Connect with Us

Ish-deputeti i Bashës del në mbrojtje të Çilit/ “Është thjesht kampion testues”

Politikë

Ish-deputeti i Bashës del në mbrojtje të Çilit/ “Është thjesht kampion testues”

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka dalë në mbrojtje të pronarit të UET-së, Henri Çilit, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko.

Boçi deklaron se pas këtij gjesti, diktatura ka mbërritur tek porta. Demokrati thotë se me Henri Çilin ndan njohje dhe përplasje të forta për Ligjin e Arsimit të lartë të Ramës, ndërsa pretendon se arrestimi i tij është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Në të gjithë këtë histori mbarsje mali në fund një mi do pillet, por deri sa të dalë miu mbarsja do jetë gjigande, ndërsa qëllimet shumëfish të poshtra. Pa vënë dorën në zjarr, por pa i besuar, akuzat që ngriti policia ndaj Çilit, janë as më shumë e as më pak vepra penale që Kryeministri vetë i bën çdo ditë.

Ai ndikon paligjshmërisht, për punësime kriminelësh madje në pika kyçe. Ai i ka vendosur siç është provuar kriminelë deputetë dhe kryetarë bashkish. Ka ndërmjetësuar për lehtësim gjobash. Ka ushtruar e ushtron trafik influencash në cdo cep e skutë të vendit. Shkarkon live e emëron live. Ka vendosur vetë marrësit e konçesioneve grabitqare. Publikisht shprehet pro atyre që janë kapur në përgjime për krim zgjedhor. Ka futur duart në zgjedhje e procese zgjedhore. Ka mashtruar publikisht njerëzit e vazhdon të mashtrojë”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Nga Luciano BOCI/PËRGJIGJE PËR “SHKENCËTARIN”

Boçi ngre pyetjen se përse nuk arrestohet Rama, por vetëm arreston. Sipas tij përgjigja, të cilën e jep vetë, është vendosja e regjimit.

Demokrati pretendon se më shumë se i akuzuar, Çili është përzgjedhur thjesht si kampion testues në opinion./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Gjashtë akuzat që fundosin Henri Çilin

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

“700 mijë euro, apartamente në Velipojë e toka” / Zbardhen detajet e marrëveshjes së Çilit me Alikon për t’i liruar djemtë

Video-Çili me pranga drejt burgut/ Pamje nga arrestimi i pronarit të UET

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arrestimi i Henri Çilit/ Deputeti Zeneli: Drejtësia të shkojë deri në fund

Publikuar

-

Nga

Deputeti Alban Zeneli ka folur sot për arrestimin e pronarit të UET-së Henri Çilit, i cili dyshohet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat.

Zeneli tha se drejtësia duhet të shkojë deri në fund dhe Çili duhet të trajtohet si i barabartë me njerëzit e tjerë para ligjit.

“Në këto 30 vite jemi mësuar me njerëz të paprekshëm në çdo fushë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhet vetting vetëm në drejtësi e polici, por dhe media e institucione të tjera të kalojnë në vetting. Media ka pasur një ndikim negativ dhe influencë në lidhje me shumë vendime duke dëmtuar shoqërinë shqiptare. Unë e njoh Çilin vetëm nga media dhe uroj që e vërteta dhe e drejta të shkojnë deri në fund. Reforma në drejtësi nuk ka pse merret vetëm me njerëz dytësor apo tretësor të krimit të organizuar, por çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe subjekt i tij”, tha Zeneli në studion e Report Tv.

LEXO EDHE:  “Lotët” e Ramës për Akademinë/ “Furtuna” nuk ndodhi kurrë

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/Salianji i Bashës kapet MAT me Çilin e Ramës

Kujtojmë se Henri Çili akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta vlerëson poetin Xhevahir Spahiu/ I jep dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta vlerëson poetin Xhevahir Spahiu në ditëlindjen e tij të 75-të, me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”.

Në ceremoninë solemne të organizuar në Presidencë, Kreu i Shtetit nënvizoi kënaqësinë për dekorimin e njërës prej figurave më të spikatura jo vetëm të poezisë shqipe, por edhe të jetës artistike dhe sociale.

“Xhevahir Spahiu është një prej atyre emrave që i bën nder çdo epoke, çdo gjuhe, çdo letërsie. Ai bëri emër në një kohë të vështirë. Xhevahiri ka jetuar si qytetar i denjë i këtij vendi çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit. Ai bashkoi në artin e tij protestën e të indinjuarit, frymëzimin e novatorit, mirësitë naimiane. Kur të bëhet një histori e vërtetë e publicistikës shqiptare, Xhevahir Spahiu do të jetë në krye të vendit si reporter, prej të cilit gazetarët e sotëm të Shqipërisë, që e kapërcejnë Unazën e Tiranës vetëm kur ka zgjedhje, do të ndihen kokëulur.

Kur të shkruhet një histori e poezisë militante, por jo për motive ideologjike: nje poezi militante si e Migjenit, prapë Xhevahir Spahiu do të jetë në vendin e nderit. Kur të kemi një histori të dukurive letrare që ndodhën në vitet 1970, sërish Xhevahiri ynë, Xhevahiri i letërsisë shqipe, do të jetë një emër i pazëvendësueshëm. Tek Xhevahir Spahiu, tek poezia e tij, janë shartuar Jugu e Veriu, Malindi dhe Skrapari e po aq edhe Vlora e Kosova, deti e Bjeshkët e Namura, Naimi e Migjeni, vargu i popullit e këngët e Demir Zykos dhe teknikat e Zhak Preverit, intuita dhe leximi, gjuha e vendlindjes, vetëdija e metropolit, dashuria për njeriun dhe krenaria kombëtare.

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/Salianji i Bashës kapet MAT me Çilin e Ramës

LEXO EDHE:  "Lotët" e Ramës për Akademinë/ "Furtuna" nuk ndodhi kurrë

Kryelartë Xhevahir Spahiu, sfidat i pranoi si sfida dhe dorashkën e hodhi duke qenë gjithnjë sfidant i kohës së vet. Poeti që guxoi të shtjerë në dritë të vetëtimës; poeti që guxoi të ecë në teh të briskut, poeti që nuk njohu kurrë lajka, mite dhe mbase as perëndi, sot merr një nderim që rrallëkush si ai e meriton”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali i “Dosjes Çili”/ Pse nuk arrestohet zyrtari i lartë i drejtësisë?

Publikuar

-

Nga

Në dosjen mediatike Çili, apo siç e quan policia “Mezhgorani”, e cila çoi në pranga gati 40 persona, del dhe një zyrtar i lartë i drejtësisë. Sipas të gjithë hetimit dhe publikimit në media ai është Ardian Dvorani, kreu i KED dhe i vetmi person që vazhdon detyrën në Gjykatën e Lartë.

Ka pasur shumë akuza për qëndrimin e tij në detyrë dhe mënyrën sesi ai e kaloi vettingun, ndërkohë që shumë kolegë të tij në gjyqësor dhe Prokurori e “pësuan” për gjysmën e problematikave që kishte Dvorani.

Sot, ndaj kreut të KED dhe Gjykatës së Lartë ka pasur një mbrojtje tjetër nga qeveria dhe policia, kjo për faktin se nuk u prit që hetimi të çohej deri në fund, pra skenari Çili të realizohej në Gjykatën e Lartë bashkë me premtimin, por gjithçka në hetime u ndërpre deri tek premtimi. Pse nuk u çua në fund? Kush e mbrojti Dvoranin? Ky i fundit ishte relator i çështjes, ndoshta dhe mund të mos zbatonte skenarin Çili, por hetimi duhej çuar deri në fund. Pse nuk priten hetimet përfundimin e negociatës me zyrtarin e lartë?

Por le të shkojmë më tej. Sot Dvorani u pyet publikisht për njohjen e tij me Henri Çilin e UET, por ai tha se nuk kishte kontakte, ndoshta e ka harruar që djali i tij ka studiuar në këtë universitet apo dhe e ka takuar. Se Henri nuk kryente asnjë veprim pa të njohur, ose mund të shkonte nëpërmjet Ben Blushit. Se ka kontakte direkte dhe indirekte. Pra, hetimet mund të nxirnin të tjera lidhje të afërta dhe Dvoranin sot ta prangosnin në flagrancë.

Sot kreu i KED “rrëshkiti” sërish duke na thënë se janë 23.500 dosje që kanë atë relator, se nuk i ka dhënë prioritet dosjes së premtuar nga Çili dhe ky nuk është rasti i parë që kërkon të shpëtojë “lëkurën”.

LEXO EDHE:  Nga Sadik Bejko/ Doktor i Ri i Adhamudhit tek “Blloku”

LEXO EDHE:  Komedia s’paska fund!/Për cilën Ministri flet deputeti i PD?!

Pak kohë më parë ai u fotofgrafua me drejtorin e TV “Top Channel”, Ben Blushi, në atë kohë në gjykatë ishte një temë e nxehtë ajo e aksioneve të Top-it. Dvorani e kaloi “lumin” duke thënë se nuk ishte në trup gjykues, por atëherë pati një furtunë sulmesh nga “Top Channel” për disa nga anëtarët e Gjykatës së Lartë të cilët u shkarkuan, ndërsa Dvorani mbijetoi dhe mban ende drejtimin e KED. Rastësi e madhe kjo për Shqipërinë.

Kreu i KED shkon njëtrajtësisht më parimin që edhe mund t’i gënjej njërzit, por sa kohë që në fund nuk kam firmosur gjë, dmethënë s’kam bërë gjë, ndodhi çfarë ndodhi unë dal “palagur”. Prandaj hetimi duhej çuar në fund, por kjo nuk ndodhi.

Në rastin më të mirë duhet të deklaronte se kishte gënjyer dhe të tregonte pse del në përgjimet e dosjes Çili apo në takime me Blushin kur situata ishte e ndezur me çështjen e “Top Channel”. Rastësisht, gjithmonë rastësisht, kaq shumë rastësi dhe hetimet nuk çohen në fund për të zbardhur gjithë të vërtetën. Pa shkuar më tej në skenarin qesharak të Kuvendit ku u mblodh “Komisioni Meta”, një mbledhje e papritur që e panë direkt të gjithë që ishte kot dhe dukej qartë që po kërkohej t’i jepej kurajo Dvoranit tamam ditën që arrestohej Henri Çili./ CNA.al

“Relator i çështjes së vëllezërve Aliko që donte të shpëtonte Çili”/ Dvorani: Nuk jemi miq, s’ e mbaj mend…

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

Çili i kërkoi zyrtarit të lartë lirimin e vëllezërve të dënuar për vrasje/ Gjyqtar do të ishte Dvorani

“700 mijë euro, apartamente në Velipojë e toka” / Zbardhen detajet e marrëveshjes së Çilit me Alikon për t’i liruar djemtë

Video-Çili me pranga drejt burgut/ Pamje nga arrestimi i pronarit të UET

LEXO TE PLOTE