Connect with Us

Makina përplas këmbësoren/ 33 vjeçarja me urgjencë në spital

Kronika

Makina përplas këmbësoren/ 33 vjeçarja me urgjencë në spital

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit ku një mjet me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe.

Mësohet se e aksidentuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Henri Çili me pranga në polici/ Kush e dha urdhërin e shoqërimit, ja për çfarë dyshohet

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka mësuar të tjera detaje në lidhje me prangosjen dhe shoqërimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Mësohet se Çili është shoqëruar në ambientet e Policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një urdhëri të lëshuar nga Gjykata.

Po ashtu, burimet për CNA.al bëjnë të ditur se shoqërimi i Çilit është bërë pasi dyshohet për mashtrime të mëdha dhe një skemë fajdesh dhe korrupsioni me gjyqtarët, për lirimin e të dënuarve të bandës së  Lazaratit./ CNA.al

Zbulohen detajet/ Pse u prangos Henri Çili

Prangoset Henri Çili/ Policia kontrolle të shumta në UET

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohen detajet/ Pse u prangos Henri Çili

Publikuar

-

Nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Henri Çili është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës.

Burime zyrtare bënë të ditur për CNA.al se shoqërimi i Çilit është bërë pas një hetimi të gjatë dhe një kontrolli të zhvilluar në UET.

Të njëjtat burime, theksuan se Henri Çili u shoqërua në polici, pasi dyshohet për mashtrim në shuma të mëdha parash, për shkak edhe të kredive.

Policia ka kryer një hetim të gjatë i cili është finalizuar me shoqërimin e tij sot në mëngjes dhe Henri Cili po merret në pyetje në ambientet e policisë së Tiranës./ CNA.al

Prangoset Henri Çili/ Policia kontrolle të shumta në UET

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia aksion në Lazarat/ Sekuestrohen armë dhe municione

Publikuar

-

Nga

Tre grupe efektivësh të DVP në Gjirokastër kanë zhvillluar kontrolle në banesat e fshatit në Lazarat.

Sipas abcneës.al, janë realizuar kontrolle në banesën e Amarildo Aliko, ku i janë gjetur tre armë automatike model “56”, një grenatë pushkë 20-tëshe dhe mijëra fishekë.

Mësohet se operacioni ka filluar orën 05:00 të mëngjesit dhe po vazhdon në banesa të tjera.

LEXO TE PLOTE