LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Relator i çështjes së vëllezërve Aliko që donte të shpëtonte Çili”/ Dvorani: Nuk jemi miq, s’e mbaj mend…

28 Shkurt 2020, 14:26, Aktualitet CNA
“Relator i çështjes së vëllezërve Aliko që

Kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, është pyetur lidhur me arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Dvorani u shpreh se e njeh Çilin, por nuk janë miq.

?Janë 35 mijë çështje që rezultojnë me relator gjyqtarin Ardian Dvorani, por ju e dini që kjo gjykatë është jofunksionale. Unë uroj që kjo të jetë një spekulim, unë nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë, për mua është kategorike jo. E njoh Henri Çilin, por nuk e kam mik, vetëm jemi takuar disa herë në evente të ndryshme. Nuk ka asnjë lëvizje për atë dosje, pasi gjykata nuk është funksionale, nuk janë në dijeni as për ndonjë kërkesë për përshpejtim të kësaj çështjeje. Me zotin Çili nuk jam takuar asnjëherë në kafene, mbaj mend që jam përshëndetur shumë muaj më parë?, u shpreh Dvorani.

Më herët u raportua në media se Çili ka takuar një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare, me të cilin diskutoi për gjyqin në ngarkim të Alban dhe Arbjon Alikos, të dënuar për vrasjen e Ibrahim Bashës.

Sipas portalit “Dosja.al”, Alikot kanë bërë një rekurs për çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë në 9 tetor të vitit 2019 dhe relator i çështjes ishte Ardian Dvorani./CNA.al

Lajmet e fundit nga