Connect with Us

Meta vlerëson poetin Xhevahir Spahiu/ I jep dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Politikë

Meta vlerëson poetin Xhevahir Spahiu/ I jep dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta vlerëson poetin Xhevahir Spahiu në ditëlindjen e tij të 75-të, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”.

Në ceremoninë solemne të organizuar në Presidencë, Kreu i Shtetit nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e njërës prej figurave më të spikatura jo vetëm të poezisë shqipe, por edhe të jetës artistike dhe sociale.

“Xhevahir Spahiu është një prej atyre emrave që i bën nder çdo epoke, çdo gjuhe, çdo letërsie. Ai bëri emër në një kohë të vështirë. Xhevahiri ka jetuar si qytetar i denjë i këtij vendi çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit. Ai bashkoi në artin e tij protestën e të indinjuarit, frymëzimin e novatorit, mirësitë naimiane. Kur të bëhet një histori e vërtetë e publicistikës shqiptare, Xhevahir Spahiu do të jetë në krye të vendit si reporter, prej të cilit gazetarët e sotëm të Shqipërisë, që e kapërcejnë Unazën e Tiranës vetëm kur ka zgjedhje, do të ndihen kokëulur.

Kur të shkruhet një histori e poezisë militante, por jo për motive ideologjike: nje poezi militante si e Migjenit, prapë Xhevahir Spahiu do të jetë në vendin e nderit. Kur të kemi një histori të dukurive letrare që ndodhën në vitet 1970, sërish Xhevahiri ynë, Xhevahiri i letërsisë shqipe, do të jetë një emër i pazëvendësueshëm. Tek Xhevahir Spahiu, tek poezia e tij, janë shartuar Jugu e Veriu, Malindi dhe Skrapari e po aq edhe Vlora e Kosova, deti e Bjeshkët e Namura, Naimi e Migjeni, vargu i popullit e këngët e Demir Zykos dhe teknikat e Zhak Preverit, intuita dhe leximi, gjuha e vendlindjes, vetëdija e metropolit, dashuria për njeriun dhe krenaria kombëtare.

LEXO EDHE:  Pakt Rama-Basha-Meta?!/Ish-deputeti i PD hedh dyshime të forta: Çfarë e tregon

Kryelartë Xhevahir Spahiu, sfidat i pranoi si sfida dhe dorashkën e hodhi duke qenë gjithnjë sfidant i kohës së vet. Poeti që guxoi të shtjerë në dritë të vetëtimës; poeti që guxoi të ecë në teh të briskut, poeti që nuk njohu kurrë lajka, mite dhe mbase as perëndi, sot merr një nderim që rrallëkush si ai e meriton”, deklaroi Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

Publikuar

-

Nga

Në dosjen mediatike Çili apo sic e quan policia “Mezhgorani”, e cila çoi në pranga gati 40 persona del dhe një zyrtar i lartë i drejtësisë. Sipas të gjithë hetimit dhe publikimit në media ai është Ardian Dvorani, kreu i KED dhe i vetmi person që vazhdon detyrën në Gjykatën e Lartë.

Ka pasur shumë akuza për qëndrimin e tij në detyrë dhe mënyrën sesi ai e kaloi vettingun, ndërkohë që shumë kolegë të tij në gjyqësor dhe Prokurori e “pësuan” për gjysmën e problematikave që kishte Dvorani.

Sot, ndaj kreut të KED dhe Gjykatës së Lartë ka pasur një mbrotje tjetër nga qeveria dhe policia, kjo për faktin se nuk u prit që hetimi të çohej deri në fund, pra skenari Çili të realizohej në Gjykatën e Lartë bashkë me premtimin, por gjithçka në hetime u ndërpre deri tek premtimi. Pse nuk u çua në fund? Kush e mbrojti Dvoranin? Ky i fundit ishte relator i çështjes, ndoshta dhe mund të mos zbatonte skenarin Çili, por hetimi duhej çuar deri në fund. Pse nuk priten hetimet përfundimin e negociatës me zyrtarin e lartë?

Por le të shkojmë më tej. Sot Dvorani u pyet publikisht për njohjen e tij me Henri Çilin e UET, por ai tha se nuk kishte kontakte, ndoshta e ka harruar që djali i tij ka studiuar në këtë universitet apo dhe e ka takuar. Se Henri nuk kryente asnjë veprim pa të njohur, ose mund të shkonte nëpërmjet Ben Blushit. Se ka kontakte direkte dhe indirekte. Pra, hetimet mund të nxirnin të tjera lidhje të afërta dhe Dvoranin sot ta prangosnin në flagrancë.

Sot kreu i KED “rrëshkiti” sërish duke na thënë se janë 23.500 dosje që kanë atë relator dhe se nuk i ka dhënë prioritet dosjes së premtuar nga Çili, dhe ky nuk është rasti i parë që kërkon të shpëtojë “lëkurën”.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta në ceremoninë përfundimtare të projektit “Ballkan Booster”: Bashkëpunim përtej kufijve

LEXO EDHE:  Negociatat Shqipëri-Greqi/ Meta i jep autorizimin Bushatit

Pak kohë më parë ai u fotofgrafua me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, në atë kohë në gjykatë ishte një temë e nxehtë ajo e aksioneve të Top-it. Dvorani e kaloi “lumin” duke thënë se nuk ishte në trup gjykues, por atëherë pati një furtunë sulmesh nga Top Channel për disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët u shkarkuan, ndërsa Dvorani mbijetoi dhe mban ende drejtimin e KED. Rastësi e madhe kjo për Shqipërinë.

Kreu i KED shkon njëtrajtësisht më parimin që edhe mund t’i gënjej njërzit, por sa kohë që në fund nuk kam firmosur gjë, dmethënë s’kam bërë gjë, ndodhi çfarë ndodhi unë dal “palagur”. Prandaj hetimi duhej çuar në fund, por kjo nuk ndodhi.

Në rastin më të mirë duhet të deklaronte se kishte gënjyer dhe të tregonte pse del në përgjigmet e dosjes Çili apo në takime me Blushin kur situata ishte e ndezur me çështjen e Top Channel. Rastësisht, gjithmonë rastësisht, kaq shumë rastësi dhe hetimet nuk çohen në fund për të zbardhur gjithë të vërtetën. Pa shkuar më tej në skenarin qesharak të Kuvendit ku u mblodh “Komisioni Meta”, një mbledhje e papritur që e panë direkt të gjithë që ishte kot dhe dukej qartë që po kërkohej t’i jepej kurajo Dvoranit tamam ditën që arrestohej Henri Çili./ CNA.al

“Relator i çështjes së vëllezërve Aliko që donte të shpëtonte Çili”/ Dvorani: Nuk jemi miq, s’ e mbaj mend…

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Çili i kërkoi zyrtarit të lartë lirimin e vëllezërve të dënuar për vrasje/ Gjyqtar do të ishte Dvorani

“700 mijë euro, apartamente në Velipojë e toka” / Zbardhen detajet e marrëveshjes së Çilit me Alikon për t’i liruar djemtë

Video-Çili me pranga drejt burgut/ Pamje nga arrestimi i pronarit të UET

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e Ambasadës së SHBA dhe reagimi rrufe i Presidencës/ Patozi thumbon Metën

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar thirrjen e Ambasadës së SHBA për amerikanët që jetojnë në Shqipëri, që të qëndrojnë larg protestës së organizuar nga presidenti Ilir Meta dhe reagimin e Presidencës.

Patozi deklaron se të dyja palët kanë të drejtë. Ai thumbon Metën, teksa thotë se ky i fundit i frikësohet amerikanëve.

“Ambasada Amerikane ka shumë të drejtë, kur paralajmëron qytetarët e vet që të qëndrojnë larg protestës së thirrur nga Presidenti, sepse ka parasysh Ilir Metën.

LEXO EDHE:  Negociatat Shqipëri-Greqi/ Meta i jep autorizimin Bushatit

LEXO EDHE:  Negociatat Shqipëri-Greqi/ Meta i jep autorizimin Bushatit

Por edhe Ilir Meta ka shumë të drejtë, kur premton se më 2 mars në Tiranë nuk do të ndodhë asgjë e keqe, sepse ka parasysh amerikanët”, shkruan Patozi në rrjetet sociale./ CNA.al

Tubimi i 2 marsit/ Ambasada e SHBA bën njoftimin e rëndësishëm

Thirrja e Ambasadës për t’iu shmangur protetës së Metës/ Reagon menjëherë Presidenca: Asnjë alert

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti i Bashës del në mbrojtje të Çilit/ “Është thjesht kampion testues”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka dalë në mbrojtje të pronarit të UET-së, Henri Çilit, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko.

Boçi deklaron se pas këtij gjesti, diktatura ka mbërritur tek porta. Demokrati thotë se me Henri Çilin ndan njohje dhe përplasje të forta për Ligjin e Arsimit të lartë të Ramës, ndërsa pretendon se arrestimi i tij është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Në të gjithë këtë histori mbarsje mali në fund një mi do pillet, por deri sa të dalë miu mbarsja do jetë gjigande, ndërsa qëllimet shumëfish të poshtra. Pa vënë dorën në zjarr, por pa i besuar, akuzat që ngriti policia ndaj Çilit, janë as më shumë e as më pak vepra penale që Kryeministri vetë i bën çdo ditë.

Ai ndikon paligjshmërisht, për punësime kriminelësh madje në pika kyçe. Ai i ka vendosur siç është provuar kriminelë deputetë dhe kryetarë bashkish. Ka ndërmjetësuar për lehtësim gjobash. Ka ushtruar e ushtron trafik influencash në cdo cep e skutë të vendit. Shkarkon live e emëron live. Ka vendosur vetë marrësit e konçesioneve grabitqare. Publikisht shprehet pro atyre që janë kapur në përgjime për krim zgjedhor. Ka futur duart në zgjedhje e procese zgjedhore. Ka mashtruar publikisht njerëzit e vazhdon të mashtrojë”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Pakt Rama-Basha-Meta?!/Ish-deputeti i PD hedh dyshime të forta: Çfarë e tregon

LEXO EDHE:  Meta President/Sulmon Artan Hoxha: Ç’po bën Kel Balili tani! Po qeshin dhe çakejtë!

Boçi ngre pyetjen se përse nuk arrestohet Rama, por vetëm arreston. Sipas tij përgjigja, të cilën e jep vetë, është vendosja e regjimit.

Demokrati pretendon se më shumë se i akuzuar, Çili është përzgjedhur thjesht si kampion testues në opinion./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Gjashtë akuzat që fundosin Henri Çilin

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

“700 mijë euro, apartamente në Velipojë e toka” / Zbardhen detajet e marrëveshjes së Çilit me Alikon për t’i liruar djemtë

Video-Çili me pranga drejt burgut/ Pamje nga arrestimi i pronarit të UET

LEXO TE PLOTE