Connect with Us

Jo vetëm Çili/ Mes të arrestuarve edhe nipi i Dash Alikos dhe drejtori juridik i UET

Kronika

Jo vetëm Çili/ Mes të arrestuarve edhe nipi i Dash Alikos dhe drejtori juridik i UET

Publikuar

-

Në operacionin ku u shoqërua dhe më pas arrestua pronari i UET, Henri Çili, në pranga kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë.

Raportohet se një prej tyre është edhe Amarildo Aliko, nip i ish-kryekomunarit të Lazaratit dhe aktualisht kreu i PD-së së Gjirokastrës, Dash Aliko.

Gjatë momentit të arrestimit, atij i janë gjetur në banesë armë e municione.
Ndërsa një tjetër i arrestuar është edhe avokati Ilir Korbi, drejtori juridik i UET, i cili shërben edhe si pedagog pranë këtij universiteti.

LEXO EDHE:  Mbreti rumun i heq trashegimine nipit per shkak te jetes se shthurur

Bashkë me Korbin janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qenë në tavolinë me të.
Dyshohet se të arrestuarit kanë ndikuar tek gjyqtarët për lirimin e të arrestuarve të Lazaratit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Premtoi se do i nxirrte të birin nga burgu/ Henri Çili dyshohet se i mori para e prona babait të të dënuarit përjetë

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë lidhur me shoqërimin dhe më pas arrestimin e pronarit të UET, Henri Çili.

Sipas hetimeve të gjykatës së Përmetit, dyshohet se Henri Çili ka komunikuar me babain e Arbion Alikos, Adil Aliko, ku i premtonte se do të negocionte me një gjyqtar për lirimin nga burgu të të birit.

Sipas News 24, ka dyshime që Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte ta nxirrte të birin nga burgu.
Kujtojmë se Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, operacion antikanabis në 2014-ën në Lazarat.

LEXO EDHE:  Fadil Berisha bëhet gjysh për herë të parë: Publikon videon e ëmbël të nipit

LEXO EDHE:  Ja pse marrëdhënia mes nipit dhe hallës është e veçantë

Ndaj Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndikim tek gjyqtarët për të liruar të arrestuarit për drogë/ 11 persona në pranga, mes tyre edhe Henri Çili  

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me prangosjen e pronarit të UET, Henri Çili.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se Çili është shoqëruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, së bashku me 11 persona të tjerë.

Mësohet se prangosja ka ardhur pas urdhër arresteve të lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës për ndikim të paligjshëm për lirimin e të denuarve të bandës së Lazaratit.

LEXO EDHE:  Mbreti rumun i heq trashegimine nipit per shkak te jetes se shthurur

LEXO EDHE:  Mbreti rumun i heq trashegimine nipit per shkak te jetes se shthurur

Mes personave të prangosur është edhe drejtori juridik i UET. Operacioni është zhvilluar nga drejtoria e policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Tiranën.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi të gjatë dhe u finalizua rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm./ CNA.al

Henri Çili me pranga në polici/ Kush e dha urdhërin e shoqërimit, ja për çfarë dyshohet

Zbulohen detajet/ Pse u prangos Henri Çili

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësoren/ 33 vjeçarja me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit ku një mjet me drejtues shtetasin E.Ll., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E.N., 33 vjeçe.

Mësohet se e aksidentuara është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE