Connect with Us

Video/ Shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni treni, evakuohen banorët

Bota

Video/ Shpërthim i fuqishëm pranë një stacioni treni, evakuohen banorët

Publikuar

-

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pasditen e somte në afërsi të stacionit të trenit në Paris, Gare de Lyon.

Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë pranë Gare de Lyon pas tensioneve mes kundërshtarëve të koncertit Fally Ipupa në Bercy dhe policisë.

Policia franceze bëri evakuimin e stacionit dhe paralajmëroi njerëzit që të shmangin zonën.

Ndërkaq, një dëshmitat ka shpërndarë dhe një video nga momenti i shpërthimit ndërsa shkruan: Për të gjithë ata që pyesin veten se çfarë po ndodh në Gare de Lyon, ka demonstrues që djegin skautët përgjatë rrugës.”

Gare de Lyon është stacioni i tretë më i ngarkuar në Francë me rreth 90 milion pasagjerë që kalojnë çdo vit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tarifa ndaj mallrave serb/ BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian mirëpriti vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifave në importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj malrave serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha në një komunikatë se Brukseli po pret të mësojë më shumë hollësi, por e mirëpret vendimin si një hap të parë që mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, raporton radioja amerikane VOA.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se do të fillojë heqjen e kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  “Luftë me policinë”/ Publikohet videoja e vrasjes së grabitësit në Fier

LEXO EDHE:  Sarandë/ 4 hektarë drurë dhe shkurre nën flakë

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti dhe se qëndrimi amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

LEXO TE PLOTE

Bota

Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi/ E prekur një 36-vjeçare që vinte nga Italia

Publikuar

-

Nga

Konfirmohet rasti i katërt me koronavirus në Greqi.

Mësohet se një 36 vjeçare, banore e Athinës është prekur nga koronavirusi banore e Athinës.
Sipas mediave greke, 36-vjeçarja raportohet se kishte udhëtuar në Itali kohët e fundit.

Ajo kishte shfaqur simptoma gripi të lehtë, pa komplikacione, e tashmë ndodhet në spitalin e Athinës “Atikon”.

Kujtojmë se 3 personat e tjerë të prekur janë 2 gra dhe një fëmijë, që më herët kishin udhëtuar në Itali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Frika nga koronavirusi/ Bien sërish tregjet amerikane dhe evropiane

Publikuar

-

Nga

Tregjet e aksioneve në të gjithë botën shënuan një rënie të ndjeshme sërish të enjten, dita e katërt me radhë shoqëruar me rënie për shkak të frikës nga përhapja në rritje e koronavirusit të ri dhe efektit të saj në tregtinë globale.

Tregjet evropiane shënuan një rënie me rreth 3 për qind në tregtinë e pasdites vonë, ndërsa tregjet kryesore të shkëmbimit në Nju Jork u ulën me rreth 2 për qind më herët gjatë ditës. Edhe tregjet aziatike ofruan një situatë të trazuar ditën e enjte.

Zyrtarët amerikanë të Shëndetit kanë paralajmëruar për përhapje të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa deri tani është raportuar një numër rastesh relativisht i vogël në vend. Rënia në tregjet amerikane u vu re edhe disa orë pas komenteve të Presidentit Donald Trump të mërkurën në mbrëmje i cili tha se rreziku për SHBA-në është “shumë i ulët”.

LEXO EDHE:  Banesa 5 katëshe përfshihet nga flakët

LEXO EDHE:  Witherspoon e zjarrtë në NY

Zoti Trump emëroi Nënpresidentin Mike Pence të mbikëqyrë përpjekjet e qeverisë për të luftuar përhapjen e virusit në vend./VOA

LEXO TE PLOTE