LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’duhet të ndërhynte aty ku ka lënë gjak policia”/ Ceka flet për arrestimin e Çilit

28 Shkurt 2020, 21:48, Politikë CNA
“S’duhet të ndërhynte aty ku ka lënë gjak

Ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka ka folur për arrestimin e Henri Çilit, i cili akuzohet për një sërë akuzash.

Ceka deklaroi se vendi ka humbur një personalitet, por theksoi se mes keqardhjes dhe drejtësisë do zgjidhte drejtësinë.

?Nuk është koha kur isha unë ministër i Brendshëm, por një ngjarje na lidh në këtë rast, Lazarati. Kur isha unë ministër për herë të parë policia hyri në Lazarat dhe familja Aliko ishte ndër aktorët e kësaj situate problematike. Kjo më habit si mund të bëhet një lidhje e trishtuar mes një personaliteti të kulturës, një ndër intelektualët e shquar të vendit. Janë vrima që nuk mbyllen më, ky vend nuk ka më intelektualë, po ikin njerëz, janë vende bosh. Unë e trajtoj nga njohja personale.

Henri Çili ishte intelektual. Unë e ndjej si lajm të trishtuar. Nëse ndërhyn atje ku policia ka lënë gjak, kjo është një gjë e rëndë. Kur e vendos pjesë e një liste të një grupi, kjo do të më habiste shumë. Kjo histori më duket si teatër absurd. Uroj të mos ketë prapavijë dhe mes keqardhjes dhe drejtësisë, zgjedh drejtësinë?, tha ai në emisionin ?Pa Protokoll?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga