LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta kujton si i hyri politikës/ Pse kandidoi si deputet i Skraparit

28 Shkurt 2020, 19:02, Politikë CNA
Ilir Meta kujton si i hyri politikës/ Pse kandidoi si deputet i Skraparit

Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se si u bë deputet, gjatë ceremisë së vlerësimit të poetit Xhevahir Spahiu me dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?.

Meta tha se u fut në listat e deputetëve të Partisë Socialiste pa dëshirë. Kreu i Shtetit deklaroi se socialistët e asaj kohe e bënë deputet të zonës së Skraparit, pasi pretendon se askush nuk pranonte të kandidonte në vitin 1992.

?Meqë protokolli u thye, po e thyej dhe unë. Ne kemi lidhje të veçantë, nëse disa nga ju më pëlqejnë mua, nëse disa jo, kjo është merita apo përgjegjësia e Xhevahir Spahiut se unë asnjëherë nuk kisha ndërmend të bëhesha deputet apo t?i hyja jetës politike. Në 1992 iu luta Xhevahir Spahiut që të kandidonte në zonën e Skraparit nga vijmë të dy.

Ai nuk pranoi, kështu që socialistët si specialista që ishin më futën mua aty me idenë që zgjidhu ti tani në ?92-in se nuk pranonte njeri dhe pastaj vazhdo ik jashtë shtetit për studime e kështu me radhë. Kështu që Xhevo faleminderit për ato privilegje që unë kam patur në jetën politike sepse të jesh deputet është privilegj, por edhe për ato taksirate që kam patur?, tha Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga