Connect with Us

Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

Sociale

Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus, sot shpërndahen 1.2 milion maska shtesë

Publikuar

-

“Deri në këto momente Shqipëria nuk është e prekur nga koronavirusi COVID-19, ndërsa janë kryer 18 testime për persona të dyshuar që kanë patur histori udhëtimi me vendet e prekura”. Në mbledhjen e rradhës së Task- Forcës së thirrur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kërkoi nga strukturat shëndetësore në territor rritjen e vigjilencës për të identifikuar në kohë rastet e mundshme dhe për të zbatuar konkretisht planin tashmë të hartuar të masave për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së COVID-19.
“Shqipëria nuk mund të jetë imune ndaj koronavirusit COVID-19 por jemi të gjithë bashkë për të bashkërenduar punën e strukturave në mënyrë që të bëhet më e mira e mundshme për të përballuar çdo situatë potenciale. Është koha të rrisim akoma më shumë vigjilencën në çdo strukturë”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka deklaruar se që prej ditës së sotme në të gjitha strukturat shëndetësore ka nisur shpërndarja e 1.2 milion maskave shtesë.
“Përpos stokut që strukturat shëndetësore kanë, sot ka nisur shpërndarja e 1.2 milion maskave kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitalet e vendit. Ndërkohë spitalet duhet të marrin masa për të rritur akoma më shumë stokun e mjeteve të mbrojtjes personale, me fondin prej 1 milion dollarë shtesë që kemi rialokuar në buxhetet e spitaleve, për të patur stokun e domosdoshëm për çdo situatë, me fokus tek QSUT”, u shpreh Manastirliu.

Gjatë raportimit në Task Forcë, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi se po vijohet me trajnimin e ekipeve mjekësore në të gjithë stukturat, deri tani janë trajnuar mbi 800 profesionistë të shëndetit në të gjithë nivelet e sistemit shëndetësor.

LEXO EDHE:  Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënderj Brataj, gjatë raportimit në mbledhjen e Task-Forcës, tha se Urgjenca Kombëtare Mjekësore ka marrë masat për të përballuar mbi 5000 thirrje në ditë në numrin unik 127, ndërsa aktualisht pret mbi 1500 thirrje, me një rritje prej 45%.
“Gjatë këtyre ditëve kemi pritur 326 thirrje që janë klasifikuar në kodin e ri Korona, të cilët janë ndjekur sipas udhëzimeve të komitetit të ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Brataj.
Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv në QSUT u shpreh në raportimin në Task-Forcë se, janë shtuar dhomat e izolimit, mjetet e mbrojtjes personale për personelin shëndetësor si dhe kushtet e duhura sipas standardeve, me personelin në gatishmëri për pritjen e rasteve potenciale.

Haki Çako, drejtori i Emergjencave Civile deklaroi në raportimin në Task-Forcë se strukturat e karantinës janë në gatishmëri, sipas standardeve të vlerësuara nga komiteti i ekspertëve.
Në përfundim të mbledhjes së Task-Forcës, Manastirliu deklaroi se do të bëhet më e mira e mundshme, fillimisht për të mbështetur stafin mjekësor dhe infermieror dhe për të koordinuar punën për të përballuar një situatë potenciale të koronavirusit të ri në vendin tonë.
Duke falenderuar median për bashkëpunimin, Manastirliu siguroi vijimin e transparencës maksimale për informacionet për publikun.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE