Connect with Us

“Shkofshi pas Nexhmijes i madh e i vogël”/ Mbesa e të pushkatuarit përplaset ashpër me Rezarta Shkurtën

Lajme

“Shkofshi pas Nexhmijes i madh e i vogël”/ Mbesa e të pushkatuarit përplaset ashpër me Rezarta Shkurtën

Publikuar

-

Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, gruas së së ish-diktatorit Enver Hoxha solli reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pasardhësit e të internuarve dhe të atyre që kanë vuajtur pasojat e komunizmit, nuk kanë ngurruar për ta shprehur mllefin dhe çlirimin njëkohësisht për vdekjen e “vejushës së zëzë”.

Një ndër ta është dhe Megi Mane, mbesa e Muharrem Manes, një prej të shumtëve që është ekzekutuar nga regjimi komunist.

Ajo ka patur një përplasje të ashpër me Rezarta Shkurtën, nusen e Ermal Hoxhës, nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

LEXO EDHE:  Orteku i dëborës i mori jetën të vëllait/ Përlot e motra e zv.ministrit

Megi është drejtuar në inboksin e këngëtares ku nuk kanë munguar ofendimet dhe mallkimet. Ajo shkruan: “I vafshi nga pas Nexhmije Hoxhës i madh e i vogël. Mos ngelt këmb e juaj në këtë tokë. Familje me duart me gjak./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Rreziku nga koronavirusi/ Ish deputeti ngre alarmin: Herët a vonë do ketë të infektuar në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj thekson se vëmendja e opinionit, veçanërisht medias, duhet të mbahet tek koronavirusi.

Sipas tij, “po nënvlerësohet rreziku i madh që koronavirusi ka për një vend si i yni, ku sistemi shëndetësor është i dobët, aftësitë tona financiare dhe teknike janë të ulta dhe ku qeveria është e mësuar të gënjejë dhe mashtrojë”.
Shehaj thekson se është thuajse e sigurt që edhe në Shqipëri do të ketë herët a vonë të infektuar.

“Nëse nuk bëjmë presion ndaj qeverisë që të përqëndrojë të gjitha burimet dhe vëmendjen tek kjo çështje, mund të ketë pasoja për njerëzit. Nuk është koha për panik, por nuk është as koha për tu shpërqëndruar tek çështje që i interesojnë vetëm politikës dhe jo shëndetit të njerëve”, shkruan ish deputeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Tubimi i 2 marsit/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me tubimin e 2 marsit që ka organizuar presidenti Ilir Meta.

Ambasada i bën thirrje shtetasve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangin vendet ku do të zhvillohet protesta, duke marë shkas nga protestat e kaluara të opozitës, ku ka pasur edhe dhunë.

“Pika e grumbullimit që është lajmëruar është Bulevardi Dëshmorët e Kombit. Tubimi politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 17:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median për azhornimet. Jini të vëmendshëm dhe mbani një profil të ulët”, deklaron Ambasada e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Relator i çështjes së vëllezërve Aliko që donte të shpëtonte Çili”/ Dvorani: Nuk jemi miq, s’ e mbaj mend…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, është pyetur lidhur me arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Dvorani u shpreh se e njeh Çilin, por nuk janë miq.

“Janë 35 mijë çështje që rezultojnë me relator gjyqtarin Ardian Dvorani, por ju e dini që kjo gjykatë është jofunksionale. Unë uroj që kjo të jetë një spekulim, unë nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë, për mua është kategorike jo. E njoh Henri Çilin, por nuk e kam mik, vetëm jemi takuar disa herë në evente të ndryshme. Nuk ka asnjë lëvizje për atë dosje, pasi gjykata nuk është funksionale, nuk janë në dijeni as për ndonjë kërkesë për përshpejtim të kësaj çështjeje. Me zotin Çili nuk jam takuar asnjëherë në kafene, mbaj mend që jam përshëndetur shumë muaj më parë”, u shpreh Dvorani.

Më herët u raportua në media se Çili ka takuar një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare, me të cilin diskutoi për gjyqin në ngarkim të Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuar për vrasjen e Ibrahim Bashës.

LEXO EDHE:  Tragjedia e trefishtë në Bulqizë/ Mbërrijnë në morg trupat e familjes Tola, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

LEXO EDHE:  Foto/ Mbesa e ish-presidentit Nishani tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Sipas portalit “Dosja.al”, Alikot kanë bërë një rekurs për çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë në 9 tetor të vitit 2019 dhe relator i çështjes ishte Ardian Dvorani./CNA.al

LEXO TE PLOTE