Connect with Us

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Politikë

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Publikuar

-

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi gjashtë mujor është arrestuar Naim Çili, me emrin e ndryshuar Henri Çili. Djali nga Labinoti i cili prej disa vitesh ishte kthyer në personin kryesor të ekraneve shqiptare dhe në një nga personazhet e mjaft përdorur nga politika.

Le të bëjmë një retrospektivë të shkurtër dhe të kthehemi pas të shohim, është një lobist në politikë, siç e ka trumbetuar vetë me të madhe ekraneve, apo një lëpirës i saj?

Henri Çili ka kaluar në universitetin e tij të rinjtë e Bashës, ata të Republikës së re, këta të FRESH, të LRI-së, e kështu me radhë.

Por, këto vetëm vitet e fundit duke iu dhënë bursa falas forumeve rinore, apo përmes UET-it të tij, duke ushtruar ndikim me ndere dhe qoka tek personazhet e ndryshme politike.

Gjithçka fillon me drejtimin prej tij të gazetës “Standard” dhe më pas me themelimin e UET, universiteti që u themelua nga pesë pedagogë të rinj, të cilët më pas u ndanë dhe Çili “rrëmbeu” gjithçka.

Në vitin 2005 mbështeste Sali Berishën, në vitin 2007, Çilin e pamë në krah të Ramës, ishte mbështetës për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkisë. Në vitin 2009 sërish ishte në krah të Saliut, duke kërkuar që PD të fitonte mandatin e dytë dhe lidhjet kryesore i kishte me Lulzim Bashën dhe të rinjtë që vinin vërdallë tij.

Në vitin 2012 kalon në krah të Lulzim Bashës hapur kundër Edi Ramës. Në vitin 2013 kërkon mandatin e tretë për Berishën, publikisht.

Menjëherë pas disa muajsh, pasi Berisha humbet mandatin, shpall Ramën “njeriun e vitit” dhe hidhet në krahun e tij.

Më vonë ai influencon fort tek Edi Rama dhe qeveria e tij për ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë.

Për më tepër qeveria në atë kohë zhvilloi një operacion të gjerë, në universitetet private. Çili duhej të ishte i pari që duhej të mbyllte atë që quhej kioskë universitare, siç ishte UET për dhjetëra e dhjetëra skandale, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ai kishte një imazh më të madh, kishte një godinë më të bukur dhe fasada ishte e shkëlqyer.

Nëpërmjet saj ai shpëtoi dhe e shpëtoi Edi Rama, e shpëtoi Lindita Nikolla.

Por, në vitin 2015 i fshehur në një cep shkoi në krah të Lulzim Bashës, kur kandidoi për kryetar Bashkie Halim Kosova.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha plas “bombën”/ Kush është kryeministri që ka takuar Balilin

Ka pasur një përplasje publike me Erion Veliajn, por më pas marëdhëniet me të i ka pasur shumë të mira. Së fundi në 2017 u pa i mërzitur me Ramën, por thoshte se ai duhej të kishte një mandat të dytë i vetëm. Pak më vonë filloi ta sulmonte. Gjithçka vinte nga luhatjet e tij ekonomike, si edhe ato politike.

Shpesh e kemi parë në ekranet televizive. Deklaroi  në “Zonë e lirë” tek Arian Çani, se lobimi njihet në politikë, megjithëse në Shqipëri nuk ka ligj zyrtar për lobimin e partive politke.

Ai trumbetonte me të madhe këtë, duke përmendur parimet amerikane. Por, në qoftë se Europa apo Amerika e ka të sanksionuar me ligj, në Shqipëri është e ndaluar.

Çili influencat e tij i kishte shumë të mëdha. Ai mundi të fuste deputetë në Parlament nga të dyja palët apo të emëronte ministra apo zv.ministra, si në rastin e Odeta Barbullushit, në ministrinë e Jashtme apo disa personazhe si Ervin Salianji apo Grida Duma në PD.

Po përmendim 2-3 emra sepse në qoftë se do të filojmë listën e UET, tek Republika e re e Lulit dhe tek Rilindja do të ishin shumë.

Janë shumë personazhe, kancelarë, pedagogë, drejtues të UET, produkte të dala nga UET, të cilët janë suportuar fort prej Henri Çilit.

E gjithë kjo skemë, që Çili të siguronte pushtet. Një lloj pushteti që i vinte nga krijimi i universitetit dhe më pas nga ajo që ai në publik e quante lobim.

Ndoshta dhe skemat e fajdeve apo këto që ka hetuar prokuroria dhe policia për të influencuar mbi sistemin e drejtësisë me pagesa apo duke krijuar skenarë për të shpëtuar ç’të mundë nga vrasës policësh, ndoshta e quan lobim. Ndoshta mendon se kishte gjithçka në dorë, ishte i paprekshëm, ishte njeriu që kishte një universitet privat, kishte shumë deputetë, ishte miku i Kryeministrit, i ish-Kryeministrit, i Kryetarit të opozitës, por në fakt sot e gjithë piramida “Naim Çili” ra. Edhe sikur të dalë i pafajshëm nga drejtësia, edhe sikur të përpiqet të justifikohet sërish me lobime, skema dhe skenarë të shpëtojë, sot Henri Çili ra “dëshmorë”. Dhe më shumë sesa ajo që ai quan lobist, Henri Çili ishte thjeshtë dhe vetëm një lëpirës pushtetesh./ CNA.al

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Linda kritikon Ramën në Kongres/ “Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje…”

Publikuar

-

Nga

Bashkëshortja e kryeministri Edi Rama, Linda Rama ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste ku dha mesazhe të forta për gratë, duke qenë se kjo është dhe tema e ditës së parë të Kongresit.

Linda Rama tha se fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë, pasi i cilësoi ato si europianët e vegjël që gratë duhet t’i edukojnë dhe t’i mbrojnë nga rreziqet, duke përmendur këtu internetin.

Linda kritikoi kreun e qeverisë publikisht se nuk ka ndërtuar ende një sistem të organizuar për klasat sportive.

“Rrjeti i fuqizuar sot i vajzave dhe grave në politikë për t’i vendosur në dispozicion ambiciet e tyre. Përpara një auditori të tillë jam shumë e tunduar për të folur për çdo temë. Është ajo thirrja e fëmijëve, për mua ata janë shëmbëlltyra e europës që kemi brenda nesh. Detyrimi jonë për të folur për ta, apo për të folur për publikun. Flas për dëmin gjë i bëhet kësaj europe brenda nesh, europiani i vogël që lind dhe rritet në familjet tona, duhet të rritet tolerant. Përpara shtrihet një jetë që nuk ka lidhje me jetën që kemi jetuar ne. A bëhet gjithçka duhet, a është kuptuar vërtet se sfidat që do të përballojnë fëmijët nuk do të jenë të njëjtat me ato që përballojmë ne. Le të marrim për një çast ndryshimin epokal që ka marrë interneti dhe telefoni në Shqipëri. Mosha e fëmijëve që fillojnë të përdorin internetin sa vjen dhe ulet. Prindërit janë ende rojet e fëmijëve ndaj rreziqeve të internetit, por 30% e prindërve nuk dinë ta përdorin, duke ja lënë rolin e rojes internetit.

Të vetmit shokë të tyre rrezikojnë të jenë ata imagjinarët në internet. Shkolla, kopshte, çerdhe janë bërë shumë, por edhe po të bëhen shumë jemi shumë të rrezikuar nga ky fenomen. Prandaj të dashura mikesha socialiste angazhohuni. A mundet të jemi të qeta ne kur i vetmi Teatër është ai i Kukullave.
I bukur shumë është stadiumi kombëtar në Tiranë, por edhe të tjerët shumë bukur janë bërë. Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje të fortë me argumenta se pse nuk kemi ende një sistem të organizuar për klasat sportive”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  14-vjetori i LSI-së/ Kryemadhi tregon “dashurinë” për Berishën dhe urrejtjen për Ramën

LEXO EDHE:  Foto-“Masakër” në Librazhd/ Malltezi, akuza të forta Ramës dhe Klosit

Teksa i kërkoi grave të kujdesen për të vegjlit e tyre, Linda tregoi një hostori të Zahos. Më të voglin e familjes Rama, e kishte pyetur edukatorja se përse e donte Shqipërinë dhe ai ishte përgjigjur “sepse është shtëpia ime”.

“Zaho ishte 3 vjeç kur po bëhej përvjetori i pavarësisë dhe nga kopshti më erdhi një mesazh, nga Elda e cila më shkruante sot Zaho më ka surprizuar. Më pas kur shkova të nesërmen në kopësht më tregoi se edukatorja i kishte pyetur të gjithë fëmijët se pse e donin Shqipërinë. Kur kishte ardhur rradha e Zahos ajo i kishte thënë se pse e donte Shqipërinë, dhe ai i ishte përgjigjur thjesht ”Sepse është shtëpia ime”.

Ika në Amerikë e vogël, dhe më pas u riktheva me Dejvid të fejuarin tim se babai ishte sëmurë. Dilja në Tiranë dhe kishte rruga me gropë dhe me plehra, i thoja më vjen keq, shkoja në spital dhe s’kishte kushte i thoja më vjen keq, vija në shtëpi dhe i thoja më vjen keq. Kur ikëm me aeroplan për në SHBA, i fejuari më tha ke thënë kaq shumë herë më vjen keq, merr një letër shkruaj 10 arsye pse e do vendin. Në 10 orë fluturim me zor i gjeta 10 arsye, por asnjëherë nuk ishte sa për 10. Dhe më pas shkrova, sepse është shtëpia ime”, tregoi Linda Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arrestimi i Henri Çilit/ Deputeti Zeneli: Drejtësia të shkojë deri në fund

Publikuar

-

Nga

Deputeti Alban Zeneli ka folur sot për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit, i cili dyshohet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat.

Zeneli tha se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe Çili duhet të trajtohet si i barabartë me njerëzit e tjerë para ligjit.

“Në këto 30 vite jemi mësuar me njerëz të paprekshëm në çdo fushë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhet vetting vetëm në drejtësi e polici, por dhe media e institucione të tjera të kalojnë në vetting. Media ka pasur një ndikim negativ dhe influencë në lidhje me shumë vendime duke dëmtuar shoqërinë shqiptare. Unë e njoh Çilin vetëm nga media dhe uroj që e vërteta dhe e drejta të shkojnë deri në fund. Reforma në drejtësi nuk ka pse merret vetëm me njerëz dytësor apo tretësor të krimit të organizuar, por çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe subjekt i tij”, tha Zeneli në studion e Report Tv.

LEXO EDHE:  14-vjetori i LSI-së/ Kryemadhi tregon “dashurinë” për Berishën dhe urrejtjen për Ramën

LEXO EDHE:  Rama "sulmon" Bashën / Mohon ardhjen e refugjatëve

Kujtojmë se Henri Çili akuzohet për veprat penale “Mashtrim”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi i nxënësve në Fier/ Ish-deputeti i PD-së: Janë të porositur të tregojnë të njejtën histori

Publikuar

-

Nga

Shtatë nxënës të shkollë “Janaq Kilica” në Fier janë helmuar ditën e sotme në rrethana ende të paqarta teksa zhvillonin një eksperiment në orën e labortatorit të Kimisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi teksa ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale.

Baçi thotë se ndërsa ende nuk është marrë vesh se çfarë ka ndodhur realisht, mësues dhe drejtues të shkollës, në panik po porosisin nxënësit, që të tregojnë të njëjtën histori.

Nuk kane te sosur, problemet e Arsimit ne Fier, sot, ne shkollen “Janaq Kilica ” nxenesit kane dale ,te tmerruar dhe ne panik, jashte ambjenteve te mesimdhenies.
Disa nxenes dhe mesuese te kesaj shkolle, jane shtruar ne spitale, me urgjence, pasi kane pasur, bllokim dhe veshtiresi ne frymmarrje kolle dhe keputje te pergjithshme.
Versione nga me te ndryshmet, te japin te spitali rajonal i Fierit.
Mesues dhe drejtues te shkolles, ne panik, porosisin nxenesit, qe te tregojne te njejten histori.
Nuk e dime,çfar ndodhi.
Po benim mesim dhe erdhi befas.
Nuk kuptuam gje.
Ndoshta kaldaja, thone disa.

Ne fakte sot kane qene dhe shume te zene me pune se shume nga mesuesat dhe drejtuesit merreshin edhe me autobuzat e dele (gateve )per ne kongres, qe ishin rreshtuar para kesaj shkolle.

Mjeket, me nje perkushtim te admirushem, per te qetesuar, familjaret dhe per te dhene garanci se nuk ka asnje rrezik serioz, per jeten e te demtuarve, por shmangin dhe nuk japin asnje pergjigje, per ate se çfar ka ndodhur.

Nuk besoj se do na thone qe ishte diçka e panjohur, viroze, apo nga te ftohtit se nuk punonte kaldaja.
Pasi ketu do te benin autogol, se nxenesit ne prononcimet e tyre, si vidjo qe po japim, thone se, mund te kete ardhur nga kaldaja, kur vet nxenesja pohon se kaldaja nuk punon.

Si ne çdo gje, drejtuesit e rilindjes, jane mjeshtra te manipulimit, te fallsifikimit dhe fshehjes te se vertetes.

Ne klasen e kimise, diçka ka ndodhur, sipas disa deshmimtareve, qe nuk identifikohen, nga frika e hakmarrjes, te pushtetit, edhe me ardhjen e policise, ne vend ngjarje, nuk u dha asnje spjegim.”

Po mundohen, ta kalojne duke u thene te shkuara nxenesve dhe ta harrojne.

Si nje trup i vetem, Drejtuesit e Arsimit, te Spitalit dhe te Policise, besoj se do ta nxjerrin te verteten.
Policia e shtetit dhe prokuroria duhet te nisin hetime te menjehershme, per zbardhjen e te vertetes.

LEXO EDHE:  Aleatët “tradhëtojnë” Bashën/ Gati për të hyrë në zgjedhje?

LEXO EDHE:  Plas tek opozita/ Monika Kryemadhi sherr me Lulzim Bashën

Thirrjen e ben edhe ky prind i nxeneses ,qe u prononcua ketu, ne qofte se nuk i bejne presion ne format qe vetem keta i dine, per ta manipuluar dhe te filloj te mos flas edhe ky si te tjeret./CNA.al

Nuk kane te sosur, problemet e Arsimit ne Fier, sot, ne shkollen "Janaq Kilica " nxenesit kane dale ,te tmerruar dhe ne panik, jashte ambjenteve te mesimdhenies.Disa nxenes dhe mesuese te kesaj shkolle, jane shtruar ne spitale, me urgjence, pasi kane pasur, bllokim dhe veshtiresi ne frymmarrje kolle dhe keputje te pergjithshme.Versione nga me te ndryshmet, te japin te spitali rajonal i Fierit.Mesues dhe drejtues te shkolles, ne panik, porosisin nxenesit, qe te tregojne te njejten histori.Nuk e dime,çfar ndodhi.Po benim mesim dhe erdhi befas.Nuk kuptuam gje.Ndoshta kaldaja, thone disa.Ne fakte sot kane qene dhe shume te zene me pune se shume nga mesuesat dhe drejtuesit merreshin edhe me autobuzat e dele (gateve )per ne kongres, qe ishin rreshtuar para kesaj shkolle.Mjeket, me nje perkushtim te admirushem, per te qetesuar, familjaret dhe per te dhene garanci se nuk ka asnje rrezik serioz, per jeten e te demtuarve, por shmangin dhe nuk japin asnje pergjigje, per ate se çfar ka ndodhur.Nuk besoj se do na thone qe ishte diçka e panjohur, viroze, apo nga te ftohtit se nuk punonte kaldaja.Pasi ketu do te benin autogol, se nxenesit ne prononcimet e tyre, si vidjo qe po japim, thone se, mund te kete ardhur nga kaldaja, kur vet nxenesja pohon se kaldaja nuk punon.Si ne çdo gje, drejtuesit e rilindjes, jane mjeshtra te manipulimit, te fallsifikimit dhe fshehjes te se vertetes.Ne klasen e kimise, diçka ka ndodhur, sipas disa deshmimtareve, qe nuk identifikohen, nga frika e hakmarrjes, te pushtetit, edhe me ardhjen e policise, ne vend ngjarje, nuk u dha asnje spjegim.Po mundohen, ta kalojne duke u thene te shkuara nxenesve dhe ta harrojne. Si nje trup i vetem, Drejtuesit e Arsimit, te Spitalit dhe te Policise, besoj se do ta nxjerrin te verteten.Policia e shtetit dhe prokuroria duhet te nisin hetime te menjehershme, per zbardhjen e te vertetes.Thirrjen e ben edhe ky prind i nxeneses ,qe u prononcua ketu, ne qofte se nuk i bejne presion ne format qe vetem keta i dine, per ta manipuluar dhe te filloj te mos flas edhe ky si te tjeret.

Gepostet von Luan Baci am Freitag, 28. Februar 2020

LEXO TE PLOTE