Connect with Us

U plagos në shkëmbimin e zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Si është gjendja shëndetësore e efektivit të FNSH

Kronika

U plagos në shkëmbimin e zjarrit me Fatmir Kolecajn/ Si është gjendja shëndetësore e efektivit të FNSH

Publikuar

-

Punonjësi i FNSH-së që u plagos ditën e djeshme gjatë shkëmbimit të zjarrit në aksionin për kapjen e Fatmir Kolecajt, është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe jashtë për rrezikut për jetën.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Brendshme, e cila njofton se Sandër Lleshaj së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliun, vizituan punonjësin e FNSH-së në spitalin e Traumës.

Ministri i ka ofruar efektivit çdo ndihmë të nevojshme më të specializuar, ndonëse fatmirësisht ai nuk ka asnjë rrezik për jetën.

LEXO EDHE:  I riu plagoset me armë brenda banesës/ Policia në ndjekje të autorit

Punonjësi i FNSH-së u plagos në këmbë gjatë një operacioni për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili disa ditë më parë vrau vëlla e motër në Rrëshen. Policia ishte në aksion për ndalimin e të kërkuarit për rreth 45 orë, e si pasojë e rrethimit në një banesë, ai vrau veten./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina del nga rruga/ Përplas për vdekje 23 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Lezhë/ Shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit pasditën e sotme.

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përplasur për vdekje një 23 vjeçar. I riu ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Autoritet kanë mbërrtiru në vendin e ngjarjes e po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

500 euro për transportin e sirianëve/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  Aksident në autostradë/ Makina përfundon në kanal, dy të plagosur

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në mes të qytetit/ Një i plagosur

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

LEXO EDHE:  I riu plagoset me armë brenda banesës/ Policia në ndjekje të autorit

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Tre të vdekur, mes tyre dy fëmijë të mitur

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE