Connect with Us

Ngjela lëshon “bombën”/ “Meta është kërcënuar”

Politikë

Ngjela lëshon “bombën”/ “Meta është kërcënuar”

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një dekaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke komentuar protestën e paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta më 2 mars.

Ngjela tha se këto çështje për të cilat ka ngritur akuza Meta i takojnë gjykatës që t’i zgjidhë dhe jo Kreut të Shtetit.

Sipas Ngjelës, Meta është kërcënuar, ndaj dhe sot deklaroi se në 2 mars do të zhvillohet një manifestim i qetë për 2 orë.

“Lufta e Presidentit është me mullinjtë e erës. Nuk ka asgjë në dorë. Sot deklaroi se nuk do të ketë dhunë, e kanë kërcënuar! Ky është nën akuzë dhe i falet. Ka humbur ekuilibrin”, theksoi Ngjela në studion e lajmeve të Rtv Ora.

LEXO EDHE:  Hetimet për Metën/ Blushi: Presidenti gati për të dëshmuar

Avokati pretendon se Presidenti nuk do ta rrrëzojë kryeministrin Edi Rama, pasi tha se pushteti merret vetëm me vota.

“Qytetarët le të dalin, çfarë do të bëjnë që do dalin dhe do ikin. Pushteti merret me vota. Ata të tjerët përdorën edhe shashka dhe nuk morën gjë. Meta të përballet me ligjin. Kjo e fundit do ta dënojë, është tërhequr sot e dëgjova këtë fakt. Do të bëjë paradë e të ikë”, nënvizoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi nxjerr foton e Dakos/ “Non grata në SHBA dhe bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës merr ende vendime në PS”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale nga Kongresi i Partisë Socialiste, ku duket qartë edhe Vangjush Dako.

Bardhi thekson se i shpalluri non grata nga SHBA-të, vazhdon dhe merr vendime në PD.

Sipas tij, pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar.

“Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kam paralajmëruar që në vitin 2008”/ Bamir Topi zbulon paradoksin e protestës së Metës

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bamir Topi, ka komentuar tubimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars dhe situatën politike në vend.

Topi u shpreh se është pranuar nga të gjithë sikurse edhe nga ndërkombëtarët që kriza në Shqipëri fillon me krizën e votës, aty ndërtohet parlamentarizmi dhe aty rrënohet.

“Kam paralajmëruar me 15 prill të 2008 gjithçka që do të ndodhte. Dhe e shoh të çuditshme që askush nuk i referohet më. Dhe paradoksi më i madh është që në protestën e 2 marsit, bëhet thirrje për strukturat politike të një partie e cila në 2008 dhunoi Kushtetutën.

Pra unë do ta mirëkuptoja një apel, por kur aty thirren për të marrë pjesë struktura politike atëherë ky tubim merr konotacionin e një tubimi politik. Në rast se duhet parë se ku fillon historia, duhet parë të burimi, te origjina.

LEXO EDHE:  Hetimet për Metën/ Blushi: Presidenti gati për të dëshmuar

LEXO EDHE:  Manjani nxjerr sekretet/ Si më shkarkuan Meta e Rama

Fizionomia e Metës është një fizionomi politike dhe nuk shikon vetëm ditën e sotme, por edhe të nesërme. Në këtë rrugë ai bën kontestimin mbi bazën e fakteve kushtetuese, por patjetër kërkon edhe një aleat politik dhe mesa duket aleatin politik sot e ka në krahun e PD-së”, theksoi Topi në “Top Talk”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ilir Meta kujton si i hyri politikës/ Pse kandidoi si deputet i Skraparit

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se si u bë deputet, gjatë ceremisë së vlerësimit të poetit Xhevahir Spahiu me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Meta tha se u fut në listat e deputetëve të Partisë Socialiste pa dëshirë. Kreu i Shtetit deklaroi se socialistët e asaj kohe e bënë deputet të zonës së Skraparit, pasi pretendon se askush nuk pranonte të kandidonte në vitin 1992.

“Meqë protokolli u thye, po e thyej dhe unë. Ne kemi lidhje të veçantë, nëse disa nga ju më pëlqejnë mua, nëse disa jo, kjo është merita apo përgjegjësia e Xhevahir Spahiut se unë asnjëherë nuk kisha ndërmend të bëhesha deputet apo t’i hyja jetës politike. Në 1992 iu luta Xhevahir Spahiut që të kandidonte në zonën e Skraparit nga vijmë të dy.

LEXO EDHE:  Lirimi i Alvin Berishës/ Këshilltari i Metës ironizon qeverinë: Shijoni propagandën

LEXO EDHE:  Manjani nxjerr sekretet/ Si më shkarkuan Meta e Rama

Ai nuk pranoi, kështu që socialistët si specialista që ishin më futën mua aty me idenë që zgjidhu ti tani në ’92-in se nuk pranonte njeri dhe pastaj vazhdo ik jashtë shtetit për studime e kështu me radhë. Kështu që Xhevo faleminderit për ato privilegje që unë kam patur në jetën politike sepse të jesh deputet është privilegj, por edhe për ato taksirate që kam patur”, tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE