Connect with Us

Ngjela nuk kursen Çilin/ “Po e ka bërë, ta pësojë!”

Politikë

Ngjela nuk kursen Çilin/ “Po e ka bërë, ta pësojë!”

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çili, i cili akuzohet për konsumin e pesë veprave të renda penale, midis të cilave dhe “Mashtrim”,“Ndikim të organeve të drejtësisë”, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikim dokumentesh”…

Ngjela sulmoi Çilin, teksa tha se akuzat që Policia e Shtetit dhe Prokuroria ka ngritur ndaj tij janë shumë të rënda. Avokati deklaroi se Çili duhet ta pësojë dhe të përballet me drejtësinë për krimet që ka bërë.

“Ato që dëgjova ishin të rënda. Unë dëgjova provat që dha Prokuroria me policinë në radio me makinë. Po i ka bërë është mendjelehtë, po qe se ka bërë gabim ta pësojë! Në kapitalizëm krime të tilla janë gjëra që ndodhin. Mirë është të mos shkelen ligjet, por ata që i shkelin duhet të përballen”, u shpreh Ngjela në studion e Rtv Ora, ndërsa theksoi se një mendim më të plotë do të japë kur të mbarojë hetimi gjyqësor.

LEXO EDHE:  Ngjela e thotë copë/ “Politika shqiptare s'di të bëjë asgjë”

Megjithëse Çili është dhe botuesi i njërës prej veprave të fundit të avokatit “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, me shtëpinë botuese “UET Press”, Ngjela ka vënë përpara profesionin dhe nuk është kursyer ndaj tij. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    28 Shkurt, 2020 at 11:26 pm

    Edhe Ngjala e ka bere kur kishte nje te aferm kryetar GJL, por nuk e pesoi

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shkonte nga fryn era”/ Noka i përvishet Henri Çilit: Të paguajë pasojat e asaj që ka bërë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka, ka reaguar për arrestimin e pronarit të UET-së, Henri Çilit, mbi të cilin rendojnë e një varg akuzash, nga mashtrimi deri tek ndikimi i organeve të drejtësisë.

I ftuar në studion e “Pa protokoll” Noka tha se nuk mund të bësh pazarë me gjakun e një oficeri policie ndaj, nëse akuzat janë të vërteta Çili duhet të paguajë pasojat.

Ndërkaq, ai nuk ngurroi ta etikojë Çilin dhe si një njeri që shkon “nga fryn era”.

” Henri ka luajtur kështu, 90% ishte me pushtetin dhe kur e shikonte se po rrëzohej kalonte në anë tjetër të opozitës,  duke u përgatitur për pushtetin e radhës. Këtë bëri edhe në 2013. Uroj të mos ketë qenë kjo, pse i doli kundër qeverisë. Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë akuza pastaj këtu është histori tjetër.

Unë kam qenë Ministër i Brendshëm dhe jam kategorik kundër cdokujt që ngre dorën kundër policisë. Uroj dhe dëshiroj që të mos ketë prapavijë. Dëgjova se akuzohet për ndikim të paligjshëm, do të thotë se ka tentuar të korruptojë dikë, Dvoranin. Por si mund të arrestosh korruptuesin, por jo të korruptuarin. Kur arreston këtë, po gjyqtarin? U përfol gjithë paraditen kjo cështje dhe pasdite thuhet se u ra. Dvorani nuk e mohoi njohjen dhe kontaktin.

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë

LEXO EDHE:  Nga Spartak Ngjela/ Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë

Në rast se janë të vërteta këto që thuhen, unë jam me ligjin dhe Henri Çili të paguajë pasojat e asaj që ka bërë, sepse të bësh pazar me gjakun e një oficeri policie mëshirë nuk ka.” tha Noka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’duhet të ndërhynte aty ku ka lënë gjak policia”/ Ceka flet për arrestimin e Çilit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka ka folur për arrestimin e Henri Çilit, i cili akuzohet për një sërë akuzash.

Ceka deklaroi se vendi ka humbur një personalitet, por theksoi se mes keqardhjes dhe drejtësisë do zgjidhte drejtësinë.

“Nuk është koha kur isha unë ministër i Brendshëm, por një ngjarje na lidh në këtë rast, Lazarati. Kur isha unë ministër për herë të parë policia hyri në Lazarat dhe familja Aliko ishte ndër aktorët e kësaj situate problematike. Kjo më habit si mund të bëhet një lidhje e trishtuar mes një personaliteti të kulturës, një ndër intelektualët e shquar të vendit. Janë vrima që nuk mbyllen më, ky vend nuk ka më intelektualë, po ikin njerëz, janë vende bosh. Unë e trajtoj nga njohja personale.

LEXO EDHE:  Vasili: Rama shkatërroi ligjin e shërbimit civil dhe ju kundërvu Brukselit

LEXO EDHE:  Vasili: Rama shkatërroi ligjin e shërbimit civil dhe ju kundërvu Brukselit

Henri Çili ishte intelektual. Unë e ndjej si lajm të trishtuar. Nëse ndërhyn atje ku policia ka lënë gjak, kjo është një gjë e rëndë. Kur e vendos pjesë e një liste të një grupi, kjo do të më habiste shumë. Kjo histori më duket si teatër absurd. Uroj të mos ketë prapavijë dhe mes keqardhjes dhe drejtësisë, zgjedh drejtësinë”, tha ai në emisionin “Pa Protokoll”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’keni arritur asgjë konkrete, zhgjënjyet demokratët”/ Analisti ia thotë në sy Bardhit

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka replikuar mbrëmjen e sotme me analistin Arjan Curi lidhur me protestat dhe strategjinë e ndjekur nga opozita për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Bardhi tha se Rama po rrëzohet, ndërsa Curi i përplasi në sy faktin që deri më tani opozita nuk ia ka dalë dhe për më tepër theksoi se kanë mërzitur demokratët dhe mbështetësit e opozitës.

Gjithashtu Curi i tha sekretarit të PD se strategjitë që kanë përdorur nuk kanë arritur asgjë konkrete, por Bardhi pretendon se opozita është më e fortë se një vit më parë.

Replikat:

Bardhi: Po rrëzohet. I vetmi mjet për të rrëzuar Edi Ramën dhe çdo qeveri që keqqeveris vendin është bashkim i vullnetit të qytetarëve dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kemi nisur një betejë, prandaj jemi bërë pjesë e një proçesi që duhet të prodhojë standarte për zgjedhje të lira e të ndershme si Reforma Zgjedhore. Nuk do njohim një Reformë Zgjedhore nëse nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Curi: Dy herë e ka provuar PD ta rrëzojë me demonstrata dhe nuk ia ka dalë, është tërhequr. Dihet një moment do iki ai, por varet se kur, në cilën të ardhme. E dyta, nëse pyet me mjete politike a është e zonja PD të shkaktojë një palë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që ta rrëzojnë, unë them që jo. Nuk rrëzohet dhe jo me zgjedhje të parakohshme e jo të shkaktuar nga kjo PD që kemi tani. PD i bëri një nder Ramës, menduan se do bënin  hata të madhe duke djegur mandatet. E forcoi edhe më tepër pushtetin e Ramës,  këta i thonë Ramës prano që je hajdut dhe Rama do ishte i marrë po ta pranonte. Jo vetëm janë djegur mandatet, është lëshuar i gjithë pushteti lokal. Mirë që si thanë hajde merre dhe PD. Shkaktuan mërzitje në opinion publik, shkaktuan mërzitje të madhe tek mbështetësit, deputetët që dy-tre herë i keni nxjerrë në betejë, keni mërzitur ata që do kandidonin për kryebashkiak në rrethe dhe që mund ta fitonin.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ish-ministri i Ramës vë në dyshim SPAK-un

LEXO EDHE:  Akuzohet se mori makinë pa doganë në 2016/ Ja si përgjigjet deputeti i PD

Bardhi: Mua më rezulton që të gjitha vendimet  e marra nga PD janë marrë në mbështetje të organeve më të larta të partisë. Ka patur një vendim unanim të gjithë strukturave të partisë. Më rezulton që nga ai vendim, PD dhe opozita, i ka shërbyer interesit publik. Arsyeja pse jemi në politikë nuk është t’i bëjmë qejfin 50-60 vetave, por t’i shërbejmë shumicës, interesit publik. Do dalim në protestë kur të gjykojmë kur të jetë koha, nuk i kemi paralajmëruar protestat që në vjeshtë. Thamë se kur opozita të gjykojë se i vjen në ndihmë organizimi i protestave, patjetër do ketë.

Curi: Deri tani këto strategjitë tuaja nuk kanë arritur një gjë konkrete.

Bardhi: Strategjitë tuaja kanë bërë atë që PD të jetë më e fortë se një vit më parë. Ne jemi shumë më të fortë se sa ishim para një viti dhe Rama është më i dobët se ç’ishte para një viti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE