Connect with Us

Çka më thoshte “Balzaku shqiptar” nga Kosova për 20 vjeçarin Lulzim Basha në Hollandë

Opinione

Çka më thoshte “Balzaku shqiptar” nga Kosova për 20 vjeçarin Lulzim Basha në Hollandë

Publikuar

-

Nga Ramiz Lushaj –

“Balzaku shqiptar”, shkrimtar i shquar nga Kosova, Sulejman Krasniqi, gjatë qëndrimit në Afrikën e Jugut, veçanarisht në kthim në avionin e madh “Olympiç” nga Johanesburgu në Athinë, teksa rrinim bashkë në dy sedilje kah dritarja në anë të majtë, më fliste me një pasion të madh për Lulzim Bashën, djalin e madh të baxhanakut të tij, Xhelalit, mjeshtër mekanik i njoftun dhe të kunatës së tij, Remzijes, mësuese me emën të mirë.
Tek ky djalë i ri shihte me mjaft shpresë një lider të së ardhmes. Aq besim të madh kishte në personalitetin e dituritë e tij, aq shpesh fliste për të ardhmen e tij saqë të shtynte me e njoft nga afër të riun Lulzim Basha, me krijue ide e bindje të qartë rreth tij, për të ardhmen e tij.

-Qysh i vogël, – më thotë shkrimtari 57 vjeçar Sulejman Krasniqi – nuk m’u ndajke me pyetje nga ma të ndryshmet për Kosovën. I (ri)lexonte romanet e mia për Miç Sokolin, Bajram Çurrin, Oso Kukën, Shote Galiçen, për dardanët, etj., vinte e më tregonte çka kishte lexuar në libra dhe në gazeta e revista për Kosovën. Në fund të qershorit 1989, kur Sllobodan Millosheviçi në 600 vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës e rrënoi autonominë e Kosovës dhe startoi fushata e naçionalizmit serb dhe shtypi i Tiranës botonte artikuj për këto ngjarje, ishte gjimnazist te “Sami Frashëri”, nja 15 vjeç, dhe vinte e folnim gjatë për Kosovën. E ka edhe një rrem të fortë gjaku nga Dreniça e Kosovës. Nana e tij, që është kunata ime, motra e Mirës, është burrneshë Dreniçe…

-…Në vitin e vështirë 1990, unë e Mira,- rrëfente ma tej shkrimtari Sulejman Krasniqi – e kishim merak Lulin, sepse ishte gjimnazist e shkonte me shoqëri të vet tek Lëvizja Studentore e Dhjetorit, në mitingje, protesta e demonstrate në Tiranë. Gjuhët e huaja i ka me qejf të madh. Anglishten e flet mirë. Kie qejf me e ndie. Din edhe hollandisht, se po e mëson atje në Hollandë. Është në vit të dytë në Universitetin Utreçht. Ky universitet, ku mëson Luli, është i themeluar në shek. XVII, rreth njëqind vjet pas librit të parë shqip “Meshari” të Gjon Buzukut. Atje po studion shumë mirë dhe punon si koordinator në fakultet të drejtësisë, si punonjës apo këshilltar në disa firma private për të siguruar të ardhura për shkollimin e tij. Edhe kur ishte gjimnazist punonte gjatë verës. Është menaxher i mirë i vetvetes… Ti thuaj çka të duash e merre si të duash po ky djalë i zoti ka me dal në dritë, ka me eçë mirë…”

LEXO EDHE:  Me amerikanët ç’pate Lul

E mbajti fjalën shkrimtari Sulejman Krasniqi, me të çilin ishim komshinj pasi banoja aty afër tij në një tjetër pallat me qira. Atë vit, më 1994, kur erdhi Lulzim Basha nga studimet universitare në Hollandë, na ftoi për një ndeje me kafe në katin e parë të një pallati në Rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në afri të Rrugës së Madhe Kinostudio-Kombinat. Asokohe punoja me gazetën “Dardania”. Folëm gjatë me 20 vjeçarin Lulzim Basha, por due me i ra shkurt: Sulejman Krasniqi kishte të drejtë. Atë ditë e sot. Edhe mot.
Në vitin 1996 ishim në shtëpinë e Sulejman Krasniqit – shkrimtarit legjendë të mbijetuar në sfida të mëdha të kohës. Ishim në një drekë mikpritëse sëbashku me ministrin e Oborrit Mbretëror Shqiptar, Abedin Mulosmanaj, me dr. Guri Durollarin kryetarin e PLL, me Sul Lushaj i ardhur nga Australia, e të tjerë. Aty i dveta për të ”adhuruarin” e “shkrimtarit të Pavarësisë së Kosovës për Lulzim Bashën. Nana e tij u përflak nga një dritë hyjnore burimore teksa flitej për djalin e saj, që e donte aq shumë… Ishte një bisedë që u ndez me fjalë të mira… teksa flisnin për studentin e vitit të tretë të Universitetit Utreçht…
…Në vite mendoja për “profeçinë” e kollosit Sulejman Krasniqi per Lulzim Bashën, si një yll po dukej në horizontin shqiptar. E thanun ndryshe, sipas ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, “një yll në ngjitje”.
Në atë mars të vitit 1994 teksa qëndruam në një ndalesë të shkurtër në aeroportin e Kenias po të më thonin se një emigrant me origjinë të vonshme nga ky vend i Afrikës, qytetari i denjë amerikan, Barak Obama, do të bahej President i Amerikës kjo do të ishte e pabesueshme. Po pikërisht tek këto fakte e vlerësime qëndron një nga mrekullitë e jetës që e ban botën të ndryshojë kaq shpejt, kaq shumë, kaq mirë…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Mustafa Nano/ Për arrestimin e Henrit “tim” dhe Henrit të të gjithëve

Publikuar

-

Nga

Lajmin mbi arrestimin e Henrit e mora vesh të premten, një ditë pasi kishte ndodhur. Më duhet të them se u kapa në befasi. Ishte si të dëgjoja një gjë të pamundur, të pabesueshme. E nuk ishte thjesht arrestimi. Edhe akuza është tronditëse.

Mendojeni pak! Flitet mbi përpjekje për të manipuluar drejtësinë në të mirë të ca njerëzve që janë dënuar për vrasjen e një polici të republikës.

Dhe mua këto nuk më puqen me Henrin që unë njoh, që është botuesi i librave të mij prej vitesh, që është ai që më ka financuar me logjikë mecenati, d.m.th në këmbim të asgjëje, gazetën online Respublica (në kohët që ajo ishte e imja), që është punëdhënësi që pagesat m’i ka bërë gjithë kohën vetëm në rrugë bankare, që ka bërë UET-in (një prej universiteteve më të mira private).

Ky ka qenë Henri “im”, të cilin nuk ma ka bërë asnjëherë të largët Henri “i të gjithëve”, d.m.th sipërmarrësi që është përdorur e ka përdorur, që ka kërcyer majtas e djathtas, që ka qenë i afërt me Berishën, Ramën, Metën, Bashën, e me të shumtit e eksponentëve të jetës publike shqiptare, që ka qenë pjesë organike e establishmentit politik e ekonomik, që ka miq e armiq (më shumë armiq sesa miq, supozoj), që i pëlqen shumë “mettersi in piazza”, që e shijon shumë famën, vizibilitetin, ndikimin publik, që nuk ka lënë përpjekje pa bërë me synimin për ta kapitalizuar këtë ndikim publik.

Unë, ç’është e vërteta, nuk pretendoj se e njoh Henrin si sipërmarrës, nuk kam ide se ç’bën ai me bizneset e veta, se si i ecin ato, por kam përshtypjen se është, në versionin më “monstër”, një biznesmen tipik shqiptar, një biznesmen i kohëve që kemi jetuar e jetojmë.

Këto konsiderata, sidoqoftë, nuk kanë rëndësi. Sepse në këtë mes nuk kanë rëndësi mendimet e askujt. Rëndësi ka që drejtësia të lejohet të bëjë punën e vet e të hedhë dritë të plotë, mbi atë që ka ndodhur. Madje, jo vetëm duhet të lejohet, por edhe duhet të inkurajohet e të mbështetet.

LEXO EDHE:  Tani në Opinion/ Basha: Nuk shkulemi nga çadra nëse nuk do ketë qeveri teknike

LEXO EDHE:  Në prag të zgjedhjeve/ Voltana Ademi hap tenderin 8 miliardë lekë për 5 vite

Veçse jo kështu si e ka nisur, me rrjedhje “të paqëllimshme e të pafajshme” informacioni, me insinuata ndaj ndonjë “zyrtari të gjykatës së lartë” (është e çuditshme që rrjedh çdo gjë prej dosjes, por jo emri i këtij zyrtarit), me kryepolicin e Republikës që e sheh të udhës të dalë vetë për të informuar publikun mbi këtë aksion, me ministrin e brendshëm e kryeprokurorin që dalin e na e shesin arrestimin e Çilit si “fryt të reformës në drejtësi”, etj.

E megjithatë, pavarësisht këtyre çudive në këtë proces që sapo ka filluar, askush nuk ka bërë ndonjë spekulim mbi pilotimin politik të këtij procesi. Dhe kjo është një gjë e mirë, që krijon një klimë të paqtë hetimi e gjykimi e që nuk të jep arsye të dyshosh në drejtësinë e vendimit që do të merret në fund. Dhe kështu, nëse akuzat që janë bërë ndaj Henrit do provohen nga një gjykatë (sepse gjykata është që i provon, nuk janë policët e prokurorët; aq më pak inkuizitorët online), unë sigurisht që do tronditem, madje më shumë sesa prej arrestimit të tij, por nuk do kem zë për ta marrë në mbrojtje. Madje, as për të shprehur keqardhje. Sepse, përsëris, gjërat që thuhen në adresë të tij janë të rënda.

Në daltë ndryshe, mua sigurisht do të më vijë shumë mirë. Madje, do dal të bërtas: Halleluja! Dhe do të bëj një Henri’s Party.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artur Zheji/ Henri Çili, ky vrasës me pagesë

Publikuar

-

Nga

Kishte kërcënuar dhe rrezikonte në mënyrë kriminale, të fshehtë dhe hipokrite, me pushkë dhe me penë, Kongresin e suksesshëm të Edi&Linda Ramës, të mbajtur në Pallat të Kongreseve, e nën siglën e Pastiçerisë Socialiste!

E arrestuan pra më në fund, vrasësin serial, fytyrën më kriminale të Shqipërisë së fshehtë, Henrin, apo Naimin, si dhe ja kujtojnë dashamirësit e tanishëm, emrin e tij të origjinës.

Banda e tij, themeluar në errësirat e bodrumeve më të errta, me një organizim kompleks, që si një oktapod gjigant kontrollonte dhe zhvaste të gjithë vendin, duket se u mbërthye në mënyrë spektakolare, u çmontua dhe koka e krimit u arrestua e është tash pas hekurave.

Henri Çili, kjo fytyrë e frikshme, ideator i bandave Kçkëiste të Shqipërisë, ky gjarpër i fshehur, ky vrasës i shumëfishtë, poliagjent, themelues i disa (gjashtë për saktësi) grupeve të strukturuara kriminale, të njollosura me gjakun e pafajshëm të shumë shqiptarëve, tani, falë Reformës në Drejtësi, falë Rilindjes që na Rilindi të gjithëve, gjendet sot në qeli!

Në një qeli të ftohtë, në të njejtën qeli, të thellë e të ndyrë, të banuar nga minj dhe lakuriqë nate, ku dhe, do të përfundojnë të gjithë armiqtë që ka pasur, ka, e do të ketë, Shqipëria jonë Socialiste!

Fëmijë të lumtur të Shqipërisë, tani e tutje shikoni dhe bëni “like”, Kongresin e Partisë Socialiste, fytyrat e qeshura të Edit, të xhaxhi Gramozit dhe të xhaxhi Gjushit, lërini kartonat dhe lëreni Tomin dhe Jerry-n, ndiqni Kongresin! Gëzojuni dhe brohorisni pra, për të ardhmen tonë të pandalshme e moderniste!

Sepse, Henri Çilin, falë syrit të mprehtë të Organeve tona, është tashmë në duart të sigurta!

LEXO EDHE:   “Rama ka tmerr nga Lulzim Basha/ I duket si gogol”

LEXO EDHE:   Ku votuan deputetët e Bashës?

Henrin, këtë përbindësh që hante çdo mëngjes një foshnjë të skuqur me gjalpë, në drekë, thyente një Bankë dhe në darkë, vetë gostitej me verë, përzier më gjakun e Partisë (që për pak I zuri besë këtij armiku), i është dhënë vendi i merituar, në qeli.

Luani pra, lumturisht dhe lirisht, me besimin e patundur te Partia Mëmë, ju fëmijë, nëna dhe baballarë të Republikës sonë, krejt lirisht parqeve dhe klubeve!

Droga u zhduk!

Vrasjet nuk do ketë më, në vendin tonë të bekuar nga kjo qeverisje, sepse vrasësi serial, apo Nona, dhe organizatori djallëzor i të gjitha vrasjeve në Republikën tonë, u zbulua, u dreqos dhe u prangos, mbas një pune shëmbullturore të organeve kompetente, zbuluese, ndëshkuese, arrestuese dhe demoralizuese…

Por, askush të mos harrojë, se organizatat kriminale, të cilat do të shkulen, një e nga një, (premtim solemn ky i Edi Ramës), e që nuk e duan të mirën e shqiptarëve, kanë rrënjë të thella dhe akoma capak përfaqsues, në mediat shqiptare.

Ata maskarenj, do përfitojnë edhe ca, nga mbrojtja e Evropës, por dihet, se ashtu si të gjithë armiqtë e Shqipërisë sonë Socialiste, herët a vonë, do ti kenë ditët e numëruara.

Organet kopetente, po punojnë për këtë qëllim!

“Dhe mbas Çilëve, do dëgjoni shpejt, edhe emra të tjerë, që do të bien në rrjetën e ndershme dhe të paanshme, të Drejtësisë së Reformuar Shqiptare”, është dëgjuar të thuhet në dhomat e pushtetit suprem, të Partisë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Tanush Çaushi/ Mjaft më!

Publikuar

-

Nga

Shqipërinë e kryqëzuat dhe e gozhduat si Krishtin e gjorë. Pastaj i bëtë xhenazen duke qarë me lot krokodili. Mjerë ne që na kanë pushtuar këta shplarësit e trurit. Pse nuk heshtni më mirë dhe të na lini në hallet tona?

Boll më, se jeta nuk është bardh e zi dhe siç na e servirni ju o Analistë, Opinionistë dhe Politikanë.

Edhe në Shqipëri jetohet dhe punohet. A do na lini të punojmë dhe jetojmë në këtë vend? A do i ndalni mallkimet për rininë që e detyroni të lërë atdheun?

Pse për ç’do arritje ngrini vetullat dhe rrudhni buzët? Pse ulërini dhe bërtisni dhe debatet televizive i ktheni në “llogje kavaje”?

Nxiheni dhe bëheni stuhi sa herë atdheu bën hapa përpara?

Pse o politikanë nuk konkuroni me programe dhe me intelektualë, por me kriminelë dhe me njerëz që mbajnë fjalime debatiku sikur do çlirojnë atdheun?

Kryeministri bën si Sulltan me shumë vezirë.

Presidenti gati të marrë kalin me shqiponjën në ballë dhe të shpëtojë mëmëdhenë.

Kryeopozitari herë del si Ertugrul dhe herë bëhet si Manhatma Gandi.

Drejtësia ende pa kokë pret që të gjejë ëngjëllin në Tokë.

Çështë gjithë ky ekstremizëm?

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi zbulon bisedën me Bashën/Çfarë i sugjerova për Kavajën

LEXO EDHE:  Me amerikanët ç’pate Lul

Ndërsa kthehemi të lodhur nga puna dhe stresi i ditës, përpiqemi që të dëgjojmë ndonjë lajm të mirë. Televizori mbetet e para alternativë.

Përpijmë emisionet televizive me shpresën se do mësojmë diçka të re dhe të bukur për të ardhmen tonë. A thua mund të gjejmë një shpresë?

Por, mbetemi të zhgënjyer dhe të habitur sesi emisionet më të ndjekura politike, nuk kanë në tematikën e tyre çështjet që shqetësojnë komunitetet, hallet e njeriut të thjeshtë dhe problemet apo edhe arritjet.

Të diskutosh “për mustaqet e Çelos” dhe të injorosh problematika të shumta. Çfarë media është kjo dhe kujt i shërben? Shplarja e trurit kryhet më së miri nga këto media që i shërbejnë interesave të ngushta.

Halli kryesor është Presidenti Meta, Zemërimi i Bashës dhe batutat e Ramës.

Rrotull kësaj vërtiten disa analistë politikë që përditë e më shumë na shplajnë trurin me idetë që hedhin. Nuk kemi probleme dhe çështje të tjera ne vallë?

Boll më o pseudointelektualë! Na mërzitët dhe na morët edhe atë energji pozitive që kemi.

Befas mu kujtua Ferma e Kafshëve: “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”.

LEXO TE PLOTE