Connect with Us

Shpërthen lënda plasëse në një automjet në Tiranë

Politikë

Shpërthen lënda plasëse në një automjet në Tiranë

Publikuar

-

Një automjet ka shpërthyer gjatë orëve të vona të natës në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr.
Sipas policisë në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fevziu i dhuron stilolaps/ Meta puth live Kushtetutën dhe ia fal moderatorit

Publikuar

-

Nga

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhuruar mbrëmjen e sotme në emisonin e tij një stilolaps të personalizuar presidentit Ilir Meta.

“Ne të kemi dhuruar një stilolaps, që është përgatitur me portretin e Skënderbeut, stemën e Republikës, me emrin e Opinion dhe me siglën tuaj”, tha Fevziu, ndërsa e pyeti nëse do ta firmosë me këtë stilolaps dekretin e 2 marsit.

Meta deklaroi se në mos dekretin e 2 marsit, një dekret tjetër të rëndësishëm do ta firmosë. Në këmbim të kësaj dhurate, moderatori i ka kërkuar një kopje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Kreu i Shtetit pas një hezitimi ia fali.

“Do duhet ta mbash në një vend të nderuar dhe gjithë shqiptarët do e kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre, gjermanët Kushtetutën e tyre, do bëhemi ai vend që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu dhe jo të shkëlqejnë në vendet e tjera të botës. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë”, nënvizoi presidenti para se t’ja jepte Fevziut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me qetësi dhe dashuri”/ Meta ndryshon “moton” e tij

Publikuar

-

Nga

“Me qetësi dhe dashuri” ka qenë “motoja” e presidentit Ilit Meta.

Teksa ishte i ftuar në studion e Opinion, një nga komentuesit ka pyetur Metën se “ku vajti shprehja e tij me qetësi dhe dashuri” dhe se “nëse është e nevojshme do t’ja vendosni gjoksin topit si Mic Sokoli”.

Presidenti tha se shprehja e tij “me qetësi dhe dashuri” përdorej nga ai kur ishte kreu i Kuvendit kur sipas tij institucionet ekzistonin ende.

“I lavdishëm kujtimi i Mic Sokolit se ai jeton ende. Me qetësi dhe dashuri ishte në parlament sepse unë përpiqesha ti qetësoja të gjithë aty. Institucionet ishin, kishte gjykatë kushtetuese kishte gjykatë të lartë madje bëmë edhe nja dy punë të mira aty. Tani duhet me qetësi dhe drejtësi sepse situata është katastrofike sepse po shpopullohet Shqipëria”, tha Presidenti Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kemi përgjegjësi se e votuam ne”/ Balla për Metën: Të kthehet te partia e vet ose të krijojë tjetër

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pretendon se gjithçka ka bërë mazhoranca për emërimet në Gjykatën Kushtetuese është në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij kjo është e qartë si drita e diellit, ndërsa ia hedh të gjithë fajin presidentit Ilir Meta për situatën aktuale. Ballla pretendon se Meta po përpiqet të pengojë Reformën në Drejtësis pa argumenta.

“Ai mbetet një aktor brenda opozitës. E ka bërë këtë erdhe gjatë vitit të kaluar kur kërkoi të pengonte shqiptarët në të drejtën e tyre për të zgjedhur. Në aspektin e së drejtës së Metës për t’u sjellë si opozitar s’kam gjë. Në aspektin e presidentit të republikës ka disa kosto. Edhe ne si mazhorancë që e kemi votuar kemi përgjegjësinë tonë. Ilir Meta e ka humbur prej kohës funksionalitetin”, u shpreh ai në studion e Euro News.

Balla deklaroi me bindje se Meta nuk e justifikon më besimin për të qenë President i Republikës.

“Një president në republikë që bën këto veprime, ka këtë retorikë politike, unë mendoj që nuk mund të qëndrojë më president në republikë, por del në fushën, në lëmin e partive politike. Se kthehet te partia e vet, se krijon parti tjetër, se bashkohet me Partinë Demokratike, është çështje që i takon zotit Meta, por në këndvështrimin e shtetarit, presidenti i republikës, me këtë retorikë politike, nuk mund të jetë më president i republikës”, nënvizoi numri 2 i socialistëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE