Connect with Us

Presidenti e dekoroi me Urdhërin e Lartë/ Bardhyl Londo uron kolegun

Kultura

Presidenti e dekoroi me Urdhërin e Lartë/ Bardhyl Londo uron kolegun

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot në një ceremoni solemne të organizuar në Presidencë poetin e madh Xhevahir Spahiu, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi nga kolegu i tij, poeti Bardhy Londo. Në një reagim në rrjetet sociale, Londo falenderon Presidentin Meta që i bëri letërsisë kombtare.

“TITULLI ME I LARTE PER POTIN XHEVAHIR SPAHIU

Sot presidenti Ilir Meta dekoroi me urdhrin me te larte qe egziston dhe qe e mbajne shume pak veta, me urdhrin Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Xhevahir Spahiun nje nga poetet tane me te shquar te te gjitha kohrave.
Urime poetit tone dhe falenderime presidentit Meta per vleresimin qe i beri gjithe letersise kombetare.”/CNA.al

LEXO EDHE:  Deklarata e presidentit/ Ahmetaj: Meta të bëjë detyrën

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta shkrimtari, publicisti dhe gazetari Vasil Tabaku. Lajmin e bëjnë të ditur kolegët e Tabakut, të cilët me hidhërim i shprehin ngrushëllimet familjarëve në rrjetet sociale.

67-vjeçari me origjinë nga Gramshi lindi në vitin 1953 në qytetin e Lushnjes, por fëmijërinë dhe rininë i kaloi në Ballsh.

Veprimtarinë e tij poetike, Tabaku e filloi në shkollën 8-vjeçare dhe në shkollën e mesme. Ai përfundoi arsimin e lartë për Gjuhë – Letërsi dhe në vitin 1995 ka kryer një trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara të Turqisë.

Në shtator të vitit 1977 filloi punën si mësues në Mallakastër dhe në qershor të vitit 1978 u emërua drejtues në Pallatin e Kulturës në Ballsh.

LEXO EDHE:  Ky është “rreziku i vërtetë rus”/ Meta jep alarmin

LEXO EDHE:  Kuvendi/ Mazhoranca rrëzon dekretin e presidentit Meta

Tabaku ka qenë kryeredaktor i disa gazetave dhe revistave. Gjithashtu ai ka mbajtur postin e kryeredaktorit në gazetën “Tirana demokratike” që ka qenë organ i PD-së së Tiranës. Në 2007-ën ai filloi punë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ATSH./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Grabitja me dhunë e banesës në Maqellarë/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Publikuar

-

Nga

Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ndodhur me datë 2 shkurt, në një banesë në Maqellarë.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera, si dhe në vijim të operacionit të koduar “Maqellara”, u bë e mundur kapja e personit të pestë, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vjedhjen me dhunë.

Gjatë paraditës së sotme, shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan shtetasin :
K. B., 35 ,vjeç, banues në Maqellarë.

LEXO EDHE:  Shpërthen shkrimtarja/Atdheun e morën peng maskarenjtë! Ku fillon pazari

LEXO EDHE:  Shpërthen shkrimtarja/Atdheun e morën peng maskarenjtë! Ku fillon pazari

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U kap me mijëra euro të pa deklaruara/ Arrestohet shtetasi francez në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Policia e Sarandës gjatë kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit me Policinë Kufitare të Rinasit, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia ka shoqëruar shtetasin francez R. Ch., 70 vjeç dhe gjatë kontrollit këtij shtetasi i janë gjetur 106 890 euro dhe 102 dollarë.

Ky shtetas kishte hyrë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit dhe nuk kishte deklaruar shumën e të hollave në kufi, sipas ligjit dhe në momentin e gjetjes së shumës së parave nuk dispononte dokument me vete për të justifikuar burimin e tyre.

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/ Ilir Meta një i çmendur me rrezikshmëri të lartë publike

LEXO EDHE:  Pazaret e errëta/ Fahri Balliu në krye të KLSH

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

LEXO TE PLOTE