Connect with Us

Tubimi i thirrur nga Meta/ Rama: Nuk kam luksin të merrem me të, ai ka më shumë se një shtëpi

Politikë

Tubimi i thirrur nga Meta/ Rama: Nuk kam luksin të merrem me të, ai ka më shumë se një shtëpi

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot lidhur me tubimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars.

Rama u përgjigj se nuk do të merret me presidentin i cili ka edhe më shumë se një shtëpi, por do të ketë në fokus rindërtimin.

“Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që presin të hyjnë në shtëpi. Për ata jam unë këtu jo thejsht ne kete konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën,Unë nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës jo për të sigurua donatorët por për të siguruar taksapaguesit shqiptarë “, tha Rama.

LEXO EDHE:  Arritja e marrëveshjes/Aleati i Bashës merr menjëherë vendimin për Kolegjin Zgjedhor

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët që kanë humbur shtëpitë do të marrin banesa shumë herë më të mira se ato që janë shembur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arrestimi i Henri Çilit/ Kryeprokurori Çela: Frytet e prokurorisë së pavarur

Publikuar

-

Nga

Kryeprokurori Olsian Çela ka reaguar pas arrestimit të pronarit të UET, Henri Çili.

Sipas Çelës ky është fryt i prokurorisë së pavarur.

“Puna e prokurorisë, frytet e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”, u shpreh Çela pyetur nga gazetarët gjatë analizës vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbajtur në Vlorë.

LEXO EDHE:  Rama ngre grupin e punës/ Shkarkime në 500 institucione

LEXO EDHE:  Ish-aleatja e Ramës, tregon si funksionon në administratën e Rilindjes

Kujtojmë se Çili u arestua mëngjeisn e  sotëm pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata. Shoqërimi i Çilit është bërë pasi dyshohet për mashtrime të mëdha dhe një skemë fajdesh dhe korrupsioni me gjyqtarët, për lirimin e të dënuarve të bandës së  Lazaratit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skemë korrupsioni për lirimin e të dënuarve nga burgu/ Në pranga edhe ish-kandidati për deputet, zbulohet emri

Publikuar

-

Nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vënë në pranga pronari i UET, Henri Çili, pasi akuzohet si i përfshirë në një skemë korupsioni në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë, mësohet se edhe rreth 40 persona të tjerë janë arrestuar nga policia.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi të nisur në shtator të 2019 për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ku në fokus ishin disa persona nga Përmeti dhe Lazarati,  dhe ka çuar në zbulimin e një tentative për të zbutur dënimin me burg përjetë për Arbion Alikon, nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-efektivit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat. Për këtë vrasje vëllai i tij është dënuar me 17 vite e 6 muaj burgim.

Ndërkohë, CNA.al mëson se mes personave të arrestuar është edhe Seit Fishta, ish kandidat për deputet në Shkodër.

LEXO EDHE:  Arritja e marrëveshjes/Aleati i Bashës merr menjëherë vendimin për Kolegjin Zgjedhor

LEXO EDHE:  Rama ngre grupin e punës/ Shkarkime në 500 institucione

Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm  në tokë publike të 9 objekteve pallate në zonën bregdetare të Velipojës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Propozimet e PD, të “ashpra”. Nuk mund të plotësohet çdo gjë që do të kërkojmë

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari thotë se propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore në disa raste kanë qenë të “ashpra” teksa thekson se disa prej tyre patjetër që do të implementohen.

Hajdari u shpreh se nuk mund të shkojnë në tryezë duke menduar se çdo gjë që do të kërkojmë, do të plotësohet.

“Të gjitha propozimet duhet të kenë afatgjatësi, që të kemi një qëndrueshmëri në mënyrën se si i bëjmë zgjedhjet në Shqipëri. Unë mirëpres propozimet e të gjitha palëve dhe do të shikojmë më pas vijën e mesme. Tryeza nuk mund të plotësojë kërkesat e vetëm njërës palë. Gjithçka varet nga vullneti politik. Nëse duam Reformë Zgjedhore që mos të pengojë integrimin e vendit, duhet të punojmë fort. Nuk mund të vijmë në tryezë duke menduar se çdo gjë që do të kërkojmë, do të plotësohet. Duhet të mos gjejmë alibi për ta prishur këtë tryezë. Duhet të lëshojmë pak në të mirë të vendit”, u shpreh Hajdari në studion e A2.

LEXO TE PLOTE