LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni që çoi Henri Çilin në pranga/ Braçe: Gjaku i Ibrahim Bashës nuk bëhet dot pasuri

28 Shkurt 2020, 09:36, Kronika CNA
Operacioni që çoi Henri Çilin në pranga/ Braçe:

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas arrestimit pronarit të UET, Henri Çilit.

Braçe ka zbuluar se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Braçe kujton Ibrahim Bashën, efektivin e vrarë në Lazarat dhe i thotë se ?gjaku i tij nuk bëhet dot pasuri?.

Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.

?Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do të bëhet kurrë para e pasuri për batakcinjtë! Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit. I neveritur nga llumi qe do drejtësinë per ta blere e shitur, i neveritur nga llumi politik qe uleret kunder reformës në drejtësi, por bleresit e shitesit i ka ne liste deputetesh, i neveritur nga llumi me firme e vule qe noterizon blerjen e shitjen e drejtesise?, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.

Emri i themeluesit të UET del në përgjime për ndërhyrje te një gjyqtar, për lirimin nga burgu t për dy vëllezërit Aliko, të cilët janë dënuar me burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, ndodhur në Lazarat gjatë aksionit të policisë në vitin 2015, kundër kultivimit të drogës./CNA.al

Lajmet e fundit nga