Connect with Us

“6000 euro, ose të nxorra lajmin”/ Arrestohet gazetari i rremë që zhantazhoi mjekun

Denoncim

“6000 euro, ose të nxorra lajmin”/ Arrestohet gazetari i rremë që zhantazhoi mjekun

Publikuar

-

Një doktor në Tiranë, me 12 copë eurosh të prerjes 500-she u kthye në “grackën” e një “gazetari” të rremë, i cili po e priste prenë e tij t’i merrte 6 mijë euro, në shkëmbim të mosbotimit të një artikulli.

Historia nis në muajin nëntor 2019, kur mjekut të njohur Besim Boçi në “Facebook” i postohet një mesazh së bashku me fotografinë e një femre që ai nuk e njihte. Së bashku me fotografinë, nga profili i rremë me emrin Gentian Tahiri, që prezantohej si Ceo i portalit Blitz, mjeku paralajmërohet se do të nxirrej për botim shkrimi me titull “Kapet mat shefi i ORL në QSUT”.

Gazetari i rremë flet me një fjalor të përzgjedhur dhe shfaqet i edukuar. Madje edhe i shqetësuar për reputacionin e doktorit. Ai madje ia qan hallin se artikulli do bëhej viral dhe se doktori do dëmtohej, pasi ishte person publik.

Doktori Boçi pas bisedës në “Facebook” ku gazetari i rremë i kërkon 6 mijë euro, i drejtohet policisë, e cila e përfshin në aksion për kapjen e kërcënuesit. Gjatë  dorëzimit të parave që policia i printoi nga ‘google’, rezultoi se gazetari i rremë ishte Mario Kodra, një 22-vjecar nga Pogradeci, i cili deklaroi menjëherë pasi i hodhën prangat se kishte sajuar gjithçka për shkak të vështirësisë ekonomike.

Gazeta “Si” po zbardh pjesë nga dosja e bisedës mes “gazetarit” dhe mjekut, referuar këqyrjes në internet në adresat e “Facebook” të kryer nga laboratori i kriminalistikës. Aty jepet i plotë kërcënimi i gazetarit nga njëra anë dhe shuma që ai kërkon, në shkëmbim të mos shpërndarjes së fotografive që ai i kishte montuar.

Gentian Tahiri: Përshëndetje. Zoti Boci, jam gazetar i portalit Blitz si dhe gazetar në disa portale të tjera. Nëse keni pak kohë ju lutem

Besim Boçi: Përshëndetje

Gentian Tahiri: Nëse keni pak privatësi, pasi mund t’ju rëndoj pak, ditën e nesërme është në plan të botohet një artikull shumë shqetësues për ju.

Besim Boci: Për çfarë bëhet fjalë? Në gazetë? Portal?

Gentian Tahiri: Janë disa informacione që kanë mbërritur dhe pritet të bëhen 2 apo tri publikime në vijim. Më lejoni t’ju çoj një demo të artikullit, ju lutem

Besim Boçi: Informacione për çfarë?

Gentian Tahiri: Një moment ju lutem

Prokuroria thotë referuar materialit të policisë se në këtë çast gazetari i rremë i poston një fotografi të një shtetaseje, të cilën mjeku e njeh vetëm si pjesë e personelit mjekësor, por që nuk ka asnjë kontakt apo njohje me të. Gazetari paralajmëron se titulli i shkrimit do ishte “kapet mat shefi i ORL”

Gentian Tahiri: Artikulli nuk është botuar akoma

Besim Boçi: Kush portal e boton?

Gentian Tahiri: Blitz.al dhe më pas edhe disa të tjera. Meqë është çështje shumë e prekshme, më duhet t’ju njoftoj se ka shumë mundësi edhe për të mos u botuar, pasi ju jeni edhe njeri publik dhe e dini sa shpejt hapet lajmi. Dhe besoj mund ta kuptoni vetë.

Besim Boçi: Takohemi nesër

Gentian Tahiri: Nuk mund të bëjmë asnjë lloj takimi apo telefonate. Çështja rregullohet vetëm nëpërmjet një shume. Të konsiderueshme, pasi e kuptoni, nuk është punë vetëm e një personi.

Besim Boçi: Flasim nesër, takohemi

LEXO EDHE:  SHBA/ Uashingtoni kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares kineze, Gao Yu

Gentian Tahiri: Më vjen keq, nuk mund të takohemi. E lëmë me kaq bisedën nëse dëshironi

Besim Boçi: Po kush e do këtë shumë?

Gentian Tahiri: Tani flasim pa doreza sepse edhe unë duhet të jap një njoftim për vete. Nëse do biem dakord, anulohet publikimi i nesërm. Ndoshta është shumë e papërshtatshme për ju dhe kjo lloj manovre nuk bëhet për këdo. Por ju jeni personalitet dhe nuk është në interes të askujt prishja e imazhit. Fillimisht duhet të biem dakord dhe më pas ju shpjegoj detajet. Më falni se nuk kam edhe shumë kohë.

Besim Boçi: Po për çfarë të biem dakord me sms

Gentian Tahiri: Atëherë, shuma duhet të jetë 6 mijë euro. Nëse bini dakord mund të presim gjer të enjten dhe më pas do bëhet një shkëmbim me dikë. Informacionet nuk janë askund tjetër dhe më pas fotografitë do fshihen.

Besim Boçi: Takohemi nesër dhe flasim

Gentian Tahiri: Zoti Boçi më duket se nuk po e kuptoni. Nuk mund të takoj askënd

Besim Boçi: Po nëse nuk takoj askënd, kush do ta marrë shumën?

Gentian Tahiri: Do i flasim këtu detajet nëse bini dakord, ma bëni të qartë tani se ju thashë duhet të bëj edhe unë njoftimin tim.

Besim Boçi: Parimisht jam dakord

Gentian Tahiri: Atëherë nuk do botohet artikulli nesër, maksimumi ju thashë do pritet deri të enjten, por nëse e siguroni shumën mund ta mbyllim edhe nesër dhe ju them për detajet.

Besim Boçi: OK

Gentian Tahiri: Do bëni një takim disasekondësh me dikë vetëm për dorëzimin nëse më kuptoni. Ta lëmë për të enjten apo nesër?

Besim Boçi: Të enjten, nuk jam gati nesër

Gentian Tahiri: Shuma do jetë në dorë, besoj e kuptoni , ju kontaktoj të enjten atëherë. Do ju sugjeroja mos të bëni shumë lëvizje, pasi janë disa që ju janë vënë mbrapa. Pasi të mbyllim punën do ju jap më shumë informacion. Ju kërkoj shumë falje për shqetësimin dhe pres mirëkuptimin tuaj maksimal.

Besim Boçi: Faleminderit

Pas këtij komunikimi thonë burimet e Gazetës “Si”, mjeku i njohur nuk ka hezituar aspak t’i drejtohet policisë dhe t’i dorëzojë komunikimin. Njëkohësisht policia e ka inkurajuar mjekun të vazhdojë bisedën për të caktuar takimin e radhës me gjobëvënësin, i cili i ka thënë se dorëzimi do kryhej në afërsi të Librit Universitar. Pikërisht aty, teksa mjeku kallëzues po i jepte një shumë letrash të printuara që ngjanin si euro, ka ndërhyrë grupi i agjentëve të krimeve dhe kanë kryer arrestimin. 22 vjeçari tashmë do të përballet me Gjykatën për akuzën e shtrëngimit për dhënie pasurie me anë të kanosjes , raporton gazeta t“Si”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Dokument/ “Legal Studio” është 100% pronë e Henri Çilit dhe zyrë e UET për akte juridike, bankare e dorëzani pasurore

Publikuar

-

Nga

Ditën e prangosjes së Henri Çilit; të punësuarit e tij pedagogë në UET, publikuan një “Letër të hapur”, me mesazhin “sqarues shkencor”, se pronari i tyre ishte “mbyllur padrejtësisht brenda qelisë.

Në deklaratën publike, me një leksion shumë të dobët sqarues; shtabi i pedagogëve, deklaroi se prangosja e Henri Çilit, nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET, mirëpo Henri (Naimi) është pronari “de jure” i këtij universiteti, sepse “de fakto” e ka shitur me peng-lënie bankare për 2 milionë euro.

Edhe mund t’i besonim pedagogët e UET, që thonë se Henri Çili nuk është prangosur për pazare në emër të EUT, por të firmës “Legal Studio shpk”; e cila, sipas tyre ka veprimtari të pavarur e pa asnjë lidhje me UET.

Mirëpo pedagogëve që mashtruan publikisht, për të pastruar profilin e “beut” të tyre; po iu kujtojmë, se sipas dokumenteve të QKB, biznesi “Legal Studio shpk” është strukturë e kompanisë “European Education Initiative shpk” dhe 100% në pronësi të Henri Çilit, me adminstrator vëllain e tij, Mario Çili, krijuar në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Shantazh prokurorëve/ Dosja 339 “çmend” Donika Prelën

LEXO EDHE:  Propozimi i Veliajt për Teatrin/ Gazetari e nxjerr zbuluar

(Nuk) e dimë se çfarë niveli logjik mund të kenë profesorët e UET, që “zbuluan” se biznesi UET, nuk ka lidhje me filial-biznesin e tij “Legal Studio shpk”, të dy 100% në pronësi të Henri Çilit; por kësaj i thonë: “Gjuha, nuk ka asnjë lidhje me buzët”.

Madje, 3 nga akuzat, për të cilat është prangosur “beu” i UET, janë objekt të biznesit “Legal Studio shpk” në pronësi të Çilit, si pjesë strukture ekonomiko-financiare e këtij biznesi:

1. Negocimi e përfaqësimi, në gjykata dhe institucione shtetërore, ose private.

2. Ushtrim i do lloj aktiviteti tregtar, pasuror, noterial, financiar e bankar.

3. Përfaqësim si dorëzanës pasuror, për çdo rast që vlerësohet i dobishëm apo i nevojshëm, për arritjen e qëllimeve të kësaj shoqërie.

Nëse “Prof. Dr.” të UET; qoftë dhe nga ata, që e kanë marrë gradën tek ndjesë pastë universiteti “Kristal”; madje edhe familjarë të atyre që do shpëtonte Çili nga burgu; kanë ndonjë “sqarim shkencor” më bindës, le ta publikojnë./Pamfleti

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Stop” / Aplikoi për zjarrfikës, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë!

Publikuar

-

Nga

Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” portalin e Bashkisë Kamëz. Më datën 9 janar 2020, u shpall një vend i lirë pune për asistent zjarrfikës dhe si afat, për të dorëzuar dokumentacionin, ishte data 19 janar. Pas disa ditësh qytetari mësoi, se fitues i portalit ishte Alket Rapi.

Por në datën 4 shkurt u shpall një tjetër mundësi për një tjetër vend pune, sërish zjarrfikës.Aplikimi mbyllej në 14 shkurt, por fituesi ishte shpallur një ditë më parë, në 13 shkurt.

Gazetarja iu drejtua bashkisë së Kamzës dhe kryetarit Rakip Suli.Ky i fundit fillimisht e quajti një problem ordiner shqetësimin në fjalë. Por më pas Suli thërret në zyrë drejtuesin e burimeve njerëzore dhe atë të zjarrëfikëseve, për të sqaruar procedurën. Megjithatë, pas këmbënguljes së gazetares, kryebashkiaku i Kamzës, thërret në zyrë dy drejtuesit,

Burimet njerëzore dhe drejtorin e zjarrfikëses, për të sqaruar të gjithë procedurën. Pasi shpjegojnë gjithë ngatërresën, drejtorët kërkojnë ndjesë dhe premtojnë të rihapin konkursin, që denoncuesi të mund të aplikojë për vendin e punës.

LEXO EDHE:  Kujdes! Ndalohet të bësh fotografi në këto vende

LEXO EDHE:  SHBA/ Uashingtoni kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares kineze, Gao Yu

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali me garën për kreun e AMA/ Asnjë kandidat nuk plotëson kriteret

Publikuar

-

Nga

Syri.net ka siguruar një memo të Kuvendit të Shqipërisë, nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve, dërguar kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fatjona Dhimitri.

Aty jepen të dhëna për katër kandidaturat për kryetar të AMA-s. Të katër personat janë njerëz me lidhje të forta me pushtetin. Jo vetëm kaq, por në memo shihet se ata nuk plotësojnë kriterin kryesor, atë të përvojës në punë, referuar librezës së punës.

Sipas ligjit për mediat audivizive, ata duhet të kenë eksperiencë pune dhjetë vite në fushën e medias, ose fusha të ngjashme me të.

Maklen Misha rezulton se ka tetë vite punë e një muaj të plota në librezë. Edhe pse është diplomuar në vitin 2006, ai ka paraqitur gjoja si eksperiencë pune një kontratë për përkthime, nga viti 2003 deri në vitin 2005, e cila nuk njihet si vite pune.

Edvin Kukunja ka vetëm katër vite dhe 7 muaj eksperiencë pune.

Fatjon Hoxhalli po ashtu ka vetëm gjashtë vite pune sipas librezës së punës. Ai ka marrë një vërtetim sikur ka qenë bashkëpunëtor i një qendre, të quajtur Agenda. Sërish ai thotë se ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm gjatë kohës që ishte student.

Kurse Denis Dedej është diplomuar në vitin 2016. Pavarësisht kësaj, ai thotë se 7 vite e nëntë muaj punë sipas librezës së punës. Sërish ai nuk e plotëson kushtin ligjor. Megjithatë ai ka marrë një vërtetim që thotë se ka qenë konsulent i jashtëm i gazetës Koha Jonë për 3 vite, një dekadë përpara se të diplomohej.

LEXO EDHE:  SHBA/ Uashingtoni kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetares kineze, Gao Yu

LEXO EDHE:  Kampi-burg i Al Hawl, mbi 80 shqiptarë të bllokuar/ Gazetari zbulon vendndodhjen

Të katër po ashtu janë ‘ushtarë’ të qeverisë dhe sidomos me lidhje me Erion Veliajn dhe Endri Fugën.

— Denis Dedej, drejtor për Komunikimin në Bashkinë Tiranë, prej vitit 2016.

— Edvin Kukunja, ish-këshilltar ligjor në Ministrinë e Arsimit, prej vitit 2018 me të njëjtën detyrë në Ministrinë e Drejtësisë.

— Fatjon Hoxhalli, në vitin 2019 ishte këshilltar i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe prej vitit 2016 deri në 2019 këshilltar i Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi.

— Maklen Misha, prej vitit 2019 këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, në periudhën 2015-2018 këshilltar për komunikimin publik i Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Në periudhën 2011-2013 pjesë e grupit të punës që hartoi programin e punësimit në Partisë Socialiste. Ish-këshilltar i Edi Ramës kur drejtonte Bashkinë Tiranë. Bashkëthemelues në vitin 2008 i “Lëvizjes G99”.

LEXO TE PLOTE