Connect with Us

“L… si Luli shoqja jote”/ Publikohen bisedat telefonike të Babales me të afërmit nga azili në Kosovë

Lajme

“L… si Luli shoqja jote”/ Publikohen bisedat telefonike të Babales me të afërmit nga azili në Kosovë

Publikuar

-

Pak ditë pas publikimit të materialeve denoncuese nga Partia Demokratike ku pretendohej se dëgjohej zëri i vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, shtetasi Albert Veliu i ndihmuar nga funksionarë të “selisë blu” kaloi ilegalisht kufirin me shtetin e Kosovës me synim largimin drejt vendeve të tjera të Europës, ku synonte të kërkonte azil politik.

“Për familjen e tij jemi kujdesur ne si parti por edhe unë personalisht për shkak të funksionit që mbaj në parti”, kështu ka deklaruar ish ligjvënësi Ervin Salianji në prokurori duke pohuar se ai është kujdesur për largimin e shtetasit Albert Veliu, pasi për të cilin ishte dhënë një urdhër për ndalim të daljeve jashtë vendit, çka e detyroi që të shmnagte kalimin doganor.

Pas dyshimeve që shfaqi qëndrimi i tij në rajonin e Shtimes, autoritetet e Kosovës e arrestuan së bashku me te birin e tij Ledio, për kapërcim të paligjshëm të vijës kufitare.
“Nga kryerja në vazhdimësi e këtyre veprimeve rezulton se shtetasi Albert Veliu ka kaluar kufirin shqiptar në mënyrë ilegale dhe ndodhet në Kosovë. Ky shtetas ka dalë ilegalisht për në Kosovë pasi nuk ka kaluar nga pikat e kalimit kufitar sepse ka pasur njoftim zyrtar që të mos largohej nga Shqipëria”, – njoftoi policia e Kosovës menjëherë pas ngjarjes.

Fill pas ndalimit dhe nisjes së procedurave, “Babale” i zënë ngushtë nga rrethanat ka kërkuar azil politik po në këtë shtet, për të shmangur rikthimin në Shqipëri ku do të duhej të përballej me të gjithë “furtunën” politike që kishte shkaktuar publikimi i Partisë Demokratike, ku ai ishte një nga pratogonistët kryesorë.

Në këto rrethana, ai ndër të tjera ka shkëmbyer një bisedë me bashkëshorten e tij më datë 27 maj 2018 ku i ka shpjeguar situatën dhe i ka kërkuar që të përfundojë bisedimet e nisura me ish deputetin Ervin Salianji. Në komunikim in e zbardhur nga Dita, ai shpesh herë e këshillon që të mos komunikojë elektronikisht më shumë se sa duhet.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe bashkëshortes (327), datë 27.05.18, ora: 22:53:33

Bashkëshortja: po

AV: ca ben ti mire jeni ju

Bashkëshortja: hic po rrime

AV: mire tani ktu ne Kosove ne kerkuam ktu azil se e kishin andej per ne jam ktu ne Kosove

Bashkëshortja: Edhe?

AV: kerkuam zail ktu se skemi ku veme vend tjeter

Bashkëshortja: po ne qysh do ja bejme tani?

AV: do bashkohemi… – fol njecik me Salianjin ti vete sot e thuaj kshu kshu muhabeti i ndodhi burrit tim dhe djalit

Bashkëshortja: nuk kam une me ke te saqrohem tani

AV: te flasi djali me ata te dy te flasi Klevisi

Bashkëshortja: po pse nuk u cuan dot per me lart juve ata?

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe bashkëshorets më datë 20.05.2018, ora 19:55:56

+327: ata zoterinjte ishin ane shoqerore e juaja nga ana e atit tjetrit?

LEXO EDHE:  Faktet/ Si Basha po e shpëton Fatmir Xhafajn

+692: po e atit shokut tim po shokut tim nga Vlora po vazhdo

+692: eshte i madhi i shtepise tone si e ka emrin babai ne rregull i dha porosine ai e sqaron vete

+692: tani mund te vonoj nje dite dy se eshte aedhje e paligjshme deri deri ne Shkoder

+692: e kupton ti pseudonimi tani

+692: po me kane derguar thuaj e di vete ti emrin E-ja me L-ne

+692: L-ja eshte ai i madhi krushku im E-ja eshte ai poshte

+692: …si Luli shoqja jote

+692: mos fol shume ne telefon Luli me Ervinin kaq e di vete ai

+692: Luli me Ervinin kaq

Ndërkohë, një person tjetër kyç në ngjarje është edhe djali i Albert Veliut (Babales), Klevis Veliu, i cili ka kontaktuar herë pas herë të atin ku i ka shpjeguar takimet me zyrtarët e Partisë Demokratike lidhur me pagesën që duhet të bëhej mbi shërbimin e të atit por edhe përgatitjen e dokumenteve për strehim politik në Bruksel.

Nga ana tjetër, Veliu duket se kishte të pamundur rikthimin në Vlorë. I biri njofton të atin përmes bisedave telefonike se ishte krijuar një klimë urrejtje për të dhe familjen.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij (327) më datë 20.05.2018, ora 17:36:35:

Djali: erdhen ata dy personat ata ishin ne menyre shoqerore nuk ishin ne menyre nuk ishin ata qe te moren persiper ty qe na sollen ktu e para e punes

Djali: tani si e late me kta qe ne thjesht do vini e do na mernin qe ktu e do na conin ne nje shtepi

Djali: po kush do vi ten a mari tek ajo shpia qe e kane mare kta te tjeret do vine ten a marin vete te azilit ne apo do vemi ne duhet te dorzohemi

Djali: se i pyetem per kte pune ne pëer azilin nuk dime gje tha

Babale: Ne rregull mbylle

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij (327) më datë 20.05.2018, ora 17:55:03

+692: ne oren 7 e kam lene me ate te madhin te pi nje kafe me ate mos flas shume ne rregull?

+692: Po me ka sjelle filan e kupton apo jo se ke dhe videon e te gjitha dhe plasja te gjitha

Në të gjitha komunikimet elektronike të realizuar mes tyre në harkun kohor pas denoncimit të ngjarjes, faktohet qartazi bashkëpunimi i ngushtë i dyshes Alizoti-Veliu me përfaqësues të Partisë Demokratike për të inskenuar situatën post-denoncimit.

Nga një anë, është shtetasi Albert Veliu i cili pavarësisht se përpiqet të mbajë nën kontroll bashkëpunëtorin Alizoti sërish ushtron presion për të marrë shpërblimin dhe nga ana tjetër gjenden disa nga emrat kyç të “selisë blu” që shpesh prezantohen si të deleguar të kësaj force politike për zgjidhjen e çështjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Bujar Leskaj nuk rikandidon më për kreun e KLSH/ Maxhoranca të nisë procedurat për titullarin e ri

Publikuar

-

Nga

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka deklaruar se nuk do të kandidojë sërish për këtë post.

Në analizën vjetore të KLSH në Vlorë, Leskaj u hspreh se ka dërguar kërkesën për moskandidim duke i kërkuar maxhorancës të nisë procedurat për titullarin e ri.

“Nuk do të rikandidoj. Kam dërguar kërkesën për mos kandidim. Të nisë mazhoranca procedurat për titullarin e ri të KLSH”, tha Leskaj.
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh i gatshëm për një marrëveshje të re KLSH-Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Detajet/ Kur e ndryshoi emrin Henri Çili

Publikuar

-

Nga

Policia ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion, ku në pranga është vënë edhe pronari i UET, Henri Çili.

Arrestimi i Çilit është bërë pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokuroria, pasi dyshohet për ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, për të liruar nga burgu të dënuarit e bandës së Lazaratit.

Henri Çili që e njeh opinioni publik, është një personazh kompleks që nga media shkoi pedagog e më pas pronar i një universiteti privat, që shpesh “shkëlqen” mediatikisht, por plot me re të zeza sipër dhe skandale në opinionin publik.

Ai njihet në opinionin publik si Henri Çili, por në fëmijëri emri i tij ka qënë Naim Çili.

Ky i fundit ka lindur në në një shtëpi pas shinave të trenit, buzë rrugës nacionale  dhe u quajt Naim.

LEXO EDHE:  Telenovela “Babale”/ Salianji sfidon hapur Ballën

LEXO EDHE:  Skandali-Taulant Balla i armatosur në komisariat/ Kërcënon punonjësit e policisë?

CNA.al ka zbardhur më parë detajet, sesi dhe kur e ndryshoi emrin Henri Çili.

Ndryshimi i emrit nga Naim në Henri, është bërë nga komuna e Fushë Labinotit, në 27 tetor të vitit 1995, me vendimin vendimin nr 11-4.

Mesa duket emri Naim”ishte një “barrë” tepër e rëndë për Henri Çilin, dhe nuk do të mund të arrinte “shkëlqimin” e sotëm.

Në linkun më poshtë të gjitha detajet se si dhe kur e ndryshoi emrin Henri Çili./ CNA.al

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

Ndikim tek gjyqtarët për të liruar të arrestuarit për drogë/ 11 persona në pranga, mes tyre edhe Henri Çili  

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Publikuar

-

Nga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, pronari i UET, Henri Çili është shoqëruar në polici. Dhe më pas, pas një urdhër arresti të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës është arrestuar, për shkak së dyshohet si i përfshirë në një skemë korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i tij ka ardhur pas urdhër arresteve të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës për ndikim të paligjshëm për lirimin e të dënuarve të bandës së Lazaratit.

Por kush është Henri Çili

Prej disa vitesh, që në hapat e parë të CNA.al, Henri Çili, apo Naimi i Labinotit, ka qënë një nga personazhet e shumë akuzuar prej nesh.

Asnjëherë nuk kemi pasur asgjë personale me zotin Çili, përkundrazi ai është për t’u përgëzuar për kurajon dhe mënyrën sesi një djalë nga fshati Labinot mundi të bëhej pjesë e elitës së Tiranës. Por, gjithmonë tek ai shikohej një maskë. Një person tjetër fshihej pas asaj që shfaqej.

Së pari, egoizimi i tij dhe dyfytyrësia e tij shihej që nga ndryshimi i emrit. Një njeri që nuk mbante emrin Naim, por e bënte Henri.

Së dyti, nga cirqet e tij politike. Dikur i zvarritej Lulzim Bashës dhe Genc Pollos, pastaj kërcenti tek Edi Rama për ta shpallur si “Njeriun e Vitit”, kërkonte mandatin e tretë për Berishën, mandatin e dytë për Ramën, e kështu me radhë.

Njeriu që tentakulat e tij i shtriu fort në politikë, sa në PS, por shumë here më tepër tek Republika e re, e cila “veglat” e tij i ngjiti në elitën e saj.

Lulzim Basha e mbante në krah të djathtë kur prezantonte Halim Kosovën në vitin 2015 apo e kishte pjesë të brigadave të propagandës në 2013.

CNA.al zbuloi disa herë skandalet e borxheve të Henri Çilit, kreditë ku ishte mbytur në banka, por edhe një kontroll të fundit të Ministrisë së Arsimit gjatë Reformës për Universitetet në 2014-2015. Ç’ka do të kishte sjellë edhe mbylljen e UET, por ky universitet nuk u mbyll, duke e kapërcyer me disa këshilla.

LEXO EDHE:  Çështja “Babale”/ Dashamir Shehi, ultimatum Fatmir Xhafajt

LEXO EDHE:  Skandali-Taulant Balla i armatosur në komisariat/ Kërcënon punonjësit e policisë?

Më tej mesa duket “kërcimet” e larta u kthyen në pasion për Çilin, me propagandën e tij me një shtëpi botuese dhe duke tentuar të shpalosë elitën që e rrethonte si produkt të UET dhe si vlerë për Shqipërinë, ai mund të kapte ekranet dhe të krijonte një universitet privat, të shumë propaganduar. Sa më lart ngjitej, aq më shumë “fluturonte”.

Ndoshta sa më shumë ngjitej, ka menduar se është i paprekshëm dhe gjithçka i është dukur si kreditë apo milionat e eurove që kishte nëpër banka, të cilat i jepnin dhe fuqinë financiare që ai nuk e kishte.

Në fund pas një “shkëlqimi” publik, duket i rrëzuar.  Kështjella prej kartoni e ngritur prej tij ka marrë “flakë”, dhe zjarrin duket se ia ka vënë vetë.

CNA.al në shumë e shumë shkrime ka raportuar mbi personazhin Henri Çili, por sot policia e ka shoqëruar dhe pas hetimeve të prokurorisë dhe gjykatës, ai është arrestuar pas zbulimit të një skeme fajdesh dhe influencën e tij për të liruar persona të arrestuar, të përfshirë në ngjarje të rënda.

Henri Çili është një nga simbolet e tranzicionit politik në Shqipëri. Një produkt i këtij sistemi që sot përfundoi nga një personazh i elitës mediatike dhe intelektuale, në shokun e dhomës të “Zogut të Tiranës”, tek 313./ CNA.al

Një arsye më shumë për të qënë kundër Ramës, Bashës dhe Estabilishmentit

Skandal/UET e Çilit me editorial, plagjiaturë

Henri Çili e dredh me Ramën/ Nga tutat tek zyra Kryeministrore

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

“Lul Basha ka zgjedhur shokun”/ Henri Çili në panik: Më shtin të dridhurat

Henri Çili, si “tradhëtare” e Lulzim Bashës

Fotot ekskluzive/ Në kasollen e Henri Çilit

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

LEXO TE PLOTE