Connect with Us

“Arrestimi i Çilit me urdhër të Ramës”/ Berisha denoncon “fytyrën kriminale” të drejtësisë

Politikë

“Arrestimi i Çilit me urdhër të Ramës”/ Berisha denoncon “fytyrën kriminale” të drejtësisë

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit.

Berisha thotë se arrestimi i Çilit është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, prokurori po fsheh me urdhrin e Ramës emrin e zyrtarit të lartë dhe po tregon fytyrën kriminale të drejtësisë së narkoshtetit shqiptar.

“Miq, afera Çili i hoqi çdo petë lakrorit për ndonjë që ka patur ndonjë iluzion për pseudo reformën dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, pra vendosjen e kësaj të fundit totalisht në kontroll politik. Nga dje gjer sot komentet kanë qenë të shumta për këtë akt mafioz flagrant të narkodrejtësisë në narkoshtetin shqiptar. Personalisht kam mbështetur dhe do mbështes çdo përpjekje për zbatimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit ndaj çdo njeriu. Por dënoj si standart kriminal dhe mafioz aplikimin e dy standarteve në zbatimin e tij”, shkruan ish-lideri i demokratëve.

Berisha thotë se kjo aferë dëshmon dhe njëherë se drejtësia e shtetit shqiptar ka fytyrën e shëmtuar të drogës, krimit dhe është kthyer thjeshtë në një mafie që zbaton urdhra kriminale të  kryeministrit.

“Kështu, për të njëjtin motiv që arrestohet me urdhër të Edvin Mafisë Henri Çili nga kjo narkodrejtësi, dhe njoftohet me pompohet me të madhe nga vetë Gjeneral Hashashi dhe Ardi Xhafa suksesi i arrestimit të tij, po për atë motiv dhe po me urdhër të Edvin Mafisë jo vetëm lihet i lirë, por fshihet dhe mbahet sekret dhe as nuk guxohet t’i përmendet emri partnerit në krim të Henri Çilit, zyrtarit të lartë të drejteësisë, sojit të Sadushëve apo Dvoranëve të Parisë që u takua me Çilin dhe mori përsipër të kryente krimin, t’i plotësonte kërkesën atij.

LEXO EDHE:  Qeveria projekt për regjistrimin e emigrantëve

Ky është morali mafioz i drejtësisë së narkoshtetit të kontrolluar në çdo qelizë nga kreu i mafies së drogës në Shqiperi, Edvin Kristaq Droga!”, nënvizon Berisha.

Ish-kryeministri denoncon si kriminale drejtësinë e dy standarteve të Ramës, për të cilën pretendon se ligjet i zbaton si kodet e shpellave të mafies./ CNA.al/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Skandali me Henri Çilin/ 48 orë në arrest, nuk merret në pyetje

Publikuar

-

Nga

Henri Çili është thirrur të enjten në orën 22 të mbrëmjes në ambjentet e policisë dhe i është komunikuar arrestimi dje në orën 8 të mëngjesit, si pjesë e hetimit në operacionin Mezhgorani. Pra, pas 10 orësh që është mbajtur në polici, i është komunikuar urdhëri i arrestit.

Ndërkohë, tani bëhen 48 orë që Henri Çili është arrestuar së bashku me më shumë se 30 veta si  pjesë e një grupi ku ka dhe 6 akuza të ngritura ndaj tij, por ai ende nuk është marrë në pyetje.

Ky është një nga rastet më flagrante kur një prsoni po i shkelen të drejtat, kërkon të flasë dhe nuk ka me kë të flasë! Nuk ka as prokuror as oficer të Policisë gjyqësore. Askush nuk e merr në pyetje!

Dhe kur kjo bëhet me një person publik, me një pronar universiteti,  pavarësisht bindjeve, kush është ai apo çfarë ka bërë ai në jetë, pyetja lind, çfarë ndodh me një qytetar të thjeshtë?

Është një rast flagrant, për 48 orë, me një mal me akuza dhe askush nuk e pyet! Janë 48 orë, ndërkohë në raste të tilla, në operacione të tilla, minimalisht një oficer i Policisë Gjyqësore do të kërkonte të dhënat. Donte informacionet një prokuror, duhet ta pyeste.

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Ramës /Ndjekje penale për drejtorët e LSI

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Foto dite/ Kryeministri Edi Rama ben pazar

Nuk po flasim për një njeri të rëndomtë, se akuza është akuzë, por ajo duhet të ketë dhe fakte dhe prova.

Ende askush nuk ka shkuar ta marrë në pyetje sepse Çili pretendon se asnjë nga akuzat nuk qëndron dhe ai do ti faktojë dhe do të mbrohet.

Por nuk mund të ndodhë kurrsesi kjo që po ndodh këto 48 orë që merret arrestohet dhe nuk pyetet.

Çili nuk është rasti i atyre kriminelëve qe kanë vrarë dhe prerë dhe arratiset apo të dali nga drejtësia me korrupsion.

Është rasti kur duhet të shikojmë jo vetëm shown e bërë nga policia  apo dhe nga institucionet e tjera, por të shohim dhe procedurat ligjore si po ndiqet dhe po zbatohen.

Nuk mund të merret një njeri të hidhet në birucë atje dhe të lihet pastaj “rri prit ti” kur ti vijë qejfi prokurorit apo oficerit të Policisë Gjyqësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Protesta e 2 marsit/ Kryemadhi: Nuk do të dal në Bulevard për Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi rikonfirmoi nga Vlora pjesëmarrjen e saj në tubimin e 2 marsit, thirruar nga presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës së saj në takimin me strukturat, Kyemadhi theksoi se nuk do të jetë në Bulevard për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Edi Rama po për përrallat mashtruese të Rilindjes që ka ndërtuar për Shqipërinë.

“Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë.

Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

LEXO EDHE:  Nga Bledian Koka/ Protesta e Astirit, rrugëve…

LEXO EDHE:  Ish-nënkryetari i PD zbulon “sekretet”/Si e joshi Rama Bashën, fitoret dhe gabimi

Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. “/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngriti në këmbë Pallatin e Kongreseve/ Kush është “enveristi” që puthi Rama në ballë

Publikuar

-

Nga

I gjithë Pallati i Kongreseve u ngrit në këmbë kur kryeministri Edi Rama ftoi në podium socialistin 100-vjeçar Ziqirin.

Rama e prezantoi si të ftuar special dhe e puthi në ballë, por kush është Ziqir Mero? Studiuesi Kastriot Dervishi bën me dije se Mero është ish-ushtarak i lartë i regjimit komunist.

Ai thotë se Mero njihet si agjitator i organizatës së “veteranëve” në mbrojtje të figurës së diktatorit Enver Hoxha. Dervishi deklaron se i moshuari ka shprehur qëndrimin e tij dy vite më parë kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953.

“Në tribunën e kongresit doli sot enveristi Ziqiri Mero, ish ushtarak i lartë i regjimit komunist, anëtari më i vjetër i partisë. Edhe udhëheqësi e puthi në ballë. Mero njihet si agjitator i organizatës së “veteranëve” në mbrojtje të figurës së terroristit enver hoxha. Për të mos u zgjatur shumë, kujtoj se dy vjet më parë mero u shpreh kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953, sepse i quante “kolaboracionistë”. Kësisoj, në kongresin pa numër, një kampion enverizmi u evidentua në tribunë dhe kongresistët u çuan në këmbë me urdhër për të respektuar subjektin. Do ishte me interes që nëse kampi në fjalë do arrijë të bëhet muze kombëtar, të kishte edhe foton e meros aty, si mbrojtës i flaktë i krimeve të diktaturës në kohët e sotme. Nuk pres ta bëjë “Harabeli” këtë se ai është në anën e Meros”, shkruan studiuesi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE