Connect with Us

Nga Frrok Çupi/ Viktimat e Republikës së Tretë

Opinione

Nga Frrok Çupi/ Viktimat e Republikës së Tretë

Publikuar

-

Të tretët pritet të shfaqen në 2 mars në bulevardin e Tiranës, përballë ngrehinës tre- katesh që u ndërtuar për një ambasadë provizore Sovjetike. Kategoria e këtyre ndryshon nga viktimat e Republikës së Dytë dhe të Republikës së Parë.

Këta janë të ngrefosur, nuk e njohin veten për viktima, por hyjnë në kategorinë e budallenjve dhe hajdutëve. Kjo është kategoria që niset për udhë, ‘të dalë çfarë të dalë’. Por kjo është edhe kategoria më e pa shpresë.

Presidenti i Republikës që i ka thërritur në bulevard, bën mëkatin e fundit me këta: Do t’i shtypë e do t’i përdhosë edhe një herë, për herë të fundit.

Presidenti Ilir Meta, që vjen nga fshatrat e Skraparit, me këtë rast thyen edhe kodet e fshatit të tij ku ‘kufoma’ nuk përdhoset. Në krahina të tjera të vendit, sidomos në Veri, kodi është edhe më i mprehtë: ‘Viktima’ përkujdeset nga autori, kthehet me kokë nga lindja e diellit dhe njoftohet familja. Ilir Meta, ironikisht, ka zgjedhur që viktimat e tij t’i mbledhë në bulevard, aty nga akshami, kur nuk ka as diell, asgjë të qartë.

Në një ‘muzg’ prej gati tre dekada, Ilir Meta i ka rrjepur viktimat e tij, që janë mijëra herë më shumë se sa këta të kategorisë që do të shfaqen në bulevard. Iliri nuk kishte bërë kurrë punë në jetë, por punën e parë e nisi si ‘shule i udhëheqjes së lartë’, fillimisht si deputet, pastaj kryeministër, pastaj kryetar parlamenti, pastaj president. Nuk pati kohë një sekondë që të numëronte viktimat.

Shumicës i vuri mbi kokë ministra dhe nëpunës xhahilë që vidhnin për ‘të; të tjerë i plaçkiti në dritë të diellit, me gjakun e njerëzve ndërtoi vila dhe pasuri pa fund, ndërtoi televizione, grabiti floririn- pasuri e kombit. Pastaj i vrau në bulevard dhe në rrëpirat pas Dajtit. Pastaj përhapi imazhin e një lideri halldup e të pa pikë kulture, si një farë e keqe për modelin e të rinjve. Në politikë ndërtoi ‘sektin acid’ që djeg çdo vlerë, çdo pronë, çdo kulturë…

Viktima të Ilir Metës u bënë të gjithë për tre dekada. Por në bulevard, në 2 mars, do të vijnë budallenjtë dhe hajdutët; i ka thërritur për të mbrojtur me ta b… e vet. Këta e dinë, por rrinë aty si mburojë mishtore.

Këtu është kapërcyer edhe kodi zakonor: Tani Meta po i përdhos edhe viktimat e fundit të kësaj kategorie të shkretë. Ligjet ndërkombëtare të ndalojnë t’i përdhosësh të sëmurët për mend apo me leprozë, të marrët dhe perversët.

Aq më keq që presidenti e bën krimin në emër të ‘Republikës’.

Viktimat e Republikës së Parë:

Ata ishin të kategorisë së pafajshme. Vinin nga ferri komunist, e ku ta dinin se po shkonin në një tjetër ferr si komunizmi. As dinin ç’ është prona, as dinin ç’ është e drejta. Lidershipi i vitit 1996 e kapi ‘mrekullinë’ dhe luajti rolin që bëjnë edhe sot trafikantët e srianëve: U marrin 700 euro për deri në Mal të Zi, i lënë në Fier e u thonë ‘arritët në Podgoricë’.

LEXO EDHE:  Luli gënjeshtrën e ka ves/ Dy tradhëtitë që iu bëri demokratëve

Kështu u tha Republika e parë viktimave: U mblodhi gjithçka kishin nëpër xhepa,  i këshilloi të shisnin shtëpitë e çfarë kishin deri edhe mishin e bardhë, prapë ua mblodhi paratë nëpër piramida…’dhe ditën e fundit i hodhi në luftë kundër njëri tjetrit. Në vitin 1997 u vranë rreth 3000 vetë dhe u plagosën 20 mijë, thesari i shtetit mbeti me vetëm 17 milionë lekë, u thërritën ndërkombëtarët për të ruajtur ‘paqen mes viktimave’.  Ajo ishte Republika e parë, që në reportazhet e medias u konsiderua si ‘Republika e Gangsterëve’. Republika i kishte mashtruar njerëzit se ‘paratë tuaja janë të pastra’, por as që mund të fajësoje as edhe një viktimë. Të paktën nuk ishin budallenj, kjo është ‘fisnikëria’ e Republikës së Parë, që nuk shkeli miza, por shkeli jetë njerëzish!

Viktimat e Republikës së Dytë:

Këta janë akoma gjallë dhe në luftë; kjo është kategoria.

Mund të mos fitojnë, mund të fitojnë përsëri xhelatët, por po humbën këta nuk mund të quhen viktima. Këta që ecin më këmbë, flasin me vete, mallkojnë veten, mendohen kë të vrasin në derën e gjykatës, kanë humbur pronë e drejtësi, kanë groposur fis e familje sado që trashëguan për gjithë jetën…. Këta që ecin më këmbë, pa e shijuar asnjë ditë Drejtësinë, kanë harruar mekanizmat hitlerianë të ‘gjykatësve të plepave’, të ligjit të reformës agrare në epokë demokratikase, të zaptimit të tokës dhe gojës prej militantit të partisë. Nëse edhe kësaj here viktimat humbin përballë makinës së tmerrshme politike e shtetërore që ua solli ‘gijotinën’, atëherë pasardhësit nuk kanë pse vijnë në këmbë të tyre. Sipas llogarive gjyqësore çdo shqiptar është në konflikt trefish me tjetrin.

Aleatët e mëdhenj të kombit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë përgatitur Drejtësinë e Re, e cila o fiton e fitojnë viktimat, o humb dhe varrosen viktimat…

Kjo është beteja. Ata që bënë namin në këtë vend, ata gjuajnë mbi Aleatët dhe Drejtësinë. Edhe vetë presidenti i Republikës ka deklaruar se ‘do të vdes si hero anti- amerikan, alias Allende’.

Por as viktimat e Republikës së Parë as të Dytë nuk janë të sëmurë të neurozës; këta i solli tragjedia që i ndodhi kombit pas tragjedisë së komunizmit.

Të sëmurët kanë mbetur për Republikën e Tretë…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Alfred Lela qan për Çilin/ “Duhet të jemi syçelët”

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i Henri Çilit, pronarit të UET, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me një varg akuzash nga pas, nga “mashtrimi” deri tek “ndikimi i organeve të drejtësisë”, u bë kryefjala e mediave.

Djaloshi nga Labinoti që ndryshoi emrin nga Naim, në Henri, dyshohet se ka ndërhyrë me lidhjet e tij për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko.

Mes reagimeve të shumta, nga analistë e politikanë, nuk ka heshtur edhe gazetari Alfred Lela, ish drejtori i Mapos dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë ideologjik të Henri Çilit, por që më vonë u prishën pas shkarkimit nga Mapo, madje nuk munguan dhe sherret nëpër studiot televizive.

Sot Lela del dhe qan, ish shefin e tij, madje kërkon dhe që gazetarët e analistët duhet të bëjnë të njejtën gjë.

“Të bën të shkulesh gazit ironik edhe frymëzimi që kërkon të ngjallë ministri Lleshaj te Reforma në Drejtësi, duke arrestuar një njeri të botës mediatike dhe universitare, një avokat dhe disa kontrabandistë hashashi “small time”, në kufirin Shqipëri- Greqi. A pret publiku, megjithë mend, dhe a do të shpërblehet me faktin se “peshku i madh” i parë i Reformës në Drejtësi është Henri Çili?!

LEXO EDHE:  Luli gënjeshtrën e ka ves/ Dy tradhëtitë që iu bëri demokratëve

LEXO EDHE:  “Presion dhe shantazh anëtares së Gjykatës Kushtetuese”/ Meta akuza të forta Xhafajt

Megjithatë, si zë i njohur i agorës publike, dhe jo si përfaqësues puritan i interesit publik, ai dhe të ngjashmit e tij, pjesë e komentariatit politik, zgjojnë mllefe dhe presin shpagime.

Paradoksalisht, heshtja e Çilit nuk funksionoi për të. Siç as piruetat. Askush nuk i doli për zot sot botuesit të disa gazetave, pronarit të një universiteti, individit me shumë lidhje, të hapura dhe okulte. Gazetarët dhe analistët duhet ta bëjnë, ama.

Goditja shproporcionale ndaj Henri Çilit është goditje për të gjithë ne. Ndalimi (apo arrestimi) i tij do t’i shërbejë Kryeministrit dhe njerëzve të tij për ta përforcuar tezën e tyre të “analistëve dhe gazetarëve të lidhur me krimin”.

Çili duhet të paguajë për kundravajtjet e veta (nëse ka), por ne duhet të mbetemi syçelë ndaj kundravajtjeve të pushtetit. Çfarëdo të ketë bërë kolegu ynë, ai nuk besoj të jetë koka e krimit të organizuar në Shqipëri dhe as “peshku i madh’ i reformës në drejtësi.”/CNA.al

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjel/ Dyshimi, si kurbani i munguar në themelet e teatrit të ri

Publikuar

-

Nga

Ka marë një kthesë pothuaj të papritur dosja e Teatrit Kombëtar. E hapur minimalisht që mbi dy dekada më parë si një kërkesë për ndryshim, ajo ishte shndërruar në një dramë që i kishte brenda të gjithë elementët për t’u vënë në skenën kaotike të Tiranës si një dramë absurde.

Pak Rozafë në plane dhe pak hile në ndërtim, kjo dosje është e helmuar me dyshime, shumë prej të cilave tërësisht reale, e spërkatur me nostalgji, shumë nga të cilat totalisht imagjinare.

Tek ajo gjenden të mbivendosura edhe hipokrizia e zakonshme, edhe dashuria e sinqertë e naivëve. Nuk do shumë mund të dallohet egoizmi i skajshëm dhe vaniteti ekstrem, gishtat që lageshin me pështymë për të numëruar paratë dhe paratë që premtonin ta bënin mal grataçielash fushën më të lakmuar të ndërtimit në kryeqytet. Dosja ka njohur në vite skena që ndryshoheshin dhe aktorë që ndryshonin rolet, duke u shndërruar në një pasqyrë e frikshme të humorit të zi dhe temperaturës së humorit politik në Tiranë.

Por nga kjo javë, pikërisht ajo që trazonte të gjithë shpirtërat pro e kundër teatrit – ngritja e kullave në një marëdhënie kontraverse me një kompani private – u rrëzua si mundësi. Dhe shteti shqiptar vendosi të ndërtojë vetë shtëpinë e re të artistëve të skenës. Një lëvizje e papritur, por që duhet mirëpritur dhe që i shpall të gjithë fitues.

Triumfi i parë është i artistëve pa dallim. Nëse nuk do të kishte diferencë mes projektit në letër dhe shndërrimit të tij në godinë, ata nuk do të ishin më xhelozë si deri më tani, të paktën për sallën e teatrit të Shkupit. Tirana e kontrasteve, e qerpiçit fqinjë me ndëtimet e xhamta, do të ketë nesër një godinë evropiane me të njëjtin kontrast që afron nga e shkuara me qerpiç.

Debati për vlerën historike e shpirtërore të ndërtesës së vjetër ka kuptim deri në momentin që hiperbola dhe ekzagjerimi nuk i marin mendjen debatit dhe nuk denatyrojnë debatin. As Perëndia nuk qëndron në muret e kishës dhe as të mëdhenjtë e së shkuarës së teatrit shqiptar, nuk qëndrojnë në hollin e teatrit të vjetër. Të cilin, edhe vetë dashnorët më të zjarrtë të nostalgjisë, thellë-thellë e konsiderojnë të papërshtatshëm për kohën e sotme. Të fituar janë artistët protestues, të cilët mundën të shpikin një kauzë qytetare. Pavarësisht shumë keqkuptimeve, mërive, pritshmërive dhe interesave ndryshme, përkundër edhe sinqeritetit të disave, ata ja dolën të jenë shkaku themelor i tërheqjes së qeverisë.

Në një kohë ku të gjithë bëjnë hesape, ja vlen të thuhet se çdo stinë që kalon, e bën shumë herë më të shtrenjtë tokën mbas teatrit, që në një moment të dytë, me fatin e madh që është ende pronë publike, mund të shumfishohet si vlerë dhe përfitim publik.

Përtej debatit politik e artistik, historik e urbanistik, dosja e re e Teatrit Kombëtar është  në thelb një pasqyrë dranatike për të parë në sy çfarë nuk funksionon seriozisht në mënyrën sesi vepron shoqëria shqiptare. Në Tiranë e kudo tjetër gjetkë ndërtimet ende funksionale me mbi një shekull jetë janë shumë të rralla.

LEXO EDHE:  Luli gënjeshtrën e ka ves/ Dy tradhëtitë që iu bëri demokratëve

LEXO EDHE:  Apeli i fortë i Metës/ Ndërtimet pa kriter duhet të marrin fund

Me një moshë më të madhe janë edhe më të rralla natyrisht. Shpjegimi nuk vjen vetëm nga varfëria e gjyshërve, as nga distance me Evropën dhe as nga nata osmane, siç shpjegon sipërfaqësisht shumëkush. Kush kujton, fjala vjen kështjellat si shembull, ja vlen të kujtojë se më shumë sesa nga pushtuesit, rrënimin e tyre e kanë sjellë vetë shqiptarët që i përdornin ato si lëndë të parë, u mernin gurët për të ndërtuar muret e shtëpive të tyre dhe ju përdornin gurët për të ngritur më lart muret me fqinjin. Dhe nëse krahasimi me to duket i largët, pamja që denoncon ish-godina më luksoze e ndërtuar nga komunizmi në Shqipëri, Piramida në bulevard, është e frikshme.

Në vetëm tre dekada, ajo ka ndryshuar shumë herë destinacionin. U projektua si mauzole për diktatorin, u kthye në qendër për rininë, ju dorëzua modës së kafeneve, u bë shtëpi televizive, u premtua si teatër, si parlament, u diskutua sesi të shembet për të krijuar shesh ndërtimi ku të marrët e politikës kishin llogaritur përsheshin e përfitimit dhe në finale, ajo ka mbetur një gërmadhë e frikshme. Një akuzë për një shoqëri që nën diktaturë i kishin imponuar kazmën si simbol dhe që dashuron tritolin si ndëshkim në pothuajdemokracinë e sotme.

Vendimarja e re fashiti një luftë me më shumë interesa të fshehura skutash, me hesape politike e financiare skuthash sesa beteja të hapura publike. Politika normale duhet të dijë të ketë kurajo e besim edhe për të kthyer mbrapsht, çfarë nuk ja vlen ta shtyjë me forcë përpara.

Qoftë Edi Rama që është njeriu i parë që hapi dosjen e Teatrit në vitin e largët 1999 dhe natyrisht vendimmarësi kryesor në këtë histori, qoftë Erion Veliaj, njeriu që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur, do të shënojnë nesër, bashkë me listën e pafundme të gjërave që padyshim duhet t’i kishin bërë shumë ndryshe në Tiranë, edhe Teatrin e ri Kombëtar.

Në themelet e të cilit, nga kjo javë, do të ketë më pak vend për kurbanin e zakonshëm shqiptar të dyshimit. Kryesisht si një meritë e kritikëve të dyshes socialiste. Si një provë e rradhës për të kuptuar se në Shqipëri vazhdojnë të jenë më të dobishëm cinikët që dyshojnë se budallenjtë e padobishëm që duartrokasin.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Unë kam vetëm një arsye për të protestuar në 2 Mars

Publikuar

-

Nga

Nga Bislim Ahmetaj

Kam një arësye të vetme që të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Presidenti i Republikës me datën 2 Mars. Arësyeja është e thjesht, do të më vinte turp të fshihesha në shtëpinë time apo kudo tjetër dhe të mos i bashkohesha qoftë edhe një protestuesi të vetëm kundër kësaj qeverisje që ka pushkatuar shpresën dhe besimin tek shqiptarët, që ka mbjellur dhe rritur pemën e trishtimit ndër bashkëkombasit tanë “Që në Shqipëri nuk mund të jetohet” .

Do ta ndihesha mjeran dhe fatkeq të fshihesha pas cilësive të dyshuara që ka demostruar në të kaluarën e tij politike Ilir Meta me të cilat do ta justifikoja mungesën time për të mos marrë pjesë në manifestimin e protestës që ka thirrur me 2 Mars jo Ilir Meta por Presidenti i Republikës nën moton: Mbroni kushtetutën dhe rendin kushtetues.

Unë si qytetarë, si prind, si intelektual dhe veprimtarë social do të marrë pjesë në këtë manifestim proteste për të treguar me prezencën time fizike që e dua vendin tim, i besoj punës së ndershme dhe jam kundër çdo lloj shkelje të ligjit, jam kategorik me abuzimet dhe vjedhjen e pasurisë publike që i ka ndodhur dhe i ndodhë përditë vendit tim.

Unë me 2 Mars e konsideroj vetën një shtetas të përgjegjshëm që kundërshtoj me koshiencë në formën e revoltës një klasë politike që shkelë çdo ditë ligjet që i aprovon vet me shumicë votash po ashtu edhe kushtetutën që e ka aprovuar po vetë për interesa klientele dhe pushteti.
Unë s’mund ti mungoj protestës së 2 Marsit pasi do të ndihesha i mundur, i dorëzuar, i pushtuar dhe i përkulur.

Unë që kam protestuar guximshëm, me kurajo dhe vizion të qartë kundër regjimit diktatorial komunist 30 vite më parë,
Unë që kam protestuar haptazi autoritarizmin e Sali Berishës kur ai e ka shfaqur atë më Partinë Demokratike të cilën e kemi themeluar së bashku në Dhjetor të ’90-ës.
Unë që kam protestuar kundër bandave dhe përfaqësuesve të tyre që erdhën në pushtet në kohën e revolucionit të vonuar të Qoses në Mars-Qershorin e vitit të zi ’97.

LEXO EDHE:  Berisha: Ja si u përgjua Meta nga Rama për t’a marrë “peng”

LEXO EDHE:  Luli gënjeshtrën e ka ves/ Dy tradhëtitë që iu bëri demokratëve

Unë që kam protestuar në mbrojtje të shejntërisë së jetës dhe lirisë mes për mes plumbave pas vrasjes së simbolit të qëndresës, Lirisë dhe Demokracisë shqiptare Liderit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit. Unë që kam protestuar për mbrojtjen e shtypit të lirë me shkrime dhe prezencë.
Unë që kam protestuar për të mbrojtur qytetin nga betonizimi dhe shkatërrimi arkitektonik, Unë që kam protestuar për të mbrojtur interesat e opozitarizmit atëherë kur këto interesa janë tradhëtuar dhe shitur për interesa politik dhe financiarë tek pushteti i “rilindjes”.

Unë që kam të paktën 35 vite që protestoj kundër arbitraritetit, partitokracisë mjerane, hajnave dhe shpërdoruesve të besimit të qytetarëve, kundër atyre që po bajnë çdo shërbim për ta shterruar Atdheun nga shqiptarët nuk mund ti mungoj manifestimit të protestës të thirrur nga Presidenti i vendit tim me 2 Mars 2020.

Unë nuk dalë në këtë protestë për Ilir Metën ministrat e të cilit kanë firmosur largimin tim të paligjshëm nga puna, unë i bashkohem në këtë protestë institucionit të Presidentit të Republikës, i cili ka dalë haptazi në mbrojtje të Kushtetutës, si libri i shejtë i një shteti laik.

LEXO TE PLOTE