LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Propozimet e PD, të “ashpra”. Nuk mund të plotësohet çdo gjë që do të kërkojmë

28 Shkurt 2020, 10:29, Politikë CNA
Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Propozimet e PD, të “ashpra”. Nuk

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari thotë se propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore në disa raste kanë qenë të ?ashpra? teksa thekson se disa prej tyre patjetër që do të implementohen.

Hajdari u shpreh se nuk mund të shkojnë në tryezë duke menduar se çdo gjë që do të kërkojmë, do të plotësohet.

?Të gjitha propozimet duhet të kenë afatgjatësi, që të kemi një qëndrueshmëri në mënyrën se si i bëjmë zgjedhjet në Shqipëri. Unë mirëpres propozimet e të gjitha palëve dhe do të shikojmë më pas vijën e mesme. Tryeza nuk mund të plotësojë kërkesat e vetëm njërës palë. Gjithçka varet nga vullneti politik. Nëse duam Reformë Zgjedhore që mos të pengojë integrimin e vendit, duhet të punojmë fort. Nuk mund të vijmë në tryezë duke menduar se çdo gjë që do të kërkojmë, do të plotësohet. Duhet të mos gjejmë alibi për ta prishur këtë tryezë. Duhet të lëshojmë pak në të mirë të vendit?, u shpreh Hajdari në studion e A2.

Lajmet e fundit nga