Connect with Us

Superdekreti që po paralajmëron Presidenti

Politikë

Superdekreti që po paralajmëron Presidenti

Publikuar

-

E kush nuk ka parë reklamat që anunçojnë shfaqjet teatrale dhe trajlerat e filmave në pritje!?

Të gjitha synojnë që të ngjallin kuriozitetin e turmës. Është turma ajo që ble biletat dhe mbush sallat.

Kjo po ndodh me Presidentin!

Prej ditesh ka njoftuar dhe ka thirrur popullin për një takim në mbrojtje të Kushtetutës.

Nuk komentojmë këtu sesa të ndjeshëm janë treguar shqiptarët të paktën në 20 vitet e fundit ndaj Kushtetutes, por suspansi me të cilin po shoqëron Presidenti pritjen e datës 2 Mars, nuk kalon dot pa koment.

Presidenti arsyeton shkeljet e Kushtetutës nga mazhoranca dhe nuk është se arsyeton gabim.

Presidenti thërret popullin në protestë në mbrojtje të Kushtetutës dhe këtu as ai ashtu si edhe ne, nuk merakoset shumë të vlerësojë ndjeshmërinë historike të Shqiptarëve ndaj Kushtetutës.

Presidenti flet gjatë për të gjithë aktorët dhe personazhet e përfshirë sipas tij në shkeljen e Kushtetutës.

Presidenti flet gjatë dhe duket së është shkëputur prej kohësh nga fjalitë lakonike, të shkurtra dhe me fare pak fjalë që kanë qënë karakteristike tek politikani i dikurshëm Ilir Meta.

Ai argumenton gjatë dhe i përgjigjet çdo pyetjeje për atë që ai e quan shkelje të Kushtetutës dhe ata që i quan shkelës të Kushtetutës.

LEXO EDHE:  "Të vendosur deri në fund!"/ Presidenca sqaron tubimin mbarëpopullor të Metës

Por Presidenti nuk tregon se çfarë dekreti do firmosë në datën  2 Mars.

Nxit kurizotetin e turmës duke i ftuar në një shfaqje për të cilën duhet të paguajnë veç biletën e transportit drejt Tiranës.

Por si në çdo reklamë, edhe ai anunçon veç që do firmosë një dekret, por mban sekret dekretin.

Lajmëron shfaqjen, por sigurisht ndjek rregullin, nuk tregon finalen.

Por ndryshe nga një shfaqje filmi kinematografik, Presidenti nuk do të shesë bileta.

Presidentit i duhet salla plot. I duhet populli në sallë që të përdorë sallen për qëllimin e tij.

Ndaj deri atë ditë i duhet t’i habisë të gjithë duke premtuar superdekretin.

Në fakt ka një dekret afati i të cilit piqet në datë 2 Mars.

Eshte dekreti për kthimim e ligjit që autorizon betimin tek noteri për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kur Presidenti refuzon të organizojë seancën e betimit.

Atë dekret do firmosë në 2 Mars!

Nuk ka asnjë superdekret në datë 2 Mars. Ndaj është e kotë sjellja e këtyre ditëve e Metës si “Super-President”.

Në 2 Mars presidenti do nxjerrë një dekret të zakonshëm për kthimin e një ligji për rishqyrtim në Kuvend.

Dhe dekrete si ky, Presidentet e këtij vendi kanë firmosur që prej ditës që ky vend ka të tillë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. XHulio

    28 Shkurt, 2020 at 7:26 pm

    I semure psiqik, me nje rekord hajduterish dhe shantazhesh.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta bën paralajmërimin e fortë/ Zero shqetësim për dy marsin, alert për grupin puçist 

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim për manifestimin e 2 marsit.

Gjatë një deklarate për mediat, ku denoncoi të tjera akte që sipas tij janë prova të grushtit të shtetit, Meta theksoi se të vetmit që duhet të jenë në alert nga 2 Marsi, janë puçistët.

“Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më demokratik. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nuk do të kishte ndonjë sekret të madh për të thënë se kemi një problem të madh se pjesëmarrja do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e lartë. Të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim dhe do të japim. Nuk është sekret se me dhjetëra qytetarë amerikanë kanë mbërritur për të marrë pjesë në manifestimin. Shumë shqiptarë kanë ardhur dhe janë duke ardhur, mes tyre dhe shumë personalitete që do të japin mesazhe. ALERT ka vetëm grupi puçist”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Henri Çili “peshku i madh” i drejtësisë?/ Meta nuk habitet: Pres të arrestohen edhe Zheji dhe Lubonja

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe në lidhje me arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Ndërsa u pyet nga gazetarët nëse Henri Çili është një ndër të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” të drejtësisë, Meta tha se “Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet me drejtësinë, pavarësisht situatës në të ciliën jemi, situatë që detyron presidentin të thirë popullin të japë mendimin e tij”.

Por, më tej, Meta nuk nguroi sërish të sulmojë qeverinë, ndërsa me ironi tha se “Por nuk do të habitesha sikur nesër të dëgjoni që Zoti Fatos Lubonja apo Artur Zheji u arrestuan sepse dyshohet se janë organizatorë të “Kamorra-s” dhe “Ndrahgheta-s”. Apo nëse do dalin të thonë se dy persona me koronavirus janë parë te pallati pranë Presidencës”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mashtrime skandaloze nga Kuvendi”/ Meta denoncon të tjera akte të shkeljet së Kushtetutës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me pr.ligjin që anashkalon presidentin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, presidenti Ilir Meta tha se Kuvendi ka kryer mashtrime skandaloze.

Sipas tij, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në përgjigjen e tij, e cilëson si antikushtetues pr.ligjin në fjalë.

Po ashtu, ai tha se “Komiteti Shqiptar i Helsinkit”, shprehet se betimi është një akt solemn që kërkon prezencën e personit që betohet për zbatimin e Kushtetutës.

Projektligji shmang një kompetencë ekskluzive, që Kushtetuta ia ka akorduar presidentit”-tha Meta.

Po ashtu, Meta tha se Kuvendi ka gënjyer, në deklaratën se për këtë pr.ligj, ka marë mendimin e institucioneve.

“Prova të reja për mashtrimet skandalozve të Komisionit të Ligjeve dhe Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi në datë 21 shkurt 2020 ka miratura ligjin për një shtesë në ligjin për Gjykatën Kushtetuese për të ndryshuar ligjin për betimet që duhet të bëhet vetëm para presidentit. Në raportin e Komisioni për ccështjete ligjore ku është shqyrtuar ky projekt ligj relatohet se ndryshimet për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetuese i është përcjellë disa institucioenev dhe Ministrisë së Padrejtëssë. Ajo thotë se është ngritur një grup pune me asistencën e EURALIUS. Një ditë para votimit presidenti kërkoi informacion pranë këtyre institucioeneve. Helsinki i ka kthyer përgjigje Kuvendit. Ai ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj, ka vlerësuar se betmi nuk mund të bëhet në formën të shkruar si një akt solemn që kërkon prezencën fizike para kreut të shtetit. Forma shkresore, nuk ësjhtë tipike për aktet ceremoniale për funksionarët dhe shmang kompetencën ekskluzive të presidentit.

LEXO EDHE:  Topalli del me një forcë të re politike?/ Ja si përgjigjet ish-kryeparlamentarja

LEXO EDHE:  "Të vendosur deri në fund!"/ Presidenca sqaron tubimin mbarëpopullor të Metës

Shkolla e Magjistraturës nuk e ka vlerësuar të shfaqë mendim lidhur me këto ndryshime.

Kryetari i KED ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesë ndaj tij, edhe këtu del një tjetër gënjeshtër

Institituti i studimeve politike ka dhënë një opinion elektronikisht duke thënë se betimi me shkresë, dobëson intstitucionin e presidentit Kuvendit dhe hap mundësi për abuzime duke u bërë burim krize. Ata kanë vlerësuar se kjo ndërhyrje nuk është ndihmuese për zgjidgjen e krizës. Sipas këtij intstituti kjo nismë nuk përputhet me situatën politike në vend dhe kushtetutën.

KLGJ informon se nuk i është kërkuar mendim për këtë ndryshim dhe nuk ka dhënë mendim.. Prapë një gënjeshtër tjetër

KLP thotë se nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi për këto ndryshime

Qeëndra respulbika thotë se nuk i ka thyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës përgjatë këtyrekogëve

Sorros thotë se për shkak të pamundësisë për t’u përgjigjur nuk ka dërguar përgjigje për këto ndryshime

Euralius ka marrë kërkesën zyrtare të presidentit nuk ka pasur mundësi të kthejë përgjigje, por nëkëtë rast me qetësi dhe dashuri.

Komisioni i Ligjeve në raport rezulton se ka përcjellë një informacion të gënjeshtërt duke përmendur në raportin e tij, dy ligje”, u shpreh Meta.

Më tej, ai tha se “Kjo është një manover e pacipë e  e këti sekti kriminal. Deklarata se kanë marrë mendimin e institucioneve, është gënjeshtër. Nuk është marë mendimi i institucioneve. Këto janë bërë për të mashtruar opinionin publik për finalizmin e grushtit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE