LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

28 Shkurt 2020, 12:19, Politikë CNA

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi gjashtë mujor është arrestuar Naim Çili, me emrin e ndryshuar Henri Çili. Djali nga Labinoti i cili prej disa vitesh ishte kthyer në personin kryesor të ekraneve shqiptare dhe në një nga personazhet e mjaft përdorur nga politika.

Le të bëjmë një retrospektivë të shkurtër dhe të kthehemi pas të shohim, është një lobist në politikë, siç e ka trumbetuar vetë me të madhe ekraneve, apo një lëpirës i saj?

Henri Çili ka kaluar në universitetin e tij të rinjtë e Bashës, ata të Republikës së re, këta të FRESH, të LRI-së, e kështu me radhë.

Por, këto vetëm vitet e fundit duke iu dhënë bursa falas forumeve rinore, apo përmes UET-it të tij, duke ushtruar ndikim me ndere dhe qoka tek personazhet e ndryshme politike.

Gjithçka fillon me drejtimin prej tij të gazetës ?Standard? dhe më pas me themelimin e UET, universiteti që u themelua nga pesë pedagogë të rinj, të cilët më pas u ndanë dhe Çili ?rrëmbeu? gjithçka.

Në vitin 2005 mbështeste Sali Berishën, në vitin 2007, Çilin e pamë në krah të Ramës, ishte mbështetës për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkisë. Në vitin 2009 sërish ishte në krah të Saliut, duke kërkuar që PD të fitonte mandatin e dytë dhe lidhjet kryesore i kishte me Lulzim Bashën dhe të rinjtë që vinin vërdallë tij.

Në vitin 2012 kalon në krah të Lulzim Bashës hapur kundër Edi Ramës. Në vitin 2013 kërkon mandatin e tretë për Berishën, publikisht.

Menjëherë pas disa muajsh, pasi Berisha humbet mandatin, shpall Ramën ?njeriun e vitit? dhe hidhet në krahun e tij.

Më vonë ai influencon fort tek Edi Rama dhe qeveria e tij për ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Për më tepër qeveria në atë kohë zhvilloi një operacion të gjerë, në universitetet private. Çili duhej të ishte i pari që duhej të mbyllte atë që quhej kioskë universitare, siç ishte UET për dhjetëra e dhjetëra skandale, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ai kishte një imazh më të madh, kishte një godinë më të bukur dhe fasada ishte e shkëlqyer.

Nëpërmjet saj ai shpëtoi dhe e shpëtoi Edi Rama, e shpëtoi Lindita Nikolla.

Por, në vitin 2015 i fshehur në një cep shkoi në krah të Lulzim Bashës, kur kandidoi për kryetar Bashkie Halim Kosova.

Ka pasur një përplasje publike me Erion Veliajn, por më pas marëdhëniet me të i ka pasur shumë të mira. Së fundi në 2017 u pa i mërzitur me Ramën, por thoshte se ai duhej të kishte një mandat të dytë i vetëm. Pak më vonë filloi ta sulmonte. Gjithçka vinte nga luhatjet e tij ekonomike, si edhe ato politike.

Shpesh e kemi parë në ekranet televizive. Deklaroi  në ?Zonë e lirë? tek Arian Çani, se lobimi njihet në politikë, megjithëse në Shqipëri nuk ka ligj zyrtar për lobimin e partive politke.

Ai trumbetonte me të madhe këtë, duke përmendur parimet amerikane. Por, në qoftë se Europa apo Amerika e ka të sanksionuar me ligj, në Shqipëri është e ndaluar.

Çili influencat e tij i kishte shumë të mëdha. Ai mundi të fuste deputetë në Parlament nga të dyja palët apo të emëronte ministra apo zv.ministra, si në rastin e Odeta Barbullushit, në ministrinë e Jashtme apo disa personazhe si Ervin Salianji apo Grida Duma në PD.

Po përmendim 2-3 emra sepse në qoftë se do të filojmë listën e UET, tek Republika e re e Lulit dhe tek Rilindja do të ishin shumë.

Janë shumë personazhe, kancelarë, pedagogë, drejtues të UET, produkte të dala nga UET, të cilët janë suportuar fort prej Henri Çilit.

E gjithë kjo skemë, që Çili të siguronte pushtet. Një lloj pushteti që i vinte nga krijimi i universitetit dhe më pas nga ajo që ai në publik e quante lobim.

Ndoshta dhe skemat e fajdeve apo këto që ka hetuar prokuroria dhe policia për të influencuar mbi sistemin e drejtësisë me pagesa apo duke krijuar skenarë për të shpëtuar ç?të mundë nga vrasës policësh, ndoshta e quan lobim. Ndoshta mendon se kishte gjithçka në dorë, ishte i paprekshëm, ishte njeriu që kishte një universitet privat, kishte shumë deputetë, ishte miku i Kryeministrit, i ish-Kryeministrit, i Kryetarit të opozitës, por në fakt sot e gjithë piramida ?Naim Çili? ra. Edhe sikur të dalë i pafajshëm nga drejtësia, edhe sikur të përpiqet të justifikohet sërish me lobime, skema dhe skenarë të shpëtojë, sot Henri Çili ra “dëshmorë”. Dhe më shumë sesa ajo që ai quan lobist, Henri Çili ishte thjeshtë dhe vetëm një lëpirës pushtetesh./ CNA.al

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Lajmet e fundit nga