LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

UET shfajësohet/ Arrestimi i pronarit tonë s’ka lidhje me ne

28 Shkurt 2020, 13:34, Aktualitet CNA
UET shfajësohet/ Arrestimi i pronarit tonë s’ka lidhje me ne

Pas arrestimit të pronarit të UET, Henri Çili, ka reaguar profesorati i këtij univeristeti.
Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, rektorati sqaron se ndalimi i Henri Çilit nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

Sipas profesoratit, thirrja nga Drejtësia e Çilit ka të bëjë me dhënien e sqarimeve mbi ?Legal Studio? që është entitet i pavaruar nga UET.

?Në interes të informimit të drejtë publik, Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës sqaron se ndalimi i z. Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet. Performanca ekselente i ka dhënë këtij Universiteti statusin e një aktori publik me rëndësi kombëtare dhe më gjerë, ndaj ne si anëtarë të Senatit Akademik reagojmë me indinjatë ndaj pasaktësive, spekulimeve ose dashakeqësive në raportimin e ngjarjes së sotme, duke sqaruar se thirrja e z. Cili në organet e drejtësisë lidhet me dhënien sqarime mbi Legal Studio shpk, i cili është një entitet krejtësisht i pavarur nga Universiteti Europian i Tiranës. ? ? thuhet në qëndrimin e Senatit të UET, i cili është firmosur në unanimitet nga të gjithë anëtarët./CNA.al

Lajmet e fundit nga