LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Linda kritikon Ramën në Kongres/ “Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje...”

28 Shkurt 2020, 18:14, Politikë CNA
Linda kritikon Ramën në Kongres/ “Edi nuk më ka

Bashkëshortja e kryeministri Edi Rama, Linda Rama ka folur në Kongresin e Partisë Socialiste ku dha mesazhe të forta për gratë, duke qenë se kjo është dhe tema e ditës së parë të Kongresit.

Linda Rama tha se fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë, pasi i cilësoi ato si europianët e vegjël që gratë duhet t?i edukojnë dhe t?i mbrojnë nga rreziqet, duke përmendur këtu internetin.

Linda kritikoi kreun e qeverisë publikisht se nuk ka ndërtuar ende një sistem të organizuar për klasat sportive.

?Rrjeti i fuqizuar sot i vajzave dhe grave në politikë për t?i vendosur në dispozicion ambiciet e tyre. Përpara një auditori të tillë jam shumë e tunduar për të folur për çdo temë. Është ajo thirrja e fëmijëve, për mua ata janë shëmbëlltyra e europës që kemi brenda nesh. Detyrimi jonë për të folur për ta, apo për të folur për publikun. Flas për dëmin gjë i bëhet kësaj europe brenda nesh, europiani i vogël që lind dhe rritet në familjet tona, duhet të rritet tolerant. Përpara shtrihet një jetë që nuk ka lidhje me jetën që kemi jetuar ne. A bëhet gjithçka duhet, a është kuptuar vërtet se sfidat që do të përballojnë fëmijët nuk do të jenë të njëjtat me ato që përballojmë ne. Le të marrim për një çast ndryshimin epokal që ka marrë interneti dhe telefoni në Shqipëri. Mosha e fëmijëve që fillojnë të përdorin internetin sa vjen dhe ulet. Prindërit janë ende rojet e fëmijëve ndaj rreziqeve të internetit, por 30% e prindërve nuk dinë ta përdorin, duke ja lënë rolin e rojes internetit.

Të vetmit shokë të tyre rrezikojnë të jenë ata imagjinarët në internet. Shkolla, kopshte, çerdhe janë bërë shumë, por edhe po të bëhen shumë jemi shumë të rrezikuar nga ky fenomen. Prandaj të dashura mikesha socialiste angazhohuni. A mundet të jemi të qeta ne kur i vetmi Teatër është ai i Kukullave.
I bukur shumë është stadiumi kombëtar në Tiranë, por edhe të tjerët shumë bukur janë bërë. Edi nuk më ka dhënë asnjëherë përgjigje të fortë me argumenta se pse nuk kemi ende një sistem të organizuar për klasat sportive?, u shpreh ajo.

Teksa i kërkoi grave të kujdesen për të vegjlit e tyre, Linda tregoi një hostori të Zahos. Më të voglin e familjes Rama, e kishte pyetur edukatorja se përse e donte Shqipërinë dhe ai ishte përgjigjur ?sepse është shtëpia ime?.

?Zaho ishte 3 vjeç kur po bëhej përvjetori i pavarësisë dhe nga kopshti më erdhi një mesazh, nga Elda e cila më shkruante sot Zaho më ka surprizuar. Më pas kur shkova të nesërmen në kopësht më tregoi se edukatorja i kishte pyetur të gjithë fëmijët se pse e donin Shqipërinë. Kur kishte ardhur rradha e Zahos ajo i kishte thënë se pse e donte Shqipërinë, dhe ai i ishte përgjigjur thjesht ?Sepse është shtëpia ime?.

Ika në Amerikë e vogël, dhe më pas u riktheva me Dejvid të fejuarin tim se babai ishte sëmurë. Dilja në Tiranë dhe kishte rruga me gropë dhe me plehra, i thoja më vjen keq, shkoja në spital dhe s?kishte kushte i thoja më vjen keq, vija në shtëpi dhe i thoja më vjen keq. Kur ikëm me aeroplan për në SHBA, i fejuari më tha ke thënë kaq shumë herë më vjen keq, merr një letër shkruaj 10 arsye pse e do vendin. Në 10 orë fluturim me zor i gjeta 10 arsye, por asnjëherë nuk ishte sa për 10. Dhe më pas shkrova, sepse është shtëpia ime?, tregoi Linda Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga