Connect with Us

Tarifa ndaj mallrave serb/ BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës

Kosova & Rajoni

Tarifa ndaj mallrave serb/ BE-ja mirëpret masat e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

Bashkimi Evropian mirëpriti vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifave në importet e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si hap i parë drejt heqjes së tërësishme të tarifave ndaj malrave serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha në një komunikatë se Brukseli po pret të mësojë më shumë hollësi, por e mirëpret vendimin si një hap të parë që mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një mundësi për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, raporton radioja amerikane VOA.

“Është humbur shumë kohë. Besimi duhet të rikthehet urgjentisht. Serbia dhe Kosova duhet të krijojnë një mjedis të favorshëm që bisedimet të rifillojnë në dobi të të dyjave”, thuhet në komunikatë në të cilën theksohet se shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është i gatshëm të luajë rolin e tij si lehtësues i bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se do të fillojë heqjen e kushtëzuar të tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, që u vendosën në nëntor të vitit 2018 në shenjë kundërvënieje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Prokurorin Special të Maqedonisë mund ta emërojnë SHBA dhe BE

Ai tha se nga 15 marsi do të hiqen tarifat në lëndën e parë si shenjë e vullnetit të mirë dhe nëse Serbia i jep fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, më 1 prill do të hiqen tërësisht tarifat për një periudhë 90 ditëshe.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten mbrëma se Shtetet e Bashkuara nuk i mbështesin masat gjysmake të kryeministrit Albin Kurti dhe se qëndrimi amerikan është që tarifat duhet të hiqen tërësisht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Heqja e pjesshme e taksës 100%/ Veseli akuzon Kurtin për vjedhje idesh

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veseli akuzon se Kurtin se i ka vjedhur idenë dhe i kërkon që të paktën të respektonte të drejtën e autorit.

Ai pretendon se pikërisht këtë ide e ka propozuar në janar të vitit 2019, por thekson se kryeministri aktual e pati refuzuar në atë kohë.

“Si opozitar, ishte në gjendje ta digjte Kosovën dhe të përdorte dhunë dhe jetë të rinjsh idealistë për të ardhur në pushtet. Sot, kur udhëheq Qeverinë, ideali i tij po shihet se është vetëm mbajtja e pushtetit. Duke u shantazhuar, po e djeg veten më shpejtë sesa që kanë pritur të tjerët.

LEXO EDHE:  Eurodeputetja franceze Bilde e thotë troç/ Zgjedhjet e 30 Qershorit bllokuan integrimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Prokurorin Special të Maqedonisë mund ta emërojnë SHBA dhe BE

E mendonte veten si më të mençurin dhe më të fortin; sikur të ishte vetë Kosova. Po del që është edhe i padijshëm, edhe i dobët, edhe mashtrues, dhe që Kosova në krye me të mund të rrezikohet seriozisht”, nënvizon Veseli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës/ Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbë.

Haradinaj e quan kurtin mashtrues, teksa shprehet se u dorëzua para Serbisë.
Sipas Haradinajt, ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.

“Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, shkruan Haradinaj në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet e parakohëshme/ Zyrtarizohet koalicioni i parë parazgjedhor maqedono-shqiptar

Publikuar

-

Nga

Lidhja Socialdemokrate (LSDM) dhe Lëvizja “BESA” kanë zyrtarizuar marrëveshjen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për 12 prill në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtarizimi i koalicionit parazgjedhor, raporton media gjermane DW:  vjen pasi liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Bilal Kasami i harmonizuan qëndrimet rreth programit dhe për bartësit e listave zgjedhore. Është hera e parë që dy parti politike nga bloku politik maqedonas dhe shqiptar zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, ndaj arritja e kësaj marveshjeje vlerësohet si akt historik në Maqedoninë e Veriut. Në Deklaratën për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit theksohet, se ajo firmoset në frymën e ndërtimit të besimit dhe së ardhmes së përbashkët evropiane dhe respektimin e vlerave qytetare, identike me vlerat evropiane.

”Arritja e koalicionit parazgjedhor është një moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministri, Zoran Zaev.

 “Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarësojë edhe në Bashkimin Evropian”, vlerësoi, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes “BESA”.

“Sa u përket partive të tjera shqiptare dhe koalicioneve, dua t’ia bëj me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, paralajmëroi ndërkaq Zaev.

LEXO EDHE:  Eurodeputetja franceze Bilde e thotë troç/ Zgjedhjet e 30 Qershorit bllokuan integrimin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Merkel: Refugjatët duhet të shpërndahen në BE

Ndërkohë që lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, tha se mundësitë  për koalicionin parazgjedhor me ndonjë nga paritë shqiptare janë të vogla, pas shembullit të koalicionit të zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Lëvizjes “BESA”-ës, i pyetur nëse do të ketë ndonjë nga partitë shqiptare në koalicionin e tyre, Mickoski është përgjigjur se për momentin gjasat janë të vogla, ndërsa në komentin për koalicionin e zyrtarizuar midis LSDM-së dhe Besës është përgjigjur shkurt.  “Me fat të mirë”.

Aktin e mësipërm analisti, Ilir Luma, e cilëson si gabim dhe përpjekje për të fituar ndonjë kandidaturë parlamentare kolaicionin e nënshkruar…

 

LEXO TE PLOTE