LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla mesazh të prerë Bashës/ "Ta dijë mirë, zgjedhjet do bëhen në 2021"

29 Shkurt 2020, 19:09, Politikë CNA
Balla mesazh të prerë Bashës/ "Ta dijë mirë,

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dhënë një mesazh të prerë për kreun e opozitës Lulzim Bashën, teksa foli për zgjedhjet e reja paas përfundimit të kongresit të Partisë Socialiste.

Balla i bëri të qartë PD-së se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në qershor të vitit 2021 dhe jo sikurse pretendon opozita.

?PS do marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e 2021. Është objektiv shumë real. Fjala e kryeministrit ishte historike. Ne kemi objektiv që të legalizojmë çdo banesë në zonat rurale. Ta dijë PD, që zgjedhjet e ardhshme janë në qershor 2021. Janë mbi 200 mijë familje shqiptare që presin marrjen e tapive. Ky Kongres ndryshon nga kongreset më herët?, deklaroi numri 2 i PS-së në një prononcim për News 24.

Teksa u pyet për kërkesën me 8 mocione të socialistëve, Balla tha se është e mirëpritur, por theksoi se nuk është marë në shqyrtim dhe i është lënë në dorë asamblesë së re.

?Është e mirëpritur sepse ne jemi parti e hapur. Kjo letër është njësoj si gjitha letrat dhe e-mailet që merren nga shqiptarët. Sigurisht që asnjëra nuk lihet në harresë. Edhe kjo letër i është lënë Asamblesë?, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga