Connect with Us

“Po me Henri Çilin ç’patën?”/ Arian Çani “i tronditur” nga arrestimi

Politikë

“Po me Henri Çilin ç’patën?”/ Arian Çani “i tronditur” nga arrestimi

Publikuar

-

“Po me Henri Çilin ç’patën?”

Kjo është pyetja që ka shtruar në emisionin e  mbrëmjes së sotme moderatori Arian Çani.

Moderatori i doli në mbrojtje Çilit, për të cilin tha se e njeh personalisht, ndërsa theksoi se lajmi e ka tronditur.

“Dua të flasim për një çështje që na ka tronditur që në mëngjes. Arrestimi i gazetarit Henri Çili. E njoh personalisht dhe është nga ata njerëz që nëse do ishte jashtë dhe do e merrje në telefon, do paraqitej në çdo moment”, tha Çani pa e komentuar më gjatë dhe duke ia lënë fjalën sekretarit të PD Gazment Bardhit.

LEXO EDHE:  Si u ndaluan deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Kujtojmë se Henri Çili akuzohet për veprat penale “Mashtrim”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“S’keni arritur asgjë konkrete, zhgjënjyet demokratët”/ Analisti ia thotë në sy Bardhit

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka replikuar mbrëmjen e sotme me analistin Arjan Curi lidhur me protestat dhe strategjinë e ndjekur nga opozita për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Bardhi tha se Rama po rrëzohet, ndërsa Curi i përplasi në sy faktin që deri më tani opozita nuk ia ka dalë dhe për më tepër theksoi se kanë mërzitur demokratët dhe mbështetësit e opozitës.

Gjithashtu Curi i tha sekretarit të PD se strategjitë që kanë përdorur nuk kanë arritur asgjë konkrete, por Bardhi pretendon se opozita është më e fortë se një vit më parë.

Replikat:

Bardhi: Po rrëzohet. I vetmi mjet për të rrëzuar Edi Ramën dhe çdo qeveri që keqqeveris vendin është bashkim i vullnetit të qytetarëve dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kemi nisur një betejë, prandaj jemi bërë pjesë e një proçesi që duhet të prodhojë standarte për zgjedhje të lira e të ndershme si Reforma Zgjedhore. Nuk do njohim një Reformë Zgjedhore nëse nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Curi: Dy herë e ka provuar PD ta rrëzojë me demonstrata dhe nuk ia ka dalë, është tërhequr. Dihet një moment do iki ai, por varet se kur, në cilën të ardhme. E dyta, nëse pyet me mjete politike a është e zonja PD të shkaktojë një palë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që ta rrëzojnë, unë them që jo. Nuk rrëzohet dhe jo me zgjedhje të parakohshme e jo të shkaktuar nga kjo PD që kemi tani. PD i bëri një nder Ramës, menduan se do bënin  hata të madhe duke djegur mandatet. E forcoi edhe më tepër pushtetin e Ramës,  këta i thonë Ramës prano që je hajdut dhe Rama do ishte i marrë po ta pranonte. Jo vetëm janë djegur mandatet, është lëshuar i gjithë pushteti lokal. Mirë që si thanë hajde merre dhe PD. Shkaktuan mërzitje në opinion publik, shkaktuan mërzitje të madhe tek mbështetësit, deputetët që dy-tre herë i keni nxjerrë në betejë, keni mërzitur ata që do kandidonin për kryebashkiak në rrethe dhe që mund ta fitonin.

LEXO EDHE:  Në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale/ Prangoset 27-vjeçari

LEXO EDHE:  Arrestohet “skifteri” i Beratit

Bardhi: Mua më rezulton që të gjitha vendimet  e marra nga PD janë marrë në mbështetje të organeve më të larta të partisë. Ka patur një vendim unanim të gjithë strukturave të partisë. Më rezulton që nga ai vendim, PD dhe opozita, i ka shërbyer interesit publik. Arsyeja pse jemi në politikë nuk është t’i bëjmë qejfin 50-60 vetave, por t’i shërbejmë shumicës, interesit publik. Do dalim në protestë kur të gjykojmë kur të jetë koha, nuk i kemi paralajmëruar protestat që në vjeshtë. Thamë se kur opozita të gjykojë se i vjen në ndihmë organizimi i protestave, patjetër do ketë.

Curi: Deri tani këto strategjitë tuaja nuk kanë arritur një gjë konkrete.

Bardhi: Strategjitë tuaja kanë bërë atë që PD të jetë më e fortë se një vit më parë. Ne jemi shumë më të fortë se sa ishim para një viti dhe Rama është më i dobët se ç’ishte para një viti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në vend të një këshille”/ Vokshi “i përvishet” Linda Ramës: M’u duk si Nexhmije Hoxha

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka sulmuar bashkëshorten e kryeministrit Edi Rama, Lindën, për deklaratat që kjo e fundit bëri sot në Kongresin e Partisë Socialiste.

Vokshi thotë se dëgjoi me keqardhje deformimin e historisë së zgjedhjes së Ramës në krye të PS. Demokratja deklaron se për fat të keq, Linda iu duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator.

“Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk u zgjodh Kryetar i PS me votat diktuara nga të rinjtë. Edi Rama u zgjodh në krye të PS me skemën mafioze, që vetë socialistët e quajtën atëherë “një pallat, një votë”.

Të gjithë e dimë se Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista. Ai ia dedikon karrierën e tij Gramoz Ruçit, i cili dha dorëheqjen në vend që ta jepte Rama, kur kongresi i PS i rrëzoi platformën statutore.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Monika Kryemadhit ndaj Henri Çilit

LEXO EDHE:  Henri Çili sulmon Saimir Tahirin për llogari të Erion Veliajt

E kuptoj që Lindës i kanë thënë se bashkëshorti i saj, i cili po shkon drejt të 60-ve, duhet të vazhdojë të shitet si cool&trendy, por tani është shumë vonë”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

Ish-deputetja këshillon Linda Ramës se në vend që të bëhet pjesë e një propagande të shëmtuar, mbase do ishte mirë që të pranonte në heshtje dhe me fisnikëri se koha e Edi Ramës ka perënduar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Henri Çili në pranga/ Reagon Bardhi: “Duhet të përballet me akuzat”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit për një sërë akuzash të rënda.

Bardhi deklaroi se i ka ndjekur me vëmendje akuzat e ngritura ndaj Çilit dhe theksoi se duhet të përballet me to.

“Kam ndjekur me vëmendje deklaratën e Policisë së Shtetit. Ishin akuza të rënda. Nuk duhet të nxitohemi për të etiketuar persona si kriminelë. Në parim themi se duhet të përballet për çështjen që akuzohet. Ka vepra penale që akuzohet, dukej sikur ishte futur i gjithë kodi penal aty brenda. Janë 6 vepra penale të rënda, janë nga veprat penale më të rënda”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Më tej, demokrati tha se duhet të presim që të akuzuarit të dalin në gjykatë.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë e Monika Kryemadhit ndaj Henri Çilit

LEXO EDHE:  Arrestimi i “Dajës”/ Braçe: Banda e Rinasit po çmontohet

“Është urdhër ndalimi, nuk ka një urdhër gjykate për ta hetuar në masën e arrestit me burg. Është urdhër ndalimi, përgjimi është indicia që të çon te provat. Do duhet të presim që të arrestuarit të dalin në gjykatë. Çështja është e përbashkët, do dalin bashkarisht në gjykatë brenda 48 orëve sipas ligjit dhe do shohim”, nënvizoi Bardhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE