Connect with Us

“Rrofsh moj grua që s’u kurseve”/ Rama merr me të mirë Lindën, pas kritikës

Politikë

“Rrofsh moj grua që s’u kurseve”/ Rama merr me të mirë Lindën, pas kritikës

Publikuar

-

Pas kritikave publike të bashkëshortes së tij Lindës, kryeministri Edi Rama u mundua që ta marrë situatën me sportivitet dhe ta kalojë me batuta.

Ai deklaroi në Kongresin e Partisë Socialiste se Linda ishte opozita e tij më e madhe dhe se e dinte që kusurin më të madh do ta merrte kur të shkonte në darkë në Surrel.

“E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë? Mua më takon ta takoj Lindën se ishte shumë më e moderuar se mbrëmë në shtëpi. Rrofsh moj grua që nuk u kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë që kusurin do e marr sonte në Surrel për gjithcka që nuk u tha sonte këtu. Qeshni ju qeshni se po të mos e kisha në shtëpi këtë opozitën që e dëgjuat në variantin  rozë, se po ta kisha si këtë opozitën që ka dalë në rrugë, do më dukej vetja si më i madhi në vend”, tha Rama, ndërsa e falenderoi për kujdesin që ajo ushtron ndaj fëmijëve dhe nënës së tij Anetës.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Agron Dukës: Ja pse mund të ketë zgjedhje të parakohshme

“Dua ta falenderoj Lindën se ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë sonë. Jemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon tërmetet e mia me shumë qëndrueshmëri dhe falë saj, fëmijëve nuk i mungon asnjëherë kujdesi prindëror që unë fatkeqësisht nuk ia fal sa duhet. Falë saj, Anita që më shikon aq rrallë, ka një vajzë që edhe sikur ta kishte bërë vetë, nuk do e bënte dot kaq brenda standarteve dhe kritereve të saj, se Aneta është më e vështirë se BE për standarte e kritere. Falë Lindës unë nuk kam qenë kurrë vetëm. Në asnjë nga jo pak kohë të vështira kemi qenë bashkë”, nënvizoi Rama, ndërsa thumboi opozitën joparlamentare, duke thënë se është lloji më i ulët i konkurentëve që ka pasur për vite të tëra./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Linda kritikon Ramën në Kongres/ “Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje…”

Publikuar

-

Nga

Bashkëshortja e kryeministri Edi Rama, Linda Rama ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste ku dha mesazhe të forta për gratë, duke qenë se kjo është dhe tema e ditës së parë të Kongresit.

Linda Rama tha se fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë, pasi i cilësoi ato si europianët e vegjël që gratë duhet t’i edukojnë dhe t’i mbrojnë nga rreziqet, duke përmendur këtu internetin.

Linda kritikoi kreun e qeverisë publikisht se nuk ka ndërtuar ende një sistem të organizuar për klasat sportive.

“Rrjeti i fuqizuar sot i vajzave dhe grave në politikë për t’i vendosur në dispozicion ambiciet e tyre. Përpara një auditori të tillë jam shumë e tunduar për të folur për çdo temë. Është ajo thirrja e fëmijëve, për mua ata janë shëmbëlltyra e europës që kemi brenda nesh. Detyrimi jonë për të folur për ta, apo për të folur për publikun. Flas për dëmin gjë i bëhet kësaj europe brenda nesh, europiani i vogël që lind dhe rritet në familjet tona, duhet të rritet tolerant. Përpara shtrihet një jetë që nuk ka lidhje me jetën që kemi jetuar ne. A bëhet gjithçka duhet, a është kuptuar vërtet se sfidat që do të përballojnë fëmijët nuk do të jenë të njëjtat me ato që përballojmë ne. Le të marrim për një çast ndryshimin epokal që ka marrë interneti dhe telefoni në Shqipëri. Mosha e fëmijëve që fillojnë të përdorin internetin sa vjen dhe ulet. Prindërit janë ende rojet e fëmijëve ndaj rreziqeve të internetit, por 30% e prindërve nuk dinë ta përdorin, duke ja lënë rolin e rojes internetit.

Të vetmit shokë të tyre rrezikojnë të jenë ata imagjinarët në internet. Shkolla, kopshte, çerdhe janë bërë shumë, por edhe po të bëhen shumë jemi shumë të rrezikuar nga ky fenomen. Prandaj të dashura mikesha socialiste angazhohuni. A mundet të jemi të qeta ne kur i vetmi Teatër është ai i Kukullave.
I bukur shumë është stadiumi kombëtar në Tiranë, por edhe të tjerët shumë bukur janë bërë. Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje të fortë me argumenta se pse nuk kemi ende një sistem të organizuar për klasat sportive”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Baton Haxhiu “zbulon” dy ish ministra socialistë kundër qeverisë

LEXO EDHE:  "Edhe shkollëpak edhe mediokër"/ Vasilit nuk i del e keqja me Ramën

Teksa i kërkoi grave të kujdesen për të vegjlit e tyre, Linda tregoi një hostori të Zahos. Më të voglin e familjes Rama, e kishte pyetur edukatorja se përse e donte Shqipërinë dhe ai ishte përgjigjur “sepse është shtëpia ime”.

“Zaho ishte 3 vjeç kur po bëhej përvjetori i pavarësisë dhe nga kopshti më erdhi një mesazh, nga Elda e cila më shkruante sot Zaho më ka surprizuar. Më pas kur shkova të nesërmen në kopësht më tregoi se edukatorja i kishte pyetur të gjithë fëmijët se pse e donin Shqipërinë. Kur kishte ardhur rradha e Zahos ajo i kishte thënë se pse e donte Shqipërinë, dhe ai i ishte përgjigjur thjesht ”Sepse është shtëpia ime”.

Ika në Amerikë e vogël, dhe më pas u riktheva me Dejvid të fejuarin tim se babai ishte sëmurë. Dilja në Tiranë dhe kishte rruga me gropë dhe me plehra, i thoja më vjen keq, shkoja në spital dhe s’kishte kushte i thoja më vjen keq, vija në shtëpi dhe i thoja më vjen keq. Kur ikëm me aeroplan për në SHBA, i fejuari më tha ke thënë kaq shumë herë më vjen keq, merr një letër shkruaj 10 arsye pse e do vendin. Në 10 orë fluturim me zor i gjeta 10 arsye, por asnjëherë nuk ishte sa për 10. Dhe më pas shkrova, sepse është shtëpia ime”, tregoi Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestimi i Henri Çilit/ Deputeti Zeneli: Drejtësia të shkojë deri në fund

Publikuar

-

Nga

Deputeti Alban Zeneli ka folur sot për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit, i cili dyshohet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat.

Zeneli tha se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe Çili duhet të trajtohet si i barabartë me njerëzit e tjerë para ligjit.

“Në këto 30 vite jemi mësuar me njerëz të paprekshëm në çdo fushë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhet vetting vetëm në drejtësi e polici, por dhe media e institucione të tjera të kalojnë në vetting. Media ka pasur një ndikim negativ dhe influencë në lidhje me shumë vendime duke dëmtuar shoqërinë shqiptare. Unë e njoh Çilin vetëm nga media dhe uroj që e vërteta dhe e drejta të shkojnë deri në fund. Reforma në drejtësi nuk ka pse merret vetëm me njerëz dytësor apo tretësor të krimit të organizuar, por çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe subjekt i tij”, tha Zeneli në studion e Report Tv.

LEXO EDHE:  Nervozohet “çuni i Fahriut”/ Rama kërkon luftë civile

LEXO EDHE:  Kriza politike-PD një hap pas/A do pranojë Rama shtyrjen e zgjedhjeve?

Kujtojmë se Henri Çili akuzohet për veprat penale “Mashtrim”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi i nxënësve në Fier/ Ish-deputeti i PD-së: Janë të porositur të tregojnë të njejtën histori

Publikuar

-

Nga

Shtatë nxënës të shkollë “Janaq Kilica” në Fier janë helmuar ditën e sotme në rrethana ende të paqarta teksa zhvillonin një eksperiment në orën e labortatorit të Kimisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi teksa ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale.

Baçi thotë se ndërsa ende nuk është marrë vesh se çfarë ka ndodhur realisht, mësues dhe drejtues të shkollës, në panik po porosisin nxënësit, që të tregojnë të njëjtën histori.

Nuk kane te sosur, problemet e Arsimit ne Fier, sot, ne shkollen “Janaq Kilica ” nxenesit kane dale ,te tmerruar dhe ne panik, jashte ambjenteve te mesimdhenies.
Disa nxenes dhe mesuese te kesaj shkolle, jane shtruar ne spitale, me urgjence, pasi kane pasur, bllokim dhe veshtiresi ne frymmarrje kolle dhe keputje te pergjithshme.
Versione nga me te ndryshmet, te japin te spitali rajonal i Fierit.
Mesues dhe drejtues te shkolles, ne panik, porosisin nxenesit, qe te tregojne te njejten histori.
Nuk e dime,çfar ndodhi.
Po benim mesim dhe erdhi befas.
Nuk kuptuam gje.
Ndoshta kaldaja, thone disa.

Ne fakte sot kane qene dhe shume te zene me pune se shume nga mesuesat dhe drejtuesit merreshin edhe me autobuzat e dele (gateve )per ne kongres, qe ishin rreshtuar para kesaj shkolle.

Mjeket, me nje perkushtim te admirushem, per te qetesuar, familjaret dhe per te dhene garanci se nuk ka asnje rrezik serioz, per jeten e te demtuarve, por shmangin dhe nuk japin asnje pergjigje, per ate se çfar ka ndodhur.

Nuk besoj se do na thone qe ishte diçka e panjohur, viroze, apo nga te ftohtit se nuk punonte kaldaja.
Pasi ketu do te benin autogol, se nxenesit ne prononcimet e tyre, si vidjo qe po japim, thone se, mund te kete ardhur nga kaldaja, kur vet nxenesja pohon se kaldaja nuk punon.

Si ne çdo gje, drejtuesit e rilindjes, jane mjeshtra te manipulimit, te fallsifikimit dhe fshehjes te se vertetes.

Ne klasen e kimise, diçka ka ndodhur, sipas disa deshmimtareve, qe nuk identifikohen, nga frika e hakmarrjes, te pushtetit, edhe me ardhjen e policise, ne vend ngjarje, nuk u dha asnje spjegim.”

Po mundohen, ta kalojne duke u thene te shkuara nxenesve dhe ta harrojne.

Si nje trup i vetem, Drejtuesit e Arsimit, te Spitalit dhe te Policise, besoj se do ta nxjerrin te verteten.
Policia e shtetit dhe prokuroria duhet te nisin hetime te menjehershme, per zbardhjen e te vertetes.

LEXO EDHE:  Qeveria në krizë/ Hahn urgjent në Shqipëri

LEXO EDHE:  Qeveria në krizë/ Hahn urgjent në Shqipëri

Thirrjen e ben edhe ky prind i nxeneses ,qe u prononcua ketu, ne qofte se nuk i bejne presion ne format qe vetem keta i dine, per ta manipuluar dhe te filloj te mos flas edhe ky si te tjeret./CNA.al

Nuk kane te sosur, problemet e Arsimit ne Fier, sot, ne shkollen "Janaq Kilica " nxenesit kane dale ,te tmerruar dhe ne panik, jashte ambjenteve te mesimdhenies.Disa nxenes dhe mesuese te kesaj shkolle, jane shtruar ne spitale, me urgjence, pasi kane pasur, bllokim dhe veshtiresi ne frymmarrje kolle dhe keputje te pergjithshme.Versione nga me te ndryshmet, te japin te spitali rajonal i Fierit.Mesues dhe drejtues te shkolles, ne panik, porosisin nxenesit, qe te tregojne te njejten histori.Nuk e dime,çfar ndodhi.Po benim mesim dhe erdhi befas.Nuk kuptuam gje.Ndoshta kaldaja, thone disa.Ne fakte sot kane qene dhe shume te zene me pune se shume nga mesuesat dhe drejtuesit merreshin edhe me autobuzat e dele (gateve )per ne kongres, qe ishin rreshtuar para kesaj shkolle.Mjeket, me nje perkushtim te admirushem, per te qetesuar, familjaret dhe per te dhene garanci se nuk ka asnje rrezik serioz, per jeten e te demtuarve, por shmangin dhe nuk japin asnje pergjigje, per ate se çfar ka ndodhur.Nuk besoj se do na thone qe ishte diçka e panjohur, viroze, apo nga te ftohtit se nuk punonte kaldaja.Pasi ketu do te benin autogol, se nxenesit ne prononcimet e tyre, si vidjo qe po japim, thone se, mund te kete ardhur nga kaldaja, kur vet nxenesja pohon se kaldaja nuk punon.Si ne çdo gje, drejtuesit e rilindjes, jane mjeshtra te manipulimit, te fallsifikimit dhe fshehjes te se vertetes.Ne klasen e kimise, diçka ka ndodhur, sipas disa deshmimtareve, qe nuk identifikohen, nga frika e hakmarrjes, te pushtetit, edhe me ardhjen e policise, ne vend ngjarje, nuk u dha asnje spjegim.Po mundohen, ta kalojne duke u thene te shkuara nxenesve dhe ta harrojne. Si nje trup i vetem, Drejtuesit e Arsimit, te Spitalit dhe te Policise, besoj se do ta nxjerrin te verteten.Policia e shtetit dhe prokuroria duhet te nisin hetime te menjehershme, per zbardhjen e te vertetes.Thirrjen e ben edhe ky prind i nxeneses ,qe u prononcua ketu, ne qofte se nuk i bejne presion ne format qe vetem keta i dine, per ta manipuluar dhe te filloj te mos flas edhe ky si te tjeret.

Gepostet von Luan Baci am Freitag, 28. Februar 2020

LEXO TE PLOTE