Connect with Us

Punimet te “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”/ Plani i Ri për të menaxhuar trafikun në këtë aks

Lajme

Punimet te “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja”/ Plani i Ri për të menaxhuar trafikun në këtë aks

Publikuar

-

Autoriteti rrugor Shqiptar ka prezantuar Planin e Ri të Menaxhimit të Trafikut gjatë punimeve në segmentin rrugor “Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja” faza 1.

Për lëvizjet e automjeteve me Drejtim Durrës- Tiranë

1. Pranë Kryqëzimit të rrugës “Dardania” dhe rrugës “Nozllaku” do lejohet kalimi DJATHTAS me dalje në rrugën dytësore të superstradës (në afërsi të Kompleksit Eifel) – e aksesueshme për lëvizjet drejt Yrshekut, Kasharit, Yzberisht etj.
2. Pranë fillimit të mbikalimit të Kamzës, do aksesohet DJTAHTAS nga superstrada për në rrugë dytësore, gjithashtu dhe në drejtim të Rr. “Kasem Shima” (pranë CFO FARMA), e cila për shkak të gjeometrisë së ngushtë të urës pranë lumit Lana, do jetë vetëm me 1 sens (drejt rrugës 7 Nentori).
3. Mbikalimi Kamzës KRAHU MAJTË (drejtimi Durrës-Tiranë) do të përdoret me 2 korsi për të pasur të njëjtën vazhdimësi trafiku si superstrada.
4. Nënkalimi i Kamzës (Veri-Kamëz-Tiranë) nga 2 korsi – ngushtohet në 1 korsi pas rrugës “7 Marsi”.
5. Në zbritje të Mbikalimit kemi bashkimin në 3 korsi – 2 prej të cilave vijnë nga Superstrada dhe një nga nënkalimi Kamzës.
6. Lëvizja në Sheshin Shqiponja do mbetet me rrethrrotullim, në ndryshim nga rrethrrotullimi ekzistues do spostohet 30 m drejt jugut, dhe do zgjerohet në rreze për të akomoduar një numër më të madh mjetesh.
7. Rruga “Teodor Keko” (Unaza e Re drejt Pallatit me Shigjeta dhe anasjelltas) do të përdoret me 3 korsi në të dy senset e lëvizjes.
8. Rruga “Vangjel Noti” (pranë ish AMC) do vazhdojë të përdoret si përdoret aktualisht me dy korsi (me nga një korsi për çdo sens lëvizje).
Per levizjet e automjeteve me Drejtim Tiranë–Durrës
1. Me 3 korsi do të lëvizet nga rrethrrotullimi Shqiponja dhe deri përpara mbikalimit të Kamzës, nga ku vazhdon lëvizja normale e mjeteve drejt Durrësit apo Kamzës e veriut të vendit.
2. Rruga “Dritan Hoxha” në drejtimin Tiranë–Durrës do të ngushtohet nga 4 korsi në 3 korsi (që në rrethrrotullimin me 3 korsi të jetë linjë e vazhduar trafiku) dhe ngushtimi i korsisë do të kryhet rreth 100 m nga rrethi (pranë karburantit ekzistues).
Lëvizja e Këmbësorëve
1. Këmbësorët nuk do të mund të qarkullojnë në asnjë moment në krahun e djathtë të rrugës “29 Nëntori” (drejtimi Tiranë–Durrës) dhe në krahun e djathtë të rrugës “Vangjel Noti” (drejtimi drejt rrethit Shqiponja) pasi në këtë zonë do të kryhen punimet në këtë fazë.
2. Këmbësoret do të mund të kalojnë në vendkalimet e dedikuara me vijëzim e sinjalistikë në rrugën “Dritan Hoxha” dhe rrugën “Teodor Keko”.
3. Rruga “29 Nëntori” (nga sheshi Shqiponja në drejtim të Durrësit) për arsye të sigurisë rrugore nuk do të ketë kalime të këmbësorëve. Këmbësorët duhet të kalojnë vetëm tek nënkalimi i Kamzës në vendkalimet që funksionojnë aktualisht.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Pandemia, pesëfishohen importet e maskave të pëlhurës në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



LEXO EDHE:  Arian Galdinit i del fotoja e arrestimit për trafik droge

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

LEXO EDHE:  Arian Galdinit i del fotoja e arrestimit për trafik droge

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kthimi i pushuesve nga plazhi/ Policia bën “kërdinë” me gjoba dhe heqje patentash

Publikuar

-

Nga

Prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë dhe deri në këto momente nuk ka patur asnjë problematikë në asnjë aks rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë apo e parakalimeve të gabuara.

Në të gjitha akset rrugore nacionale janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë. Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.



Pas alkooltesteve ka rezultuar se 24 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.22 mg/l deri në 0.39 mg/l, 6 drejtues kanë rezultuar në kufijtë e lejueshëm deri në 0.19 mg/l, ndërsa një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar nga Policia Rrugore, pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l dhe në testin e dytë 1.30 mg/l.

LEXO EDHE:  Tani e bëjnë të gjithë, por ja kush ishte e para që bëri shqiponjën me duar

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike përgjatë 3 ditëve në këto zona të Korçës

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Durrësit, një drejtuesi mjeti i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe me 26 masa administrative të pashlyera.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Punësim i sigurt”!/ 675 maturantë zgjedhin të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura

Publikuar

-

Nga

“Punësim i sigurt”!/ 675 maturantë zgjedhin të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka bën me dije se sivjet 675 maturantë kanë zgjedhur të studiojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura.
Ditën e nesërme përfundon afati i regjistrimeve për në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Minstrja thekson se aplikimi është i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.



“675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre. Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme. Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit.
Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi Tarifë studimi 0 lekë në vit.
Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurtë! Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE