Connect with Us

Çfarë fshihet pas arrestimit të Çilit?/ Preç Zogaj ngre pikëpyetjet

Politikë

Çfarë fshihet pas arrestimit të Çilit?/ Preç Zogaj ngre pikëpyetjet

Publikuar

-

Analisti Preç Zogaj, është shprehur i shokuar për arrestimin e botuesit dhe gazetarit Henri Çili ndërsa ka ngritur shumë pikpyetje lidhur me këtë ngjarje.

I ftuar në studion e “Kjo Javë” Zogaj theksoi se Çili, nuk ka përfituar asnjëherë nga paratë publike apo tenderat, duke shtuar se kjo është është goditje për sipërmarrjen e tij.

Ndërkaq, Zogaj shtroi dhe pyetjen publike se pse policia nuk bëri të ditur emrin e gjyqtarit me të cilit thuhet se miku i tij ka folur për lehtësimin e masës për një të dënuar me burg përjetë.

“Operacioni që ka çuar në ndalim/arrestimin e Henri Çilit nuk është i qartë. Nuk ka lidhje me reformën dhe drejtësinë e re. Pasi ajo s’ka nisur akoma. Është në fazën e ndërtimit të drejtësisë së re dhe kur të përfundojë ndërtimi i tyre, makina ‘do të niset’. Nuk është nisur akoma. Drejtësia e re është konceptuar për të goditur krimin dhe shpërdorimin e fondeve publike. Kjo është drejtësia e re. Pritshmëria e publikut kjo është. Do goditen ata që nuk i ka hyrë ferrë në këmbë, që janë marrë më trafik, vjedhje votash, etj. Në rastin e Çilit nuk jemi në asnjë prej këtyre rasteve. Ta theksojmë këtë. Çili është sipërmarrës privat, përpos gazetar që nuk ka menaxhuar asnjë qindarkë të fondeve publike. Reforma në drejtësi është konceptuar për fondet publike që ky nuk i ka prekur kurrë me dorë. Ai s’ka prekur asnjë miligram drogë. As në krim nuk është përfshirë.

Jam i shokuar, pasi Henri Çili është miku dhe kolegu im. E njoh veprimtarinë e tij, qoftë publicistike. Ai është sipërmarrës privat, i lirë. Kjo është goditje për Henri Çilin dhe sipërmarrjen e tij. Në biznesin në arsim, është një biznes i mbështetur në arsim, dhe e godet rëndë investimin e tij. Është goditje dhe për vet mjedisin ku është rritur dhe vepron Henri Çili. Nuk jam kundër hetimit, e inkurajoj atë. Duke thënë këtë, e shohim se ka paqartësi të madhe në historinë e ndalimit të tij, në një grup kriminal që 90 përqind e të cilëve Henri besoj se si ka dëgjuar kurrë.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetarit Ismet Drishti/ Policia jep detajet

Paqartësia qëndron në ndalim-arrestimin e tij. Unë jam për zbardhjen e akuzave. Krijon transparencë. Thënë këtë, jemi shumë të çuditur. Unë jam i çuditur se si një sipërmarrës që ka disa miliona euro që dëshmon, që të merret në hetim në gjendje të lirë, pasi ai nuk mund të arratiset nga të gjithë investimet shumëvjeçare. Duket se ka një sjellje të shoqëruar me shkelje procedurale, siç po thuhet që në lidhjen e tyre, qoftë me nxitim, në disa shkelje. Është ndaluar, është arrestuar, kush e ka marrë në pyetje? Pse qenka sekret?! Ku jemi? Në çfarë sistemi jemi? Si quhet gjyqtari që ka vendosur që Henri
Çili të rrijë në burg. Pse u vendos kështu?

Publiku ka nevojë që të marrë vesh dhe emrin e këtij zyrtari të lartë të drejtësisë. Policia, në punën e vet, apo prokurorët që kanë ndërtuar këtë dosje, nuk kanë asnjë hezitim që ta plasin emrin e një sipërmarrësi kur akuzat nuk janë vërtetuar, Henri Çili i ka dhënë taksa shtetit shqiptar. Nuk llogarisin dëmin pa provuar akuzat, dhe hezitojnë të thonë emrin e personit që ka tentuar të bëhet ndërhyrja. Ne jetojmë në një ambient ku kërkohet ndërhyrje. Si mund të bëhet sot ndërhyrje për të ulur dënimin në Gjykatën e Lartë e cila nuk ekziston. Me kë ka folur Çili? Është detyra e policisë që të tregtojë se kush është ky zyrtar. Janë gjithë këto pikëpyetje që tregojnë se është një veprim i nxituar. Nuk bëj avokatin, por duke parë se çfarë ndodh në Shqipëri, ai mund të hetohej në gjendje të lirë.”, theksoi Zogaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Arrestimi i Çilit me urdhër të Ramës”/ Berisha denoncon “fytyrën kriminale” të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit.

Berisha thotë se arrestimi i Çilit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, prokurori po fsheh me urdhrin e Ramës emrin e zyrtarit të lartë dhe po tregon fytyrën kriminale të drejtësisë së narkoshtetit shqiptar.

“Miq, afera Çili i hoqi çdo petë lakrorit për ndonjë që ka patur ndonjë iluzion për pseudo reformën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, pra vendosjen e kësaj të fundit totalisht në kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kanë qenë të shumta për këtë akt mafioz flagrant të narkodrejtësisë në narkoshtetin shqiptar. Personalisht kam mbështetur dhe do mbështes çdo përpjekje për zbatimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit ndaj çdo njeriu. Por dënoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve në zbatimin e tij”, shkruan ish-lideri i demokratëve.

Berisha thotë se kjo aferë dëshmon dhe njëherë se drejtësia e shtetit shqiptar ka fytyrën e shëmtuar të drogës, krimit dhe është kthyer thjeshtë në një mafie që zbaton urdhra kriminale të  kryeministrit.

“Kështu, për të njëjtin motiv që arrestohet me urdhër të Edvin Mafisë Henri Çili nga kjo narkodrejtësi, dhe njoftohet me pompohet me të madhe nga vetë Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit të tij, po për atë motiv dhe po me urdhër të Edvin Mafisë jo vetëm lihet i lirë, por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet t’i përmendet emri partnerit në krim të Henri Çilit, zyrtarit të lartë të drejteësisë, sojit të Sadushëve apo Dvoranëve të Parisë që u takua me Çilin dhe mori përsipër të kryente krimin, t’i plotësonte kërkesën atij.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetarit Ismet Drishti/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Elbasan/ Tentoi ti jepte rryshfet policit, arrestohet në flagrancë shtetasi Valter Feizullai

Ky është morali mafioz i drejtësisë së narkoshtetit të kontrolluar në çdo qelizë nga kreu i mafies së drogës në Shqiperi, Edvin Kristaq Droga!”, nënvizon Berisha.

Ish-kryeministri denoncon si kriminale drejtësinë e dy standarteve të Ramës, për të cilën pretendon se ligjet i zbaton si kodet e shpellave të mafies./ CNA.al/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Skandali me Henri Çilin/ 48 orë në arrest, nuk merret në pyetje

Publikuar

-

Nga

Henri Çili është thirrur të enjten në orën 22 të mbrëmjes në ambjentet e policisë dhe i është komunikuar arrestimi dje në orën 8 të mëngjesit, si pjesë e hetimit në operacionin Mezhgorani. Pra, pas 10 orësh që është mbajtur në polici, i është komunikuar urdhëri i arrestit.

Ndërkohë, tani bëhen 48 orë që Henri Çili është arrestuar së bashku me më shumë se 30 veta si  pjesë e një grupi ku ka dhe 6 akuza të ngritura ndaj tij, por ai ende nuk është marrë në pyetje.

Ky është një nga rastet më flagrante kur një prsoni po i shkelen të drejtat, kërkon të flasë dhe nuk ka me kë të flasë! Nuk ka as prokuror as oficer të Policisë gjyqësore. Askush nuk e merr në pyetje!

Dhe kur kjo bëhet me një person publik, me një pronar universiteti,  pavarësisht bindjeve, kush është ai apo çfarë ka bërë ai në jetë, pyetja lind, çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë?

Është një rast flagrant, për 48 orë, me një mal me akuza dhe askush nuk e pyet! Janë 48 orë, ndërkohë në raste të tilla, në operacione të tilla, minimalisht një oficer i Policisë Gjyqësore do të kërkonte të dhënat. Donte informacionet një prokuror, duhet ta pyeste.

LEXO EDHE:  Iu gjet armë pa leje dhe drogë/ Në pranga 37-vjeçari

LEXO EDHE:  Gjosha: Nëse Reforma në drejtësi nuk miratohet në korrik, s’ka negociata me BE-në

Nuk po flasim për një njeri të rëndomtë, se akuza është akuzë, por ajo duhet të ketë dhe fakte dhe prova.

Ende askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje sepse Çili pretendon se asnjë nga akuzat nuk qëndron dhe ai do ti faktojë dhe do të mbrohet.

Por nuk mund të ndodhë kurrsesi kjo që po ndodh këto 48 orë që merret arrestohet dhe nuk pyetet.

Çili nuk është rasti i atyre kriminelëve qe kanë vrarë dhe prerë dhe arratiset apo të dali nga drejtësia me korrupsion.

Është rasti kur duhet të shikojmë jo vetëm shown e bërë nga policia  apo dhe nga institucionet e tjera, por të shohim dhe procedurat ligjore si po ndiqet dhe po zbatohen.

Nuk mund të merret një njeri të hidhet në birucë atje dhe të lihet pastaj “rri prit ti” kur ti vijë qejfi prokurorit apo oficerit të Policisë Gjyqësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e 2 marsit/ Kryemadhi: Nuk do të dal në Bulevard për Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi rikonfirmoi nga Vlora pjesëmarrjen e saj në tubimin e 2 marsit, thirruar nga presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat, Kyemadhi theksoi se nuk do të jetë në Bulevard për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Edi Rama po për përrallat mashtruese të Rilindjes që ka ndërtuar për Shqipërinë.

“Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë.

Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

LEXO EDHE:  Gjendet e pajetë buzë një parcele/ Policia nuk jep detaje

Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. “/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE