur sot për herë të parë, duke pretenduar se do t’i rrëzojë akuzat, ashtu sikundër flet çdo i shoqëruar në polici apo çdo i ndaluar prej saj.

Gjithësesi përtej fajësisë apo pafajësisë së tij le të shohim disa detaje që lidhen me skemën ku ishte përfshirë Henri Çili dhe çfarë e lidh atë me Ardian Dvoranin apo edhe Ben Blushin, drejtorin aktual të Top Channel, ish-politikan dhe gazetar.

Dvorani është i vetmi anëtar i Gjykatës së Lartë në detyrë, i cili dje e pranoi se e njihte Henri Çilin, por tha se nuk kishte kontakte me të dhe nuk do të bënte asnjë favor, pasi Gjykata kishte 23 mijë e 500 dosje për të shqyrtuar.

Një lidhje tjetër e Dvoranit me Çilin ishte edhe shkollimi i djalit të tij në Universitetin Europian të Tiranës. Pra, Dvorani vetë e pranoi se e njihte, por nuk kishte kontakte dhe lidhja e dytë ishte shkolla e djalit.

Ndërkohë që Çili, sipas policisë, kishte marë përsipër që të influenconte në Gjykatë dhe nëpërmjet mbështetjes mediatike, të ndikonte në lirimin e një të arrestuari, por në total ai akuzohet për 6 vepra penale shumë të rënda. Thelbi është lirimi apo zbutjen e dënimit për vrasësin e efektivit të policisë Ibrahim Basha, në vitin 2015 gjatë operacionit policor në Lazarat, për shkatërimin e kanabisit.

Pra, që Çili të ushtronte influencë, duhej të ndërhynte në Gjykatën e Lartë, tek Dvorani. Pra, ai ose e ka gënjyer personin që e ka vënë në kontakt për të ndihmuar të dënuarin, ose do të ushtronte ndikimin e tij, duke shkuar tek Dvorani. Apo tek anëtarët e tjerë, që pritet të shkojnë në Gjykatën e Lartë, disa prej të cilëve dhanë intervistat ditët e fundit, pranë KLGJ-së.

Por, çfarë ndodh?

Ka një lidhje përtej Dvoranit. Ky i fundit njihet edhe si një mik i Ben Blushit. Është fotogrfuar së fundi me të, gjatë kohës që ka qënë përplasja për çështjen e gjyqit për aksionet e Top Channel. Zoti Dvorani nuk e ka mohuar miqësinë me Ben Blushin, por ka thënë se nuk ka qënë pjesë e atij gjyqi.

     Ardian Dvorani, Ben Blushi

Në fakt në atë kohë disa gjytarë të tjerë të Gjykatës së Lartë u sulmuan ashpër nga Top Channel dhe fotoja e Blushit me Ardian Dvoranin që ishte i preferuar, dhe më pas do të ishte i vetmi që i shpëtoi Vettingut nga Gjykata e Lartë, fliste jo pak.

Pra, kemi dy fakte. Miqësinë e Ben Blushit me Dvoranin dhe faktin tjetër që Dvorani e pranon këtë njohje me Henri Çilin dhe djali i Dvoranit kishte studiuar në UET.

Fakti i tretë është se Ben Blushi është shumë mik me Henri Çilin, pronarin e UET. Ka botuar disa libra duke shitur shumë prej tyre në stendat e tij. Për më tepër ka marë edhe disa qindra milion lekë nga shitjet e këtyre librave, sipas deklarimeve të pasurisë, të bëra nga Ben Blushi, që mund ti lexoni këtu.

Pra, kemi një trekëndësh, Ardian Dvorani, Henri Çili dhe Ben Blushi. Gjykata e Lartë, UET dhe drejtori i Top Channel.

Gjithkush do të pyeste, se ç’hyn në këtë histori Ben Blushi? Çfarë arsyeje ka dhe pse duhet përfshirë?

Ndoshta, ashtu siç e thamë edhe dje, policia duhej të kishte shkuar më thellë hetimeve, pra të kishte lënë që porosia dhe ndikimi të kryhej, ndikimi i Henri Çilit të kryhej, që në atë momentpo të ndoshte  minimalisht duhej të ishte ndaluar nga policia edhe vetë drejtuesi i vetëm në detyrë i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, i cili mban dhe detyrën e e kreut të KED.

Çështjet janë shumë por rrugës mund të ketë edhe prioritete, apo edhe influenca të tjera.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Basha thirrje qeverisë të ndalë propagandën, nuk harron këshillat për qytetarët

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Basha thirrje qeverisë të ndalë propagandën, nuk harron këshillat për qytetarët

Trekëndëshi Çili-Dvorani – Blushi mund të kthehej edhe në një katror por të zgjasnin hetimet.

Brinja e katërt e katrorit mund të ishte Ervin Pupe. Ky person është baxhanaku i Ben Blushit, dhe është një nga kandidatët për anëtar i Gjykatës së Lartë, i cili dha edhe intervistën para KLGJ-së ( lexo këtu).

            Ervin Pupe 

Pra, Ben Blushi, përveç miqësisë me Dvoranin, do të ketë edhe familjar të tij anëtar të Gjykatës së Lartë, ku do të shqyrtohej pikërisht çështja Arbjon Alikos, personi i dënuar përjetë për vrasjen e efektivit të policisë, Ibrahim Basha.

Pra, në qoftë se Çilit do t’i duhej që të ndërhynte vërtetë dhe të ndihmonte do t’i duhej relatori i çështjes apo anëtari i trupit gjykues, kishte dy rrugë ode direkt apo indirekt Dvoranin, ose nëpërmjet mikut të tij Blushi.

Tani faktet janë ato që përmendem më lart. Miqësia e Henri Çilit me Dvoranin dhe shkollimi i djalit të këtij të fundit në UET. Miqësia e Ben Blushit me Dvoranin dhe baxhanaku i tij që po shkon drejt Gjykatës së Lartë.

Lidhjet janë të qarta, edhe ajo e Ben Blushit me Henri Çilin edhe me Ardian Dvoranin, por edhe me kandidatin për Gjykatën e Lartë, Ervin Pupe. Këto që ne renditem nuk do të thonë se janë të vërtetat që çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes apo akuzës që ka ndodhur ndaj Henri Çilit. Por, janë një renditje njohjesh që na tregon një lidhje mes drejtuesit të Gjykatës së Lartë, pronarit të UET dhe drejtorit të Top Channel. Përfshirë këtu edhe baxhanakun e tij që është kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Do të ndërhynte apo jo nëpërmjet Dvoranit apo baxhanakut të mundshëm si anëtar i Gjykatës së Lartë, nëpërmjet Ben Blushit, Henri Çili, kjo ende nuk mund të thuhet për një arsye të thjeshtë. Ai tashmë duhet të përballet me akuzat në gjykatë dhe të vërtetojë pafajësinë e tij. Por, lidhja e Ben Blushit me Dvoranin, me Henri Çilin dhe me Ervin Pupen ekziston.

A do të ndikonte kjo lidhje në një gjyq, për të cilin policia thotë se ka qënë një tentativë për të nxjerë nga burgimi i përjetshëm vrasësin e një efektivi policie, kjo nuk është e provuar.

Ajo që është e provuar është lidhja e këtyre personazheve me njëri-tjetrin. Influenca apo ndërhyrja e mëtejshme nuk u provua dhe ndoshta nuk do të mund të provohet kurrë, pas edhe vetë policia bëri një hap pas duke mos e çuar deri në fund çështjen. Pra, investigimin në lidhje me influencën që pretendohet se do të ushtronte Henri Çili në Gjykatën e Lartë për lirimin e vrasësit.

Pra, tani jemi përballë fakteve. Trekëndëshi i miqësisë dhe njohjeve Henri ÇIli i UET- Ardian Dvorani dhe Ben Blushi që më pas bëhet katëror të lidhjeve të botuesit të UET me kryetarin e Gjykatës së Lartë, me Ben Blushin dhe një kanadidat për Gjykatën e Lartë./ CNA.al

Baxhanaku i Blushit në Gjykatën e Lartë/ Pjesë e pasurisë 5 milion dollarë?!

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-“Dosja Çili”/ Pse u fsheh identiteti i drejtuesit të lartë që premtoi favore të paligjshme

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka reaguar një ditë pas aksionit të policisë, ku u u vu në pranga pronari i UET, Henri Çili.

Ky i fundit u arrestua, nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore në të paktën dy raste për të dënuar me burgim të përjetshëm, në këmbim të parave.

Në një deklaratë për mediat, Çlirim Gjata akuzoi për standarte të dyfishta në drejtësi, pasi sipas tij policia dhe prokuroria fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë që premtoi favore të paligjshme.
“Arrestimi i një grupi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të ushtrimit të paligjshëm ndaj një zyrtari të lartë të drejtësisë ka nxjerrë edhe një herë në pah standardet e dyfishta të policisë dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.
Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister.”-tha Gjata.
Më tej, ai i drejtoi edhe disa pyetje prokurorisë dhe policisë, për të cilat tha se duhet të përgjigjen para publikut.

LEXO EDHE:  Kryesia e PD diskuton statutin e përçarjes

LEXO EDHE:  Fakti/Ja si e do qeveria PD-në

“Policia dhe prokuroria kanë detyrimin të informojnë opinionin publik:

1- Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?
2- Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?
3- Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?”.
Më tej, Gjata theksoi se Gjykata e Lartë aktualisht ka dy emra, që sipas tij janë Ardian Dvorani dhe Sokol Sadushi.
“Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.
Ata janë:

1. Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
2. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë.
Sot është koha që policia dhe prokuroria të zbulojë identitetin e funksionarit të lartë të drejtësisë.
Drejtësia nuk mund të bëhet me disa standarde. Drejtësi është kur të gjithë, pavarësisht pozitës së tyre, lidhjeve dhe shërbimeve për kryeministrin, vihen përpara drejtësisë.”-tha Çlirim Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i “vërsul” Ramës, Blushin/ Të mos mobilizojë policë kot

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së kryeministritn Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së tha se nuk ka kundërshtar dhe se po bëjnë zhurmë duke i rënë me lugë tenxeres bosh, ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënësi e presidentit Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se “Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve.”.

Më tej, ai ndërsa kujton tubimin e 2 marsit thekson se ai do të jetë paqësor, dhe Rama nuk ka pse të mobilizojë policë kot, por këta të fundit ti çojë të kapin tonelatat e drogës.

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Megaskandal në përzgjedhjen e shefave të klinikave Universitare

LEXO EDHE:  Basha: Rama e trajton Parlamentin si nevojtore publike

“E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar.
Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”-shkruan Tedi Blushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE