Connect with Us

Nga Lorenc Vangjel/ Dyshimi, si kurbani i munguar në themelet e teatrit të ri

Opinione

Nga Lorenc Vangjel/ Dyshimi, si kurbani i munguar në themelet e teatrit të ri

Publikuar

-

Ka marë një kthesë pothuaj të papritur dosja e Teatrit Kombëtar. E hapur minimalisht që mbi dy dekada më parë si një kërkesë për ndryshim, ajo ishte shndërruar në një dramë që i kishte brenda të gjithë elementët për t’u vënë në skenën kaotike të Tiranës si një dramë absurde.

Pak Rozafë në plane dhe pak hile në ndërtim, kjo dosje është e helmuar me dyshime, shumë prej të cilave tërësisht reale, e spërkatur me nostalgji, shumë nga të cilat totalisht imagjinare.

Tek ajo gjenden të mbivendosura edhe hipokrizia e zakonshme, edhe dashuria e sinqertë e naivëve. Nuk do shumë mund të dallohet egoizmi i skajshëm dhe vaniteti ekstrem, gishtat që lageshin me pështymë për të numëruar paratë dhe paratë që premtonin ta bënin mal grataçielash fushën më të lakmuar të ndërtimit në kryeqytet. Dosja ka njohur në vite skena që ndryshoheshin dhe aktorë që ndryshonin rolet, duke u shndërruar në një pasqyrë e frikshme të humorit të zi dhe temperaturës së humorit politik në Tiranë.

Por nga kjo javë, pikërisht ajo që trazonte të gjithë shpirtërat pro e kundër teatrit – ngritja e kullave në një marëdhënie kontraverse me një kompani private – u rrëzua si mundësi. Dhe shteti shqiptar vendosi të ndërtojë vetë shtëpinë e re të artistëve të skenës. Një lëvizje e papritur, por që duhet mirëpritur dhe që i shpall të gjithë fitues.

Triumfi i parë është i artistëve pa dallim. Nëse nuk do të kishte diferencë mes projektit në letër dhe shndërrimit të tij në godinë, ata nuk do të ishin më xhelozë si deri më tani, të paktën për sallën e teatrit të Shkupit. Tirana e kontrasteve, e qerpiçit fqinjë me ndëtimet e xhamta, do të ketë nesër një godinë evropiane me të njëjtin kontrast që afron nga e shkuara me qerpiç.

Debati për vlerën historike e shpirtërore të ndërtesës së vjetër ka kuptim deri në momentin që hiperbola dhe ekzagjerimi nuk i marin mendjen debatit dhe nuk denatyrojnë debatin. As Perëndia nuk qëndron në muret e kishës dhe as të mëdhenjtë e së shkuarës së teatrit shqiptar, nuk qëndrojnë në hollin e teatrit të vjetër. Të cilin, edhe vetë dashnorët më të zjarrtë të nostalgjisë, thellë-thellë e konsiderojnë të papërshtatshëm për kohën e sotme. Të fituar janë artistët protestues, të cilët mundën të shpikin një kauzë qytetare. Pavarësisht shumë keqkuptimeve, mërive, pritshmërive dhe interesave ndryshme, përkundër edhe sinqeritetit të disave, ata ja dolën të jenë shkaku themelor i tërheqjes së qeverisë.

Në një kohë ku të gjithë bëjnë hesape, ja vlen të thuhet se çdo stinë që kalon, e bën shumë herë më të shtrenjtë tokën mbas teatrit, që në një moment të dytë, me fatin e madh që është ende pronë publike, mund të shumfishohet si vlerë dhe përfitim publik.

LEXO EDHE:  Këshilltari i Metës: Basha po bën shpërthim kamikaz!

Përtej debatit politik e artistik, historik e urbanistik, dosja e re e Teatrit Kombëtar është  në thelb një pasqyrë dranatike për të parë në sy çfarë nuk funksionon seriozisht në mënyrën sesi vepron shoqëria shqiptare. Në Tiranë e kudo tjetër gjetkë ndërtimet ende funksionale me mbi një shekull jetë janë shumë të rralla.

Me një moshë më të madhe janë edhe më të rralla natyrisht. Shpjegimi nuk vjen vetëm nga varfëria e gjyshërve, as nga distance me Evropën dhe as nga nata osmane, siç shpjegon sipërfaqësisht shumëkush. Kush kujton, fjala vjen kështjellat si shembull, ja vlen të kujtojë se më shumë sesa nga pushtuesit, rrënimin e tyre e kanë sjellë vetë shqiptarët që i përdornin ato si lëndë të parë, u mernin gurët për të ndërtuar muret e shtëpive të tyre dhe ju përdornin gurët për të ngritur më lart muret me fqinjin. Dhe nëse krahasimi me to duket i largët, pamja që denoncon ish-godina më luksoze e ndërtuar nga komunizmi në Shqipëri, Piramida në bulevard, është e frikshme.

Në vetëm tre dekada, ajo ka ndryshuar shumë herë destinacionin. U projektua si mauzole për diktatorin, u kthye në qendër për rininë, ju dorëzua modës së kafeneve, u bë shtëpi televizive, u premtua si teatër, si parlament, u diskutua sesi të shembet për të krijuar shesh ndërtimi ku të marrët e politikës kishin llogaritur përsheshin e përfitimit dhe në finale, ajo ka mbetur një gërmadhë e frikshme. Një akuzë për një shoqëri që nën diktaturë i kishin imponuar kazmën si simbol dhe që dashuron tritolin si ndëshkim në pothuajdemokracinë e sotme.

Vendimarja e re fashiti një luftë me më shumë interesa të fshehura skutash, me hesape politike e financiare skuthash sesa beteja të hapura publike. Politika normale duhet të dijë të ketë kurajo e besim edhe për të kthyer mbrapsht, çfarë nuk ja vlen ta shtyjë me forcë përpara.

Qoftë Edi Rama që është njeriu i parë që hapi dosjen e Teatrit në vitin e largët 1999 dhe natyrisht vendimmarësi kryesor në këtë histori, qoftë Erion Veliaj, njeriu që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur, do të shënojnë nesër, bashkë me listën e pafundme të gjërave që padyshim duhet t’i kishin bërë shumë ndryshe në Tiranë, edhe Teatrin e ri Kombëtar.

Në themelet e të cilit, nga kjo javë, do të ketë më pak vend për kurbanin e zakonshëm shqiptar të dyshimit. Kryesisht si një meritë e kritikëve të dyshes socialiste. Si një provë e rradhës për të kuptuar se në Shqipëri vazhdojnë të jenë më të dobishëm cinikët që dyshojnë se budallenjtë e padobishëm që duartrokasin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Publikuar

-

Nga

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zedhenesit e Qametit baltosen pa te drejte projektin e rruges Milot-Fier duke i hyre ne hak qeverise qe stermundohet per te mirem dhe interesin publik.

Degjova me vemendje sqarimin e ministres se Infrastruktures Belinda Balluku nga foltorja e Parlamentit. Nga argumentat qe ajo shtroi kuptova se ne Ministrine e Infrastruktures keto 18 muaj eshte bere me shume pune se sa kane bere te gjitha qeverite e tjera se bashku qe nga koha e Ismail Qemalit. Kuptova gjithashtu se projekti i rruges Milot-Fier eshte nje sukses i paprecedente, ashtu si Unaza e Tiranes, bypassi i Vlores, Thumane-Kashar, Rrogozhine-Qafe e Koshovices, tuneli i Llogarase, hidrocentrali i Skavices dhe ceo vizatim tjeter 3D me targen e Rilindjes. Argumentat ishin aq bindes saqe gati gati edhe vete u ndjeva ne faj qe kisha dyshuar ne punen dhe qellimin e mire te qeverise.

Por pikerisht ne ate moment m’u kujtua dicka tjeter. Diten qe ministrja e Infrastruktures merrej me zedhenesat e Qametit, ministria e saj po i linte peshqesh shqiptareve nje tjeter Qamet; rrenimin perfundimtar te tregut te energjise.

Ne 29 qershor Ministria e Energjise, hapi ofertat e tenderit per perzgjedhjen e aksionereve per Bursen Shqiptare te Energjise. Tenderi ishte nje deshtim total dhe oferta e vetme qe u paraqit ishte ajo e KOST-it, operatorit kosovar te transmetimit. Por pertej deshtimit te Burses, surpriza me e hidhur ishte largimi perfundimtar i gjigandit norvegjez Nord Pol nga Shqiperia. Edhe kjo nje arritje tjeter e paprecedente qe nga koha e qeverise se Ismail Qemalit.

Deshtimi i Burses eshte gozhda e fundit ne arkivolin e sistemit energjetik te vendit. Nje mall qe nuk ka treg, nuk tregetohet. Ose tregetohet me cmime abuzive

LEXO EDHE:  Lorenc Vangjeli: Dorëheqja e Presidentit thellon krizën

LEXO EDHE:  Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

Mijera biznese qe kane dale apo do te dalin nga furnizimi shteteror me energji, do te jene skllever te kontratave dypaleshe dhe asnjehere nuk do ta kene te sigurte furnizimin me energji ose ne rastin me te mire do ta blejne shtrenjte ate. Investimet e pakta te medha dhe serioze ne vend si hidrocentrali i Banjes dhe Moglica te realizuara nga gjigandi norvergjez Statkraft, do te mbeten peng duke dhene sinjale negative tek investitoret e ardhshem potenciale. E gjitha kjo per shkak te paaftesise se qeverise shqiptare per te krijuar bursen ose mungeses se deshires per te hequr dore mga tenderat e energjise.

Me gjasa deshtimi i burses kerkon shpikjen e sabotatoreve te rinj ose zedhenesva te tjere te qametit. Ne vitin 2015, Shqiperia ishte vendi i pare ne rajon qe nisi krijimin e Burses se Energjise. Por sot eshte zyrtarisht i vetmi vend pa burse ne Ballkan. I njejti Nord Pool qe u largua nga Shqiperia, sapo ka perfunduar me sukses ngritjen e burses ne Malin e Zi. Maqedonia po ashtu eshte ne fazen finale te krijimit te platformes se tregtimit te energjise.

Bursa ishte mundesia me e mire per liberalizimin e tregut te energjise ne vend. Nje treg i liberalizuar sjell likuiditet per sektorin, por edhe cmime me te uleta per konsumatoret. Por bursa deshtoi, ndersa sektori energjetik vazhdon rrenimin e pandalshem financiar. E gjitha kjo vetem qe qeveria me e mire qe nga koha e Ismail Qemalit te mos privohej nga tenderat e energjise.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Listat e hapura/ Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

Publikuar

-

Nga

Listat e hapura/ Emrat e Lulzim Bashës për zgjedhjet 2021

Nga Ardit Rada

Lëvizja e Edi Ramës për t’i hapur listat, ia ka përcjellë frikën gjer në palcë Lulzim Bashës. Kjo u reflektua kur reagoi me urgjencë pas vendimit të mazhorancës dhe reagimi në thelb nuk kishte asgjë të re. Si ai nipi i ‘Kapedanit’, Basha u hodh nga listat e hapura te ndalimi i koaliconeve. Arsyeja është e thjeshtë dhe në njëfarësoj, e drejtë. Partia Demorkatike dhe aleatët kanë punuar gjithë këto vite jo për të pasuruar partitë e tyre me burime njerëzore, pra me emra siç i thonë ndryshe.

Tashmë dihet që energjitë e opozitës shteruan që kur u investuan kundër ish-ministrit Xhafaj për hiçgjë. Pra që nga premtimet se do kalonin te trupi i Bashës, tek protestat duke gjetur shtigje nga Kuvendi tek MPB, e më pas duke spërkatur me bojë muret e ministrisë. Para dhe pas kësaj, dihet që ka pasur ditë ku energjitë u investuan te rrëzimi i Sait Dollapit teksa vraponte. Shumicën e herëve, si në rastin në fjalë, opozita madje tërhoqi edhe Presidentin që nisi vizitat nëpër spitale.

Sikur të ishte sot, mbaj mend një intervistë të Lulzim Bashës përpara se t’i hynte thirrjeve për djegie makinash, rrahje nëpunësish dhe bojkotim mediash e shpronësim oligarkësh. Para 2017, kreu i PD fjalë për fjalë tha se kjo është hera e fundit që vetë ai vendos se kush do të jetë deputet. Madje lanccoi një platformë online teksa ndodhej në çadër, ku qytetarët mund të propozonin se kë donin për deputet.

Lista ishte surprizueser vit pas viti. Nëse në 2017 shumica e qytetarëve kishin ‘propozuar’ Valentina Dukën, Romeo Gurakuqin, Bradh Spahinë, Klevis Balliun dhe të tjerë që e gëzuan mandatin nja dy vite… Pjesa tjetër paska propozuar Kujtim Gjuzin, Myslim Murrzin, Aurora Marën dhe Fatjona Dhimitrin. Së paku këto i gjetëm në listat e Bashës 2017.

Nëse shihni diçka qesharake në këtë histori, e gjithë buzqëqeshja që ju vjen në fytyrë mundësohet nga Lulzim Basha dhe platforma e tij ‘online’. E pra, ja ku iu dha mundësia për lista jo të hapura, por të shqyera. PD është e lirë që Adriatik Alimadhin e Ballit Kombëtar që e vuri të katërtin në Vlorë në vitin 2017, këtë herë ta zëvendësojë me Bujar Leskajn fjala bie, meqenëse kanë hapur dhe fjalën.

Enkelejd Alibejan mund ta kandidojnë sërish në Fier, si herën e fundit. Në Elbasan, Endri Hasa, mund t’i mbledhi më shumë vota meqenëse ka qëlluar me vezë Edi Ramën dhe ka hapur edhe portal ku promovon shkollimin e tij extra-perëndimor. Nadire Meçorapaj, apo Nada siç i thotë Basha, do ta ndrisë Vlorën. Bashkë me Agron Shehajn mund të dalin deputetë me listë të hapur duke qenë se i njeh e gjithë Vlora që i shërbyen si deputerë verëm 1 vit e ca dhe jo katër sikurse u besuan votën. Tritan Shehun si i spikatur ndër emra, le të vijojë kandidimin në Gjirokastër ku e caktoi Basha.

LEXO EDHE:  Lorenc Vangjeli: Dorëheqja e Presidentit thellon krizën

LEXO EDHE:  Klement Balili pas hekurave/ Analisti: Sukses i kryepolicit Ardi Veliu

Derisa dogji mandatin, kishte si deputet Gjirokastër, Tepelenë, Përmet… Këtë herë mbase e merr mandatin bashkë me Dash Alikon e Lazaratit dhe e ndajnë punën. Më Shkodër Bardh Spahia mund të kandidojë sërish. Duke qenë së i dogji shkollën “Shenaze Juka” Shkodrës, mund t’u premtojë me listë të hapur se do ia dyfishojë kapacitetin si shenjë pendese. Tiranës t’i japë Çlirim Gjatën, duke qenë se hante qofte te bodrumi i Noelit pasi mbaronte protestën e Teatrit Kombëtar.

Pastaj ç’të ngelet nëpër rrethe të tjera, Basha mund të fusë emra si Petrit Vasili, meqenëse Shqipëria mezi pret  ta shohë sërish në Kuvend…

Pra, pavarësisht kushtrimit të Edi Ramës, presupozoni një moment sikur listat e hapura të jenë realitet zgjedhjet e vitit 2021. Më pas, imagjinoni Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, që fut këto emra. Shihnin emrat që ka promovuar duke i çuar në bazë për organizimin e partisë, nga Avenri Peka, te Kreshnik Çollaku dhe Flamur Noka. Ose alternativa tjetër: emrat që ka lënë jashtë qysh prej Çadrës, si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, Astrit Patozi etj.

Për t’jua thjeshtuar, ti si votues nuk do gjesh më në fletën e votimit PD-në me numrin 44, dhe duke vendosur iksin në këtë numër automatikisht vota shkon për Jemin Gjanën. Por do të gjesh disa emra me numrin e tyre në krah. Do të trokasin në derë nga PD-ja dhe do të thonë: Ti si banor i Tiranës, voto Albana Vokshin, Edi Palokën dhe Monika Kryemadhin se këta janë e ardhmja. Ndërsa ti tjetri, voto Ervin Salianjin, Kejdi Mehmetajn dhe Klevis Balliun. Genc Pollon, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen! E kuptoni që Basha nuk ka frike nga formula, por nga emrat që ka mbajtur apo i kanë dhënë SINCE 2017?

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse dhe kush ka frikë nga listat e hapura të kandidatëve për deputet?!

Publikuar

-

Nga

Pse dhe kush ka frikë nga listat e hapura të kandidatëve për deputet?!

Nga Përparim Kabo 

Po mbushen gati 30 vite nga zgjedhjet e para shumëpartiake dhe në vend që demokracia në Republikën e Shqipërisë të bënte përpara, të fitonte besueshmëri te zgjedhësit dhe të ndërtohej si një demokraci funksionale, ka ndodhur e kundërta, demokracia është bërë si një marrdhënie tregu, ku jepet oferta dhe njihet kërkesa; dhe ku shitësi i votës paguhet për sovranitetin e shitur dhe të blerë.

Ai që voton e ka kuptuar se cilido që të zgjidhet si edhe ka ndodhur në dy dekadat e fundit populli nuk fiton gjë, ndaj së paku një herë në katër vjet le të fitojë diçka minimaliste duke shitur votën. Kjo lloj sjellje që edhe nëse nuk është e përgjithëshme së paku është masive e nxorri demokracinë përfaqësuese në treg. Në këtë lojë futen pastaj të “fortët” e zonës, fise dhe famije, ata që duhet të mbrojnë rendin dhe gjithëçka nuk është asgjë më shumë se një luftë e pamoralshmë e forcave partiake dhe individëve të tyre të fshehur.

Kjo tabllo përkon pikërisht me sistemin e instaluar që nga viti 2008 sepse listat hartohen të mbyllura dhe ai që i vë vulën është kryetari i Partisë politike, duke e shëndruar procesin në rekrutim personal të individëve të zgjedhur deputetë qofshin apo anëtarë të këshillit bashkiak. Çfarë ka fituar demokracia kolektive përfaqësuese që nga viti 2008? Po ja është e thjeshtë. Një parlament që u kriminalizua duke futur atje individë me histori kriminale dhe me precedentë dhe recorde kriminale. Kështu u desh të hartohej ligji i dekriminalizimit, që ishte shprehje unikale në Europë çka tregoi se ku kishte mbritur demokracia parlamentare në Shqipëri.

Nëse sot kërkohet që listat të jenë të hapura, të parët që nuk duan janë “të njollosurit”, ata të cilëve ju mungon “integriteti moral”, ata që “nuk kanë ideale demokratike dhe atdhetare” por që kanë bërë pasuri me korrupsion dhe në lidhje me krimin e organizuar. Listat e mbyllura i duan ata që e kanë mëndjen e mbyllur dhe që nuk kanë as edhe minimumin e formimit kulturor që të hartojnë ligje dhe të miratojnë ndryshime ligjore në shërbim të demokracisë funskionale. Nga 2008 këshillat bashkiake janë “këshilla me kukulla partiake ku më të shumtët janë me detyra jo fortë të ulëta në ekzekutiv dhe për të mbajtur vendin atje, nëpëkëmbin hapur vullnetin e zgjedhësve.

LEXO EDHE:  Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

LEXO EDHE:  Nga Lorenc Vangjeli/Në luftë humbasin të gjithë… edhe fitimtarët humbasin

Rasti më i freskët ndodhi kur këshilli bashkiak në Bashkinë e Tiranës miratoi shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kush pra nuk i do listat e hapura?! Populli, zgjedhësit apo ata që duan të zgjedhin po të njëjtit njerëz,skifterët besnikë të kryetarit? Popullit duhet të rikthehet te vetëdija e Zgjedhësit Sovran ndaj ai duhet që të besojë realisht te kanddidati. Madje ka sisteme zgjedhore që edhe për një të zgjedhur, subjekti politik propozon para zgjdhësve të vet 3 kandidatë dhë ai ka mundësi të përzgjedhi. Kjo ndodh në demokracitë skandinave, po kudo që të referohesh sheh se konferencat partiake parazgjedhore janë takime të hapura ku prezantohen kandidatët e mundshëm, sigurohet njohja paraprake dhe krijohet besueshmëria.

Me listat e mbyllura në realitetin shqiptar u vra marrëveshja e besimit. U krijuan kryetarët partiak Pashallarë. Me listat e hapura do rringjallet marrëveshja e besimit, ndaj prej sistemit me lista të hapura kanë frikë ata që u ka kaluar koha, që janë provuar dhe stërprovuar, ata që u pasuruan dhe që janë sot me kontot bankare brenda por kryesisht jashtë vendit, janë me vila e me saraje, me lluks e me orgji, me familje dhe me harem…

Janë ata që vetëm me demokracinë nuk kanë lidhje, janë ata që zgjedhjet nuk i shohin si e drejta e zgjedhësit për të besuar sovranitetet fal zgjedhjeve të lira dhe të drejta, por i kanë katandisur zgjedhjet si një mekanizëm okult përmes të cilit ndrojnë vendet forcat politike, ato që ende pushtetin e shohin si rregjim dhe shtetin si mekanizëm memec që i shërben pushtetit ekzekutiv. Listat e mbyllura sollën paditurinë në shumë raste, gojëkyçurit dhe si pasojë prapambetjen institucionale. Nëse edhe zgjedhjet e 2021 do të riciklojnë po këto mbetje partiako-politike, atëhere asgjë nuk pritet të ndryshojë në realitetin politik dhe institucional në Shqipëri.

Lista e hapur do të thotë që kandidatit t’i dimë jo vetëm emrin dhe mbimerin, Cv dhe aktivitetin; por edhe pasuritë e tij dhe të familjes, të mësojmë a është ai apo ajo një njeri i ndershëm dhe pakorruptuar. Kush nuk i do listat e hapura? Krimi dhe kriminelët, korrupsioni dhe të korruptuait, nuk i duan ata që e krijuan këtë gjendje si ortakë të tyre, duke u vënë në dispozicion shërbimin politik dhe vendimmarrjen me qëllim që preha e grabitur të ndahet mes ortakësh…Deri kur më?!

LEXO TE PLOTE