Connect with Us

Paguan 700 euro për person/ 20 klandestinë afganë braktisen në Novoselë

Kronika

Paguan 700 euro për person/ 20 klandestinë afganë braktisen në Novoselë

Publikuar

-

Policia e Vlorës ka kapur 20 emigrantë afganë në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës, mes tyre gra dhe fëmijë.

Nga komunikimi paraprak me policinë, emigrantët janë shprehur se i kishin marrë dy persona me makinë nga një zonë rurale në Kakavijë, me premtimin për t’i transportuar në Shkodër.

Ata shprehen se kishin paguar 700 euro për person. Organizatorët e këtij rasti trafiku, me sa duket, i kanë braktisur në afërsi të Novoselës duke u thënë që kishin arritur në hyrje të Shkodrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhimbje e dyfishtë/ Shkon të varrosë motrën, ndërron jetë papritur 51 vjeçari në Librazhd

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një 51 vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij.

51 vjeçari i identifikuar si Avni Duka banues në Durrës, kishte mbërritur në fshatin Dardhë ku po zhvillohej ceremonia mortore e të motrës që ishte ndarë nga jeta të enjten.

Duka e ka përjetuar jashtëzakonisht keq vdekjen e të motrës dhe kjo mendohet se e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore dhe papritur ka rënë përtokë, ndërsa ka ndërruar jetën.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Parandalohet një vrasje, arretohen autori dhe porositësi

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas keq të riun

Trupi i pajetë i Avni Dukës është transportuar në spitalin e Librazhdit për t’ju bërë autopsia, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një atakut kardiak./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Iku…iku… po pres që të vdes”/ Zbardhet telefonata e babait shqiptar që vrau vajzën 20-vjeçare

Publikuar

-

Nga

Gjykata australiane e cila pritet që javën e ardhshme të japë dënimin për Petrit Lekajn, babain shqiptar që Korrikun e vitit të shkuar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, ka bërë publike telefonatën e 47-vjeçarit me policinë, pak çaste pasi i kishte marrë jetën të bijës Sabrina.

Policia: Mund të më thuash çfarë ndodhi, ndoshta mund të vijmë tek vajza dhe ta ndihmojmë.
Lekaj: Jo, ajo iku…iku.

Duke iu druajtur faktit se më e keqja kishte ndodhur, oficeri i policisë u përpoq si mundej, që Lekaj t’i tregonte vendndodhjen.

Policia: Jam një oficer policie, a mund të flasësh me mua?

Lekaj: Thjesht po pres që të vdes.

Policia: Nuk duam që t’ju ndodhë diçka e tillë, duam që t’ju sjellim dikë që të flasë me ju dhe të shohë nëse mund t’ju ndihmojë, ju lutem.

Lekaj: Nah, nah… nuk dua asnjë lloj ndihme. Dua vetëm… nuk dua ndihmë.

Policia: Shok, do doja vërtetë të sjell oficerët e policisë që të flasin me ty dhe mund ta zgjidhim nga aty.

Lekaj: Ok.

Policia: Ku ndodhesh shoku im?

Lekaj: Nuk jam i sigurt… nuk jam i sigurt vërtetë.

Kur policia më në fund arriti ta gjente vendndodhjen e tij, Lekaj nuk ndaloi, por vijoi t’i jepte makinës, ndonëse me shpejtësi të ulët. Ai po ecte nëpër rrugë me trupin e pajetë të vajzës së tij 20-vjeçare Sabrina në sediljen e pasagjerit.

LEXO EDHE:  29-vjeçarja gjendet pa ndjenja në Lungomare/ Ndërron jetë në spital

LEXO EDHE:  Vlorë/ Asgjësohen 540 bimë narkotike

Përveç telefonatës, në mediat australiane është botuar edhe dëshmia e babait para oficerëve të policisë. Ai u tha atyre se Sabrina kishte ulëritur për ndihmë, por kjo nuk e kishte ndalur që t’i merrte jetën.
“E godita me thikë kur nuk po më shikonte, thjeshtë po fliste. Nuk pati asnjë bisedë, ajo thjeshtë ulëriste për ndihmë. Disa herë, vijova ta godisja me thikë”.

Petrit Lekaj, një ish-i dënuar për trafik heroine e ka pranuar akuzën për vrasjen e vajzës së tij Sabrina, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre në Adelaide të Australinë.

Ai mendonte se e bija po flakte tutje jetën e saj duke përdorur drogë e për këtë arsye e goditi atë fillimisht me thikë në bark. Kur ajo nisi të kërkonte ndihmë, ai doli në sediljen e pasme, e kapi nga fyti dhe më pas e goditi edhe 7 herë të tjera. Pas kësaj ai tentoi të vetëvritej, por arriti t’i shpëtonte plagëve të marra./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Çili me pranga drejt burgut/ Pamje nga arrestimi i pronarit të UET

Publikuar

-

Nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka zhvilluar një operacion, ku mes personave të vënë në pranga është edhe pronari i UET, Henri Çili.

Operacioni “Mezhgorani”, është zhvilluar pas një hetimi 6-mujor, në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2019.

Burimet bëjnë të ditur se arrestimi i Henri Çilit është bërë nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Ndërkohë, mediat raportojnë se, sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

LEXO EDHE:  29-vjeçarja gjendet pa ndjenja në Lungomare/ Ndërron jetë në spital

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përplas keq të riun

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon e cila tregon edhe momentin e arrestimit të Henri Çilit si dhe personave të tjerë të prangosur gjatë këtij operacioni./ CNA.al

LEXO TE PLOTE